Opens in a new tab

Lajme

Ambasadori Meidani: Fiksioni dhe realiteti: Për bashkëpunimin e Shqipërisë me Kosovën duhen më pak slogane, më shumë fakte dhe mbi të gjitha qetësi e maturi

Shkruan Denion MEIDANI- Ambasador i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut

Ka një intensitet të çuditshëm në mënyrën si flitet për marrëdhënien Shqipëri–Kosovë kohët e fundit. Një zhurmë e vazhdueshme, shpesh e ngarkuar emocionalisht, ku faktet zëvendësohen lehtësisht nga perceptimet, ndërsa analiza nga etiketimet. Në disa raste, energjia dhe koordinimi i kësaj vale kritikash të bëjnë të mendosh se nuk kemi të bëjmë thjesht me debat spontan, por me narrativa të ndërtuara që, me vetëdije ose jo, dëmtojnë një nga marrëdhëniet më të rëndësishme që kemi si komb. Askund nuk është kjo më e zellshme dhe e vetëvullnetshme se kur bëhet fjalë për shfryrje ndaj Kryeministrit të Shqipërisë.
Ironia më e madhe? Shumë nga këto narrativa artikulohen në shqip. Në një kontekst të tillë, bëhet e domosdoshme të rikthehet qartësia analitike dhe të vendosen dallime të sakta midis perceptimit dhe realitetit.
Kryeministri i Shqipërisë nuk ka nevojë për mbrojtje, madje e refuzon atë. Nuk ka nevojë për ndonjë avokat. Gjithkush e di ose ka pasur rastin ta vërtetojë se ai, çfarë ka në mendje e thotë, hapur e në mënyrë të drejtpërdrejtë, ose siç e bën shpesh ‘sy më sy”. Nuk kërkon “like” e as lëvdata dhe nuk i shmanget as bisedës e as debatit, edhe kur “zihet” me të panjohur të cilët i ka ftuar në bashkëbisedim. Nuk druhet e as kompleksohet kur takon të ngjashmit e të mëdhenjtë në botë, në Bruksel apo tjetërkund. E kur ekipi i tij i thotë se duhet reaguar për këtë apo atë, ai i zmbraps me një të lëvizur të dorës, sikur po i fshinte fizikisht gjurmët e shkronjave kundër tij, të rreshtuara keq e fjalëve të bashkuara gabim e me nxitim. Por, kur pretendimet bëhen sistematike dhe shkëputen nga realiteti, është e nevojshme të rikthehemi te faktet.
Kështu është me një shkrim të një portali sot, në Maqedoninë e Veriut, ku dikush, një nga ato penat e fshehura pa emra e as firma, por vetëm me fjalë plot vrer, numëronte me zell sa herë “Edi Rama (paskësh) ndërhyrë brutalisht kundër Kosovës dhe pse ai është armik i saj!” Plot 10 pika, që nga koha e Bashkisë së Tiranës e deri te fantazia e fundit që ngriti prej hiçit tymnajën se një ministre në detyrë, qytetare shqiptare për më tepër, na qenkësh ndaluar të hynte në Shqipëri. Zoti i ruajtë, edhe sepse dinë çfarë bëjnë.
Ndër argumentet e përdorura është edhe ai që lidh akte kulturore me qëndrime politike “anti-Kosovë”. Kjo është, në thelb, një keqkuptim — ose një keqpërdorim — i qëllimshëm. Diplomacia moderne përdor kulturën si urë komunikimi, jo si instrument për të dhënë verdikte ideologjike. Të reduktosh figura artistike si Goran Bregović, Ivo Andriç apo Emir Kusturica në etiketa politike lineare është jo vetëm intelektualisht e varfër, por edhe historikisht e pasaktë. Debatet akademike, madje edhe ato kontroversiale mbi këto figura, ekzistojnë dhe janë legjitime, por ato nuk mund të përdoren si prova për narrativa politike të gatshme. Kjo është një rrëshqitje e rrezikshme: nga kultura te propaganda.
