Connect with us

Lajme

Analisti i pavarur Sulejman Mehazi mbështet Bajram Rexhepin për Tetovën

Published

on

Bajram Rexhepi vazhdon të merr mbështetje nga tē gjithë anët dhe nga të gjithë personalitete në Tetovë. Nuk ka dallime politike e fogura tjera të shquara që nuk reshtohen pas Rexhepit si kandidat i AKI-së për Tetovën. Sē fundmi edhe profesori – analisti i pavarur, Sulejman Mehazi ka dhënē mbështetje publike për Rexhepin si një ndër kandidatët më të mirë deri më tani për Tetovë.

Ja letra e plotë e Sulejman Mehazi

Ish-nxënësi im Bajram Rexhepi

Pas diplomimit me dëshirën e prindërve të mi që kanë lindur në fshatin Sellcë, më 1988 u punësova si arsimtar i Gjuhës shqipe dhe letërsisë në shkollën e këtij fshati “Rilindja” që atëherë quhej “19 Nëntori”, këtu punova deri më 1999-n. Fati e deshti që gjatë kësaj periudhe ta kem nxënës kandidatin për prefekt të Tetovës, Bajram Rexhepin, i cili ishte nxënësi më i mirë jo vetëm i gjeneratës, por edhe i gjithë shkollës.
Para se të flas për nxënësit tim, Bajram Rexhepin, dua të ju njoftoj për jetën e tij,.se kanditati për prefekt të Tetovës, Bajram Rexhepi, është lindur e rritur pa Baba i cili në moshën 24 vjeçare gjatë një ndeshje të rëndë komunikacioni humb jetën dhe e lë gruan e tij, nënën e Bajram Rexhepit, shtatzënë tre muajshe në bark të saj pas lindjes do ia vënë emrin e babait të ndjer Bajram.
Pra, Bajrami e ka emrin e babait të tij të ndjerë.
Shkurt e qartë, Bajram Rexhepi që nga lindja është rritur jetim dhe kurrë nuk e ka parë fytyrën e Babait dhe shijen dashurore prindore.
Me shumë mundime e vuajtje e rriti nëna besnike dhe gjyshja që nëna ime e ndjerë gjyshen Shahe të Bajram Rexhepit e kishte kushërire, vajzë të vëllait Selver.
Edhe pse jetim, Bajram Rexhepi, si nxënës ishte më shembullori, më i sjellshmi; më i lexuari dhe më i kulturuari sesa nxënësit të rritur me të gjitha të mirat prindore.
Nxënësi, Bajram Rexhepi, në çdo njësi mësimore gjatë ligjëratave ishte dëgjues i shkëlqyer sa që në fund të orës të shpjegonte mësimin e ri pikë për pe, nëse do interpretonim një fragment të “Poemës së mjerimit” të Migjenit ai nuk kënaqej me kaq, por do shpjegonte edhe tregimet, dhe skicat e “Vargjeve të lira” të Migjenit, nëse do interpretonim elegjinë e Çajupit “Vaje”, Bajrami do përgjigjej për tërë veprën e Çajupit “Baba Tomorri”, nëse do interpretonim “Vajin e Bilbilit” të Mjedës, ai do shkonte te vepra “Juvenilia”, gjatë orës letrare të lektyrave, Bajram Rexhepi, do analizonte në detaje personazhet.
Sot e kësaj dite është modest; i urtë, i sjellshëm dhe i kujdesshën ndaj të gjithëve.

Pyesim Ali Ahmetin, pse Bajram Rexhepin nuk e bëri deputetë, por t’i konkurrojë Bilall Kasamit të fuqishëm në Tetovë?

@S.Mehazi

Continue Reading

Lajme

Gadaf Uzairi: “VMRO shpif për të shpërqendruar, Aleancës nuk i duhen privilegjet e pushtetit – ne i kthehemi qytetarit”

Published

on

By

Sekretari Organizativ i Aleancës për Shqiptarët, Gadaf Uzair, reagoi ashpër ndaj akuzave të fundit të VMRO-së, duke i cilësuar ato si “korrupsione imagjinare” dhe duke demaskuar praktikën e VMRO-së në politikën e vendit, përcjell PressOnline.al.

“Ndërkohë që paturpësisht na akuzoni për korrupsione imagjinare, harroni gërmadhat e korrupsionit tuaj buzë e mes Vardarit, që nuk mund t’i mbulojë as lumi, as oqeani! Në vend që të merret me realitetin, VMRO mundohet të shpifë për mua dhe për Arben Taravarin, vetëm për të defokusuar temën”, tha Uzairi.

Ai bëri apel që Kryeministri dhe funksionarët pranë tij të përgjigjen hapur mbi një deklaratë të publikuar nga Uzairi: “Le ta thonë qartë: a e ka bërë apo jo Mickoski deklaratën se ‘lufta e 2001 ishte pjesa e parë, tani ka ardhur koha ta luaj unë pjesën e dytë’? Për këtë që unë them janë të njoftuar edhe faktorë ndërkombëtarë relevantë në Maqedoni, nga njerëz që sot rrotullohen afër Kryeministrit”.

