Connect with us

Lajme

Aleanca për Shqiptarët denoncon paktin e heshtur mes Qeverisë, industrisë së bixhozit dhe VLEN-it

Published

on

Grupimi politik VLEN dhe drejtuesi i tij Izet Mexhiti, të zhytur në afera ndërtimore me përfitime të paligjshme që kapin shifrën mbi 225 milionë euro vetëm nga ndërtimet e egra në Çair dhe kontratat e pista me oligarkët e industrisë së bixhozit, po heshtin qëllimisht ndaj manovrave të reja për të shtyrë miratimin e ligjit për lojërat e fatit.

Kjo heshtje është vetë prova e një pazari të heshtur, ku interesat personale dhe aleancat me lobe të fuqishme financiare janë vënë mbi premtimet që u bënë para qytetarëve. Të katandusur pas të mirave materiale, grupimi VLEN është zhytur në gjumë të thellë dhe FLEN kur flitet për mbrojtjen e qytetarëve.

Aleanca për Shqiptarët reagon me shqetësim ndaj tentativave të industrisë së bixhozit për të shtyrë miratimin e draft-ligjit të ri për lojërat e fatit për pas zgjedhjeve lokale.

Një kërkesë e tillë, që vjen nga Asociacioni i Organizatorëve të Lojërave të Fatit (APIS), nuk është asgjë tjetër përveçse një përpjekje për të shpëtuar një industri me ndikim të madh financiar dhe politik nga presioni i opinionit publik dhe nga përballja me të vërtetën e premtimeve që janë dhënë qytetarëve gjatë fushatës së fundit parazgjedhore.

Duke kërkuar që ligji të votohet vetëm pasi të përfundojë procesi zgjedhor, industria po përpiqet të blejë kohë, të fitojë hapësirë për negociata të mbyllura dhe të shmangë një ligj që në thelb e prek drejtpërdrejt sistemin që e ka mbajtur gjallë për dekada të tëra.

Aleanca për Shqiptarët është e qartë dhe e prerë në qëndrim se nuk e mbështet asnjë version ligji që nuk garanton mbylljen e plotë të industrisë së bixhozit në vend, ashtu siç është premtuar publikisht nga koalicioni VLEN dhe partitë përbërëse të tij.

Çdo tentativë për të rikompozuar këtë industri, për ta rilyer me fjalë teknike apo terma evropianë, është mashtrim ndaj votuesve dhe dorëzim para lobit të bixhozit, i cili për vite të tëra ka gjymtuar socialisht dhe ekonomikisht komunitetet tona.

Kërkesa që ligji të shtyhet për pas zgjedhjeve është sinjali më i qartë se në prapaskenë mund të ekzistojë një pakt i heshtur ndërmjet Qeverisë dhe kësaj industrie, për ta zbutur ose ndryshuar thelbin e ligjit pas momentit elektoral, duke shmangur kështu përballjen me publikun dhe me qytetarët që presin zbatim të fjalës së dhënë.

Aleanca për Shqiptarët kërkon publikimin e menjëhershëm të draftit të plotë të ligjit, përfshirje reale të qytetarëve dhe ekspertëve në debat, miratim të ligjit sa më parë, me përmbajtje që garanton mbylljen e pakushtëzuar dhe të pakthyeshme të të gjitha pikave të lojërave të fatit në afatin më të shkurtër të mundshëm.

Çdo vonesë është mashtrim. Çdo shtyrje është alibi. Koha për veprim është tani.

Aleanca për Shqiptarët

Continue Reading

Lajme

ASH: Elham Aliu zgjidhet Shef i Shtabit Zgjedhor në Çuçer-Sandevë

Published

on

By

Kuvendi i Degës së Çuçer-Sandevës ka mbajtur sot mbledhjen për konstituimin e Shtabit për Zgjedhjet Lokale të tetorit, ku me vota unanime Elham Aliu është zgjedhur në krye të shtabit zgjedhor.

