Connect with us

Lajme

Albin Kurti fsheh takimin “vëllau për vëllaun” me Arben Fetain?

Published

on

Në faqen zyrtare të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti mungojnë fotografitë nga takimi me zëvendëskryeministrin për qeverisje të mirë të Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai një nga përfaqësuesit e koalicionit VLEN.

Takimi ndodhi në kuadër të ngjarjes së organizuar në Shkup nga Qeveria e RMV-së dhe Bashkimi Europian, ku liderët e Ballkanit Perëndimor u mblodhën për të diskutuar Planin e Rritjes për rajonin.

Megjithatë, në përmbledhjen zyrtare dhe postimet në rrjetet sociale të kryeministrit Kurti, bie në sy mungesa e fotografive nga takimi me Arben Fetain. Kjo ka ngjallur reagime dhe komente në opinionin publik, sidomos duke pasur parasysh afërsinë që Kurti ka shprehur ndaj eksponentëve të VLEN-it, përfshirë vetë Fetain, të cilin shpesh janë cilësuar si “vëlla”.

Ndryshe nga Kurti, zëvendëskryeministri Arben Fetai ka ndarë në rrjetet sociale fotografi nga takimi me kryeministrin e Kosovës, duke theksuar bashkëpunimin dhe përkushtimin për të avancuar integrimin europian të rajonit.

Mbetet e paqartë nëse mungesa e imazheve nga ana e zyrës së Kurtit është e qëllimshme apo një lëshim protokollar. Por heshtja nga Prishtina dhe veçantia e këtij “harrese” shtojnë spekulimet për ftohje të mundshme të raporteve mes partnerëve politikë në Maqedoninë e Veriut dhe udhëheqjes së Vetëvendosjes në Kosovë.

Continue Reading

Lajme

Kasami me koalicionin “Mozheme” i siguroi LSDM-së një deputetë! Tash për të garuar sërish për Tetovën, çfarë do ti sigurojë VMRO-së?

Published

on

By

Në vitin 2021, Bilall Kasami përpos që hyri në koalicionin “Mozheme” me LSDM-në, kësaj të fundit i fali edhe një mandat deputeti.

Kasami falë koalicionit parazgjedhor në vitin 2020 me Zoran Zaevin, fitoi katër mandate deputeti me Besën, ku bënte pjesë edhe ai vetë.

Por, në zgjedhjet lokale të vitit 2021 Kasami vendosi të garojë për kryetar komune në Tetovë. Mandatin e deputetit nuk e la derisa iu konfirmua fitorja atë vit në Tetovë, ku në këtë rast me votat e VMRO-DPMNE-së fitoi në Tetovë.

Pastaj, në nëntor të vitit 2021 në senscën e 51 të Kuvendit, siç shihet nga arkivat e parlamentit, ai e braktis mandatin e deputetit me çka LSDM fitoi një deputetë më shumë pasi në listën në Njësinë e Gjashtë Zgjedhore, pas Kasamit në koalicionin “Mozheme” vinte Dragolub Filiposki.

Kasami njihet për bashkëpunime kontroverse e të shpeshta me partitë maqedonase qoftë LSDM apo VMRO-DPMNE, bashkëpunime këto të cilat gjithmonë kanë rezultuar fatale për BESËN ose për Shqiptarët, ndërsa Kasami ka dalë fitues si karrierist politik që njihet. Ai, për të ruajtur pozitën e tij në parti, shkaktoi edhe përçarje në BESA me çka u krijua partia politike ALTERNATIVA.

Kasami shpesh është komentuar në publik edhe për paratë e dyshimta që siguronte ai për të financuar partinë që e drejton edhe sot e kësaj dite.

Në publik aktualisht flitet se çfarë interesi të tetovarëve ose të shqiptarëve do të shes që të garojë sërish për kryetar komune në Tetovë, dhe a do shitet te VMRO ose të LSDM. Megjithatë, Tetova e dy universiteteve tashmë nuk ia falë këto pazare Kasamit dhe në koaloare flitet se ai nuk do ta gëzon mbështetjen e tetovarëve.

Continue Reading

Lajme

Uzairi dhe Ramadani nga ASH-ja priten nga ambasadori Meidani

Published

on

By

Sekretari organizativ i ASH-së, Gadaf Uzairi i shoqëruar nga shefja e shtabit zgjedhorë të FRASH-it Viola Ramadani sot kanë takuar ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Denion Meidani me të cilin diskutuan mbi çështje me rëndësi për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe bashkëpunimin ndërinstitucional, shkruan Top24

“Sot, bashkë me Shefen e Shtabit Qendror të FRASH-it, Viola Ramadani, patëm kënaqësinë të zhvillojmë një takim miqësor me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Shkup, z. Denion Meidani.
Në këtë takim, diskutuam mbi çështje me rëndësi për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe bashkëpunimin ndërinstitucional.
Mirënjohës për pritjen dhe bashkëbisedimin konstruktiv, Ambasador Meidani 🇦🇱“, ka nënvizuar Uzairi.

Continue Reading

Lajme

Traumatologjia po “digjet”, rrezik për operacionet

Published

on

By

Në adresë të PortalitX ka ardhur një denoncim për mosfunksionimin e kondicionerit në Klinikën e Traumatologjisë në spitalin shtetëror “Nënë Tereza”.

Punonjësit që frikësohen nga hakmarrja e menaxhmentit, i thanë PortalitX që temperatura në sallat e operimit shënon 29.5 gradë celsius ndërsa maksimumi i lejuar për atë ambient operimi është 20. Për këtë na dërguan edhe një fotografi në të cilën qartë duket temperatura e theksuar si problematike.

Përveç rrezikut të infeksioneve gjatë operimit, poashtu edhe personeli mjekësor nuk mund të funksionojë në gjendje të temperaturës së lartë për shkak të mantelit, kapeleve si dhe dorëzave e maskës që detyrohen ti mbajnë për shkaqe higjienike të procedurës së operacionit.

Nga biseda me të punësuar të kësaj klinike kuptuam se ky problem zvarritet për vite me radhë, dhe aktualizohet në çdo sezonë vere, por përpos premtimeve, nuk kanë parë asgjë tjetër.

Continue Reading

TOP Lajme