Një tjetër narrativë e ricikluar është ajo e “Jugosllavisë së re”. Tingëllon fort, por nuk qëndron askund në realitet. Nuk ka asnjë dokument, asnjë projekt, asnjë kornizë që ta mbështesë këtë pretendim. Tjetër gjë janë nismat rajonale — pavarësisht debateve që mund të ngjallin — të cilat kanë një qëllim të qartë: më shumë ekonomi, më shumë lidhje, më shumë stabilitet. T’i paraqesësh ato si projekte hegjemoniste është një zgjedhje politike, jo një përfundim analitik.
Shumë zhurmë është bërë edhe për diskutime të së shkuarës, përfshirë të ashtuquajturin shkëmbim territorial. Pikë së pari: këto nuk kanë qenë ide të Shqipërisë, as të Kryeministrit. Kanë qenë pjesë e një momenti të caktuar ndërkombëtar, ku aktorë me peshë e me ndikim kanë eksploruar opsione, siç bëjnë ditë e natë në kërkim të zgjidhjeve më të favorshme për probleme komplekse. Diplomacia funksionon kështu: duke testuar skenarë, shumë prej të cilëve nuk shohin kurrë dritën e diellit. Të pretendosh të kundërtën, e për më tepër t’ia vësh këtë Kryeministrit të Shqipërisë, është të mos kuptosh se si funksionon politika ndërkombëtare — ose të zgjedhësh ta injorosh atë.
Një tjetër tendencë shqetësuese është atribuimi i zhvillimeve politike në Kosovë faktorëve të jashtëm, madje individualë. Kjo është jo vetëm e pasaktë, por edhe e padrejtë. Kosova është një demokraci funksionale me dinamikat e saj politike, me rivalitete, me debate dhe me sfida. Kjo është normale. Ta lidhësh këtë me ndikime të jashtme është të shmangësh thelbin e çështjes. Mobiliteti Shqipëri–Kosovë s’ka lidhje me emra të përveçëm e as skenarë të veçantë. Është thjesht zgjedhje, diçka që me aq mund e kemi fituar si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë.
Ka plot trillime të tjera që nuk meritojnë vëmendje, por ajo që është më therëse është se në këto debate, ajo që mungon më shumë është qetësia, argumenti dhe, sidomos, faktet. Qëllimshëm kjo, sepse faktet nuk i shërbejnë gjithmonë narrativës.
Fakti është se Shqipëria ka qenë gjithnjë një nga mbështetëset më të qëndrueshme të Kosovës në çdo front, dje dhe sot. Dhe kushdo që e di se si funksionon shteti, duhet ta dijë se kjo, e asnjë prej sa më poshtë, nuk do të ndodhte nëse nuk do të ishte pozicionimi, dëshira dhe udhëzimi i të parit të ekzekutivit, Kryeministrit të Shqipërisë.
Edhe pse kushdo është i lirë të artikulojë e të shkruajë pa teklif, për hir të së vërtetës, kur flasim për bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk mund të mos kemi parasysh:
Kush ishte ai që mori rrugën, pas dekadash mungese, shkoi mu në zemër të Beogradit dhe në vatrën e tij i bëri thirrje Presidentit të vendit, i cili nuk po u besonte veshëve, që të njihte Kosovën, në një kohë që kjo mund edhe t’i rrezikonte kokën?
Kush ishte ai që, si askush tjetër, më shumë, më shpesh e më zëshëm sesa vetë autoritetet e Kosovës, ka ngritur zërin në Asamblenë e Përgjithshme në OKB, në Strasburg dhe në Bruksel, në mënyrë të përsëritur e pandalur, për të mbrojtur luftën dhe sakrificën e UÇK-së për lirinë që gëzon sot Kosova? Fjalimet dhe deklarimet janë publike për këdo që do t’i lexojë apo rilexojë.