Uzairi komentoi edhe mbi diferencën mes Aleancës për Shqiptarët dhe VMRO-së: “VMRO kritikon Taravarin, por në të njëjtën kohë ka qeverisur bashkë me të në nivel lokal dhe deri para pak muajsh në qeveri. Ne jemi ndryshe: nuk pranojmë nënshtrim dhe nënçmim. Kur nuk pajtohemi me degradimin e shqiptarëve dhe largimin nga rruga evropiane, nuk na duhen privilegjet e pushtetit – ne i kthehemi qytetarit.”

Ky reagim i Uzairit vjen pas sulmeve të fundit të VMRO-së ndaj figurave kryesore të Aleancës për Shqiptarët dhe synon të forcojë mesazhin e partisë për integritet dhe përkushtim ndaj komunitetit.

Continue Reading

Lajme

Çfarë fshihet pas kërkesës së Alta Bankës serbe për të ndalur blerjen e Stopanska Bankës së Manastirit?

Published

on

By

Komisioni i Letrave me Vlerë i Maqedonisë (KLV) e pezulloi procedurën në të cilën kompania serbe Alta Group do të merrte në pronësi Stopanska Bankën Sh.A. Manastir. Sipas KLV-së, procedura u pezull me kërkesë të kompanisë serbe për shkak të një ndryshimi të blerësit brenda grupit. Në informacionin e shkurtër sensitiv ndaj çmimeve të publikuar në Bursën e Maqedonisë, thuhet se Alta Group ende synon të marrë në pronësi Stopanska Bankën-Manastir, por jo përmes Alta Bank, por përmes një anëtari tjetër të grupit, transmeton Portalb.mk.

“Ju informojmë se në pajtim me nenin 22, paragrafi 1 të Ligjit për Marrjen në pronësi të Shoqërive Aksionare, Komisioni i Letrave me Vlerë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, më 25.8.2025 … duke vepruar sipas kërkesës së Alta Group SHPK Beograd, R. e Serbisë për marrjen e lejes për një ofertë për marrjen në pronësi të shoqërisë aksionare Stopanska banka Sh.A. Manastir, në seancën e mbajtur më 19.08.2025 miratoi një Aktvendim për ndërprerjen e procedurës për shkak të ndryshimit të blerësit brenda të njëjtit grup”, thuhet në informacionin e publikuar në Bursën e Maqedonisë.

Më tej në informacion shtohet se Alta Group, “në Kërkesën për ndërprerjen e procedurës, ka theksuar se mbeten të përkushtuar ndaj qëllimit për të marrë pronësinë e Stopanska Bankës Sh.A. Manastir, domethënë nuk kanë hequr dorë nga qëllimi për të marrë në pronësi Stopanska Banka SH.A. Manastir, por vetëm po ndryshon blerësin brenda të njëjtit grup”.

Është karakteristike që KLV-ja, pavarësisht faktit se vendimi për të ndërprerë procedurën u mor në seancën e mbajtur më 19 gusht 2025, nuk përmend as Alta Group-in dhe as Stopanska Bankën Manastir në njoftimin nga ajo seancë.

Disa ditë më parë, më 21 gusht, në bursë u publikua një tjetër informacion sensitiv në lidhje me Stopanska Bankën Manastir, i cili zbuloi se anëtarët e Këshillit Drejtues të bankës së Manastirit ishin informuar se Alta Banka Sh.A. Beograd, anëtare e Alta Group, synon të bëjë një ofertë për të marrë përsipër deri në 100 përqind të aksioneve të zakonshme me të drejtë vote. Siç është shtuar në këtë informacion, banka serbe dëshiron të ofrojë një shumë prej 3.777 denarësh për aksion, ose rreth 24 milionë euro për bankën e Manastirit.

Me të njëjtin njoftim është njoftuar se Alta Group do të parashtrojë një kërkesë për leje për një ofertë blerjeje deri te Komisioni i Letrave me Vlerë pasi të ketë marrë miratimin nga institucionet përkatëse në Serbi (Miratimi i Jashtëm) dhe pëlqimin nga organet dhe institucionet vendase. Duke pasur parasysh se dje grupi ka kërkuar pezullimin e procedurës pas kërkesës së parashtruar për leje oferte, mund të supozohet se Alta Group tashmë i ka marrë të gjitha kërkesat e nevojshme nga institucionet serbe dhe ato maqedonase, siç janë Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës.

Në maj të këtij viti Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës në Maqedoni njoftoi edhe se kishte marrë një njoftim se Alta Group dëshironte të bëhej pronar i shumicës dhe të fitonte kontrollin mbi Stopanska Bankën Manastir.