Zgjedhja e Aliut u shoqërua me besim të plotë nga anëtarësia, e cila i dha përkrahje të qartë për udhëheqjen e fushatës në këtë proces zgjedhor të rëndësishëm për komunën.

“Urime Elhamit për detyrën e re! Suksese në punë – na priftë e mbara në këtë proces të rëndësishëm zgjedhor!”, thuhet në njoftimin zyrtar nga Dega.

Kjo lëvizje shënon hapin e parë në organizimin strukturor në prag të fushatës për zgjedhjet lokale të tetorit, me pritshmëri për një angazhim të fuqishëm në terren.

Continue Reading

Lajme

VLEN: Realizojmë 43 projekte madhore në 33 komuna përveç Gostivarit

Published

on

By

Nga koalicioni VLEN përmes një njoftimi thonë se pas 1 viti qeverisje, rezultatet po ndjehen edhe më shumë nga qytetarët.

Sipas VLEN-it po realizohen 43 projekte madhore në 33 komuna, me vlerë mbi 227 milionë denarë, që synojnë ndërtimin e ujësjellësve, rrjeteve të kanalizimit dhe menaxhimin efikas të ujërave.

“Ujë i pastër, kanalizim modern dhe mjedis i mbrojtur janë tre shtyllat mbi të cilat ndërtohet ky plan ambicioz investimesh që do të prekë qindra mijëra qytetarë nga Kërçova e deri në Sveti Nikollë, nga Ohri e Struga, deri në Tetovë, Haraçinë, Studeniçan, Çair, Radovish, Gradsko e shumë të tjera. Në mënyrë të veçantë, VLEN nënvizon me krenari nisjen e projektit për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit fekal për fshatin Xhepçisht, një investim prej 30 milionë denarësh, i firmosur në Ministrinë e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, në prani të ministrit Izet Mexhiti dhe përfaqësuesve lokalë.

Ky projekt nuk është thjesht një tubacion apo një dosje teknike, por një hap i domosdoshëm drejt dinjitetit urban, shëndetit publik, mbrojtjes së mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm rural.

Ky është VLEN: një forcë politike që nuk bën kompromise me premtimet, që nuk shet iluzione, por realizon projekte me ndikim konkret në cilësinë e jetës së qytetarëve.

Po ndërtojmë çdo ditë, me punë, vizion dhe përgjegjësi, sepse e ardhmja nuk pret. Vendbanimet shqiptare dhe çdo komunë tjetër që e do zhvillimin, e ndjen prezencën e VLEN-it, jo me slogane zgjedhje, por me investime konkrete dhe rezultate të dukshme.

Falë ministrit Izet Mexhiti dhe ekipit të tij, Ministria e Mjedisit Jetësor është kthyer në një instrument kyç të transformimit pozitiv të vendit, me projekte që lënë gjurmë dhe ndryshojnë realitetin në komuna. Vazhdojmë përpara, me qytetarin në qendër, me transparencë, me profesionalizëm dhe me përkushtim të plotë ndaj interesit publik”, thuhet në njortimin e VLEN-it.

Continue Reading

Lajme

Pajtimi i gjakut në Tetovë – Shkodran Mustafi fal familjen Bardhi

Published

on

By

Me iniciativën e Bujar Tairit, Selam Terziut dhe Skender Jasharit, është arritur pajtimi i gjakut mes dy familjeve në Tetovë – familjes Mustafi nga Reçica e Vogël dhe familjes Bardhi nga fshati Llacë.

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Shkodran Mustafi, ka bërë një akt të madh njerëzor duke falur gjakun dhe duke sjellë paqe mes dy familjeve, në prani të efendi hoxhë Abdurrahim Muratit dhe anëtarëve të të dyja familjeve.

Ky pajtim është vlerësuar si një shembull i rrallë i fisnikërisë, maturisë dhe shpirtit të faljes, duke dhënë një mesazh të fortë për bashkim, pajtim dhe vëllazëri në mesin e shqiptarëve.

Continue Reading

TOP Lajme