Kush ishte ai që inicioi praktikën e mbledhjeve të përbashkëta mes dy qeverive, për të koordinuar veprimet, iniciativat, planet e zhvillimit? Dhjetëra marrëveshje të nënshkruara prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve: nga arsimi te ekonomia, nga energjia te administrata. Projekte si dogana në port dhe hekurudha Durrës–Prishtinë nuk janë slogane, por investime strategjike në të ardhmen e përbashkët. Abetarja e unifikuar dhe njohja reciproke e diplomave janë hapa konkretë drejt integrimit kombëtar në praktikë.
Kush ishte ai që inicioi bashkëpunimin tripalësh: Shqipëri, Kroaci, Kosovë, në fushën e mbrojtjes, për t’i dhënë Kosovës jo vetëm ndihmë e asistencë, por edhe siguri që ajo nuk është e nuk do të jetë vetëm? Kushdo që mendon se kjo nuk është bërë pa udhëzimin dhe kujdesin e veçantë të Kryeministrit Rama, nuk di ABC-në e qeverisjes.
Kush ishte ai që e udhëzoi në mënyrë të posaçme Misionin e Shqipërisë në OKB gjatë mandatit në Këshillin e Sigurimit që, në çdo rast e rrethanë, përpos çështjeve të tjera ndërkombëtare, përparësi të kishte — siç edhe ka qenë fakt botërisht i njohur — Kosovën dhe interesat tona kombëtare? Po ashtu edhe në Bruksel, në çdo forum ndërkombëtar, çështja e Kosovës ka qenë pjesë e pandashme e qëndrimeve shqiptare.
Nëse Shqipëria ka lobuar pa ndërprerje për njohjet dhe për forcimin e subjektivitetit të Kosovës, kjo bëhet me udhëzime të qarta të qeverisë. Ata që pretendojnë, pa iu dridhur qerpiku e pa asnjë bazë, se Kryeministri ka udhëzuar ambasadat të punojnë kundër Kosovës, apo të ndalojnë këtë apo atë të vijë në Shqipëri, mund të rrinë e të vazhdojnë të shkruajnë duke ngjyer penën në turpin, papërgjegjshmërinë dhe marrëzinë e tyre.
Një nga keqkuptimet më të mëdha është ideja se marrëdhëniet dhe dialogu me Serbinë apo komunikimi rajonal përbën dobësi. Në realitet, është e kundërta. Dialogu është instrument. Është mënyra se si ndërtohet paqja, si ulen tensionet dhe si hapet rruga për zgjidhje afatgjata. Kjo nuk është shpikje shqiptare — është standard euroatlantik. Dhe pikërisht për këtë Shqipëria është vend pararojë në rajon për bashkëpunimin, paqen dhe sigurinë. Na e imponon angazhimi kombëtar, por edhe pjekuria e shtetit 114-vjeçar që ka parë gjithçka në historinë e vet të trazuar për të ardhur në ditën e sotme, për të qenë në tryeza të mëdha për të mirën e përbashkët.
Prandaj duhet më shumë përgjegjësi, më pak zhurmë. Debati publik është i shëndetshëm, por vetëm kur mbështetet në fakte. Kur kthehet në garë etiketash dhe akuzash, ai humbet funksionin e tij.
Askush në Shqipëri e në Kosovë nuk mund të ketë luksin të ushqejë narrativa që na ndajnë. Dy vendet tona kanë nevojë për më shumë koordinim, më shumë besim dhe më shumë realizëm. Sepse në fund të ditës, marrëdhënia mes nesh nuk është çështje perceptimi. Është realitet strategjik dhe dëshirë e qytetarëve në të dy anët e kufirit.
Dhe ky realitet është shumë më i fortë se çdo narrativë përçarëse.

