Connect with us

Lajme

Ambasadori Meidani fiton betejën për shkollën në Nerovë: Qeveria jep dritë jeshile për legalizim

Published

on

Angazhimi i drejtpërdrejtë dhe vendosmëria e ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, z. Denion Meidani, ka sjellë një fitore konkrete për nxënësit dhe prindërit shqiptarë të fshatit Nerovë të Krushevës, njofton Flaka

Pas vizitës së tij në këtë lokalitet javën e kaluar, ku dëgjoi shqetësimet e banorëve dhe premtoi përkrahje të plotë, ambasadori Meidani veproi menjëherë. Madje, në prani të banorëve, ai komunikoi drejtpërdrejt me zëvendëssekretarin për punë të përgjithshme në Qeveri, duke insistuar që çështja e shkollës të futet në rend dite të mbledhjes së ardhshme të ekzekutivit.

Kjo ndërhyrje ka prodhuar rezultat konkret: Qeveria ka miratuar vendimin që hap rrugën për legalizimin e objekteve shkollore në Nerovë, duke lejuar regjistrimin e pronës shtetërore në të cilën ndodhen objektet arsimore dhe kalimin e saj në pronësi të Komunës së Krushevës.

Si do të vijojë procesi?

Parcela ku ndodhen dy objektet shkollore do të futet në planin urbanistik.
Ajo do të kalojë në pronësi të Komunës së Krushevës.

Pas kësaj, objektet do të legalizohen sipas procedurave përkatëse.

Më pas, Ministria e Arsimit, në koordinim me komunitetin lokal, do të vendosë për mënyrën më të përshtatshme të organizimit të mësimit.
Ky është një zhvillim i rëndësishëm për më shumë se 120 nxënës shqiptarë të shkollës fillore “Nikolla Karev”, të cilët deri tani mësonin në kushte jo të përshtatshme. Kur banorëve iu ndalua ndërtimi i objektit të ri – të ngritur me vetëfinancim – ata protestuan dhe fëmijët bojkotuan mësimin.

“Merita të posaçme i takojnë edhe Ambasadorit të Shqipërisë për përkrahjen dhe vizitën që na bëri në këtë shkollë, vizitë që dha edhe rezultatet e para konkrete,” – u shpreh Bexhet Babloku nga Bashkësia Lokale e Nerovës.

Ambasadori Meidani ka dëshmuar se diplomacia mund të jetë e ndjeshme dhe efikase, kur vendoset në funksion të të drejtave themelore siç është arsimi. Me këtë angazhim konkret, ai jo vetëm ka forcuar besimin e qytetarëve shqiptarë në institucionet, por ka dhënë një shembull pozitiv të përfaqësimit dinjitoz e veprues.

Shkolla në Nerovë nuk është më një ëndërr e bllokuar – falë bashkëpunimit të komunitetit dhe përkrahjes së ambasadorit Meidani, ajo po bëhet realitet. Flaka

Continue Reading

Lajme

Nisin ethet për Blerim Sejdiun, kërkon shpëtim prej tash nga Mërgata

Published

on

By

Sa herë që afrohen zgjedhjet, kryetari aktual i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, kujtohet për mërgatën. Dy herë me radhë ka kërkuar votën e tyre, por për tetë vite në pushtet, nuk ka lëvizur asnjë gur për ta. Dhe tani, kur zgjedhjet lokale janë caktuar për tetor 2025, Sejdiu sërish përpiqet t’i josh me lavde dhe poezi, për të ardhur e votuar edhe për herë të tretë.

Një fjalë e urtë popullore thotë:
“Dy herë mund të më mashtrosh dhe të të besoj, por për herë të tretë kurrë më!”

Sejdiu në një status në Facebook shkruan se fushata e tij do të ketë dy shtylla si Mërgata dhe Vendlindja.

“Fushata jonë (si atëherë, ashtu edhe sot) do të mbështetet në dy shtylla të pandashme: Mërgatën dhe Vendlindjen.”, ka shkruar Sejdiu

Por pyetja që lind natyrshëm është:
Cilin premtim e ka mbajtur për mërgatën?
Çfarë projekti apo pune konkrete ka kryer për ta, përveç kur lyp ndihma financiare për projekte, të cilat më pas i paraqet si suksese të komunës dhe të vetat?

Continue Reading

Lajme

Dimovski: 300 punësime të reja, “Gentherm” me investim prej 30 milionë euro në Maqedoni

Published

on

By

Një investim i ri nga industria automobilistike vjen nga kompania Gentherm, me vlerë mbi 30 milionë euro. Gentherm tashmë ka një investim në Prilep dhe tani po zgjerohet me linja të reja prodhimi. Kryeministri Hristijan Mickoski tha se kjo do të mundësojë punësime të reja dhe rritje të prodhimit industrial në vend.

“Sipas planit afarist të kompanisë, investimi do të jetë mbi 30 milionë euro dhe do të krijohen deri në 300 vende të reja pune. Bëhet fjalë për sisteme të integruara për industrinë automobilistike – me pajisje të reja teknologjike, linja të automatizuara dhe prodhim modern. Kjo do ta rrisë ndjeshëm eksportin dhe është një prodhim i teknologjisë së lartë që dëshmon se jemi konkurrues edhe në atë treg”, theksoi Hristijan Mickoski – Kryeministër.

Continue Reading

Lajme

Taravari uron 4 Korrikun: SHBA, aleate dhe simbol i lirisë

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka uruar popullin dhe Qeverinë amerikane me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Sot në këtë 4 korrik sfidues për të gjithë globin, duke uruar pavarësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbushem me shpresë për një të ardhme më të mirë e më të drejtë për të gjitha racat, fetë dhe kombet!”, ka shkruar Taravari në urimin e tij.

Taravari thekson rolin e SHBA-së si simbol i lirisë dhe drejtësisë, duke përcjellë mesazhin e respektit dhe mirënjohjes ndaj një aleati të palëkundur të shqiptarëve në rajon.

Continue Reading

TOP Lajme