Një nga aksionarët më të mëdhenj në Stopanska Banka Manasir është biznesmeni Orce Kamçev, i cili ndër të tjera, është edhe pronar i spitalit privat Acibadem Sistina në Shkup. Pjesën më të madhe të aksioneve të bankës, rreth 22 përqind, e mban Pelisterka së bashku me kompaninë TIMOH. Çmimi i aksioneve të bankës në muajin e fundit është 3.230 denarë. Në gjysmën e parë të vitit 2025 Stopanska Banka Manastir realizoi një fitim prej 33,6 milionë denarësh ose rreth gjysmë milioni euro, ndërsa në vitin 2024 fitimi ishte 163,1 milionë denarë ose 2,6 milionë euro.

Sa i përket pronarit të Alta Group, mediat serbe shkruajnë se bëhet fjalë për Davor Macurën, për të cilin e përjavshmja “Radar” publikoi një artikull më 31 korrik të këtij viti me titullin “Më i përparuar edhe se progresivët”. Sipas “Radar”, sukseset e tij në biznes u rritën me ardhjen në pushtet të Partisë Progresive Serbe të Aleksandar Vuçiq. Është interesante se, sipas marrëveshjes së re të bankës me Kompaninë Serbe të Energjisë Elektrike (EPS), qytetarët e Beogradit do të duhet të paguajnë faturat e energjisë elektrike në llogarinë bankare të EPS në Alta Bank.

Bashkimi Demokratik për Integrim ka akuzuar për përshpejtimin e penetrimit të “Botës Serbe” në Maqedoninë e Veriut, që sipas tyre pas Telekomit Serb, po hyn fuqishëm edhe në sektorin bankar përmes “Alta Bank”. “Ky nuk është një investim i zakonshëm financiar, por një operacion i strukturuar politik dhe ekonomik i Beogradit për të siguruar kontroll strategjik mbi institucionet kyçe të vendit, me përfshirje aktive të partnerëve qeveritarë, përfshirë VLEN-in”, thonë nga BDI.

Ndryshe, në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ka kohë që debatohet edhe brenda eksponentëve politikë për prezencën e të a.q. “botës serbe” në jetën politike të vendit.

“PE shpreh shqetësimin e saj në lidhje me të ashtuquajturin projekt ‘bota serbe’ dhe se disa përfaqësues të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut po e mbështesin dhe promovojnë këtë koncept; PE dënon pjesëmarrjen në takime që synojnë të krijojnë një sferë ndikimi që minon sovranitetin e vendeve të tjera dhe stabilitetin e rajonit”, thuhet në raport./Portalb

Continue Reading

Lajme

Shuplaka diplomatike për Mickoskin: Borrell mbështet Osmanin

Published

on

By

Editorial Flaka

Në një kohë kur kryeministri dhe VMRO-DPMNE intensifikojnë sulmet ndaj Bujar Osmanit dhe Bashkimit Demokratik për Integrim, mesazhi i dërguar nga Josep Borrell, ish-Përfaqësues i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, merr një rëndësi të veçantë. Nuk është thjesht një fjalë inkurajuese për një kandidat lokal, por një sinjal i qartë politik dhe diplomatik që tejkalon kufijtë e Çairit dhe Maqedonisë së Veriut, shkruan Flaka Media

Në videomesazhin e tij, Borrell thekson aftësitë udhëheqëse të Osmanit: dëgjimin, ndërtimin e urave dhe gjetjen e zgjidhjeve. Ai nënvizon se këto cilësi janë të domosdoshme jo vetëm në diplomaci, por edhe në qeverisjen lokale, duke e pozicionuar Osmanin si një lider i besueshëm dhe kompetent, që mund të sjellë rezultate konkrete për komunitetin e tij. Përvoja ndërkombëtare e Osmanit dhe njohja e tij me institucionet evropiane u garanton qytetarëve se investimet, fondet dhe mundësitë evropiane do të jenë të qasshme në nivel lokal – një mesazh që bie ndesh me retorikën e pushtetit aktual, e cila shpesh synon të marginalizojë lidershipin shqiptar.

Nga një këndvështrim politik, ky mesazh mund të kuptohet si një “shuplakë diplomatike” ndaj kryeministrit dhe atyre që sulmojnë BDI-në dhe Osmanin. Ai tregon se Bashkimi Evropian ndjek me vëmendje zhvillimet politike lokale dhe është i gatshëm të mbështesë liderë që respektojnë vlerat demokratike dhe evropiane, duke i bërë të qarta kufijtë e ndërhyrjes politike që synon të dobësojë opozitën shqiptare.

Në thelb, mesazhi i Borrellit është më shumë se një kompliment; është një paralajmërim i qartë: fuqia dhe kredibiliteti ndërkombëtar janë faktorë që duhet marrë seriozisht në vendimmarrjet politike, dhe komuniteti shqiptar nuk mund të injorohet. Për qytetarët e Çairit, kjo mbështetje ndërkombëtare është garanci se udhëheqësit e tyre janë të fuqishëm jo vetëm në fjalë, por edhe në veprim – një mesazh që ka peshë të madhe në prag të zgjedhjeve lokale. /Flaka Media/

Continue Reading

TOP Lajme