Shpërndaje lajmin

Lajme

Mexhiti: Në Bogovinë po realizohen tetë projekte me vlerë mbi 150 milionë denarë

Platforma qytetare “Biseda për të ardhmen në 12:05” kërkon konsensus politik dhe ndëretnik për ndryshimet kushtetuese, si dhe miratimin e një strategjie shtetërore për përshpejtimin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Duke reaguar ndaj raportit të fundit të Komisionit Evropian, nga kjo iniciativë theksojnë se anëtarësimi në BE duhet të jetë interes…

Lajme

Latifi në Zagreb: Interkoneksionet me Shqipërinë dhe Kosovën ndër prioritetet strategjike të MEPSO-s

Drejtori i MEPSO-s, Burim Latifi, mori pjesë në takimin ministror të CESEC-ut në Zagreb, së bashku me ministren e Energjetikës, Sanja Bozhinovska, ku temat kryesore ishin ndërlidhja rajonale energjetike dhe siguria e furnizimit me energji. Latifi bëri të ditur se në takim janë prezantuar projektet strategjike të MEPSO-s për forcimin e rrjetit të transmetimit dhe…

Lajme

Mickoski për „Alta Banka“: LSDM-ja u gëzohet skenarëve të errëta, ne po përpiqemi me të gjitha forcat të gjejmë zgjidhje

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske lidhur me akuzat nga ana e opozitës se asnjëri nga dy modelet e mundshme të propozuara për rastin „Alta Banka“ nuk do të jetë i frytshëm, deklaroi: „Po, atë që po e dëgjojmë ditëve të fundit nga opozita…

Lajme

Taravari takon ambasadoren amerikane Nicole Varnes: SHBA-ja, partneri ynë kryesor strategjik

Arben Taravari ka zhvilluar një takim me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoninë e Veriut, Nicole Varnes, në rezidencën e saj, ku është diskutuar për bashkëpunimin dhe të ardhmen e vendit. Përmes një postimi, Taravari e ka cilësuar takimin si të shkëlqyer, duke riafirmuar rëndësinë e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara.…

Lajme

Dhunë ndaj bashkëshortes në Çajle, kallëzim penal ndaj 33-vjeçarit

Një 33-vjeçar nga fshati Çajle i Gostivarit është përballur me kallëzim penal nën dyshimin për ushtrim të dhunës fizike ndaj bashkëshortes së tij. Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur më 25 tetor 2026, kur i dyshuari S.S. dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes. Për këtë rast, Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike…

Lajme

Taravari: Meqë studimet janë në shqip, edhe provimi i jurisprudencës të jetë në këtë gjuhë

Në podcastin e emisionit “Poçetna presmetka” dr.Arben Taravari e hapi edhe çështjen e provimit të jurisprudencës në gjuhen shqipe, duke theksuar se, bëhet fjalë për rrjedhë logjike të problemit, duke patur parasysh faktin se tashmë procesi i arsimimit të lartë, zhvillohet në këtë gjuhë. Taravari tha se në vend tanimë funksionojnë më shumë universitete ne…

Lajme

Gostivari në kantier ndërtimi – aktualisht po zhvillohen punime në 11 lokacione njëkohësisht

Komuna e Gostivarit po vazhdon me ritëm të intensifikuar realizimin e investimeve kapitale në infrastrukturë. Aktualisht, në territorin e komunës po zhvillohen punime në 11 lokacione të ndryshme, duke e shndërruar qytetin në një kantier aktiv ndërtimi. Punimet po zhvillohen në Bulevardin e qytetit, në ndërtimin e linjës së re kryesore të ujësjellësit, e cila…

Lajme

Përshpejtohen punimet për linjën e re të ujësjellësit në Gostivar, kapaciteti i furnizimit me ujë rritet mbi 40%

Punimet për ndërtimin e linjës së re të ujësjellësit kryesor me gypa F400 në Komunën e Gostivarit po zhvillohen me ritëm të përshpejtuar. Ky projekt kapital pritet të rrisë kapacitetin e furnizimit me ujë të pijshëm për më shumë se 40 për qind, duke përmirësuar ndjeshëm sistemin e furnizimit me ujë në komunë. Sipas Komunës…

Politika

Limani: ASH-ja ka potencial të madh njerëzor, synojmë bashkimin e strukturave dhe rikthimin e të gjithë atyre që janë larguar nga partia

Aleanca për Shqiptarët paralelisht me mbajtjen e Kongresit ka nisë një proces të gjerë të bashkimit dhe konsolidimit të strukturave partiake, me qëllim rikthimin e të gjithë anëtarëve dhe aktivistëve që në periudha të ndryshme janë distancuar ose larguar nga partia. Kështu ka deklaruar Valbon Limani, kryetar i Komunës së Gostivarit dhe kryetar i Këshillit…

Sport

Messi merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij te Inter Miami

Lionel Messi ka marrë një vendim përfundimtar sa i përket të ardhmes së tij të afërt në futboll, pas spekulimeve të shumta për një rikthim emocional në Argjentinë. Pavarësisht lidhjes së veçantë me klubin e fëmijërisë, legjenda argjentinase mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj projektit të tij aktual në MLS. Messi nuk ka ndërmend të largohet…

Gosip

“Nuk kam pranu me më shit te shokët e tu në Spanjë”, Xheneta shpërthen ndaj Milaim Zekës

Milaim Zeka ka folur për reagimin e Xhenetës që bëri indirekt për Brikenën pas një postimi që kishte bërë kjo e fundit në Instagram, duke pozuar me një bluzë në të cilën kishte shkruar “jam pronë private e Mateo Borrit”. Gjatë një interviste në Top Albania Radio, i pyetur për këtë reagim nëse ka pasur…

Lajme

Dhunë ndaj bashkëshortes në Çajle, kallëzim penal ndaj 33-vjeçarit

Një 33-vjeçar nga fshati Çajle i Gostivarit është përballur me kallëzim penal nën dyshimin për ushtrim të dhunës fizike ndaj bashkëshortes së tij. Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur më 25 tetor 2026, kur i dyshuari S.S. dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes. Për këtë rast, Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike…

Lajme

Mexhiti: Në Bogovinë po realizohen tetë projekte me vlerë mbi 150 milionë denarë

Platforma qytetare “Biseda për të ardhmen në 12:05” kërkon konsensus politik dhe ndëretnik për ndryshimet kushtetuese, si dhe miratimin e një strategjie shtetërore për përshpejtimin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Duke reaguar ndaj raportit të fundit të Komisionit Evropian, nga kjo iniciativë theksojnë se anëtarësimi në BE duhet të jetë interes…

Lajme

Latifi në Zagreb: Interkoneksionet me Shqipërinë dhe Kosovën ndër prioritetet strategjike të MEPSO-s

Drejtori i MEPSO-s, Burim Latifi, mori pjesë në takimin ministror të CESEC-ut në Zagreb, së bashku me ministren e Energjetikës, Sanja Bozhinovska, ku temat kryesore ishin ndërlidhja rajonale energjetike dhe siguria e furnizimit me energji. Latifi bëri të ditur se në takim janë prezantuar projektet strategjike të MEPSO-s për forcimin e rrjetit të transmetimit dhe…

Lajme

Mickoski për „Alta Banka“: LSDM-ja u gëzohet skenarëve të errëta, ne po përpiqemi me të gjitha forcat të gjejmë zgjidhje

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske lidhur me akuzat nga ana e opozitës se asnjëri nga dy modelet e mundshme të propozuara për rastin „Alta Banka“ nuk do të jetë i frytshëm, deklaroi: „Po, atë që po e dëgjojmë ditëve të fundit nga opozita…

Lajme

Taravari takon ambasadoren amerikane Nicole Varnes: SHBA-ja, partneri ynë kryesor strategjik

Arben Taravari ka zhvilluar një takim me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoninë e Veriut, Nicole Varnes, në rezidencën e saj, ku është diskutuar për bashkëpunimin dhe të ardhmen e vendit. Përmes një postimi, Taravari e ka cilësuar takimin si të shkëlqyer, duke riafirmuar rëndësinë e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara.…