Connect with us

Lajme

A po i frynë nazizmi serb zjarrit në RMV?

Published

on

Nga: Prof. Dr. Zeqirja REXHEPI

KUSH PO I FRYNË ZJARRIT NË RMV?
Këto ditë patëm rastin, në Kumanovë, të dëgjojmë thirrje naziste, në prani të kryeministrit Mickovski!
Në vitet 80-ta, në Serbi është shfaqur nazizmi serb, fillimisht i kamufluar nën petkun komunist. Nazizmi serb e filloi aktivitetin e tij si antishqiptar dhe përfundoi kundër të gjithë popujve tjerë.
Në vitet 90-ta, ish-Jugosllavia u shkatërrua, por Serbia e uzurpoi tërë arsenalin ushtarak të ish-Armatës Jugosllave. Ky arsenal i madh ushtarak u shkatërrua me ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999. Mirëpo, këtij procesi nuk iu shkua deri në fund, sipas modelit gjerman, kur forcat aleate u vendosën në Gjermani, ku qëndruan deri sa u krijuan struktura të reja politike dhe ushtarake gjermane. Me këtë rast, nazizmi në Gjermani “u shkul me rrënjë”.
Ky proces nuk ndodhi në Serbi, dhe prandaj Serbia dhe populli serb vazhdojnë të vuajnë nga qarqet naziste, të cilat janë kamufluar, së në kohën e komunizmit!
Serbia sot është shndërruar në gjenerator krize – “shpërndarëse krizash”. Mbetjet naziste serbe shpërthejnë atje ku u jepet mundësia.
Besoj dhe jam i bindur se, RMV-së i kërcënohet rreziku i madh pikërisht nga nazistët serbë. Opinioni mund t’i vërej shfaqjet e tyre nëpër terrene sportive…!
KUJDES EVROPË, NË RMV VËREHEN SHFAQJE NAZISTE SERBE!

Continue Reading

Lajme

Thirrjet raciste në Kumanovë, Osmani: Republika Kosovës do të mbrojë me vendosmëri dinjitetin e shqiptarëve

Published

on

By

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka reaguar për thirrjet antishqiptare në ndeshjen e basketbollit Maqedoni e Veriut – Rumani.

Osmani tha se këto thirrje janë të papranueshme.

“Thirrjet antishqiptare të dëgjuara gjatë ndeshjes në Kumanovë janë të papranueshme dhe cenojnë frymën e bashkëjetesës dhe respektit të ndërsjellë, që duhet të jenë themel i çdo shoqërie demokratike me aspirata evropiane. Shqiptarët janë popull autokton në trojet e tyre si dhe meritojnë të trajtohen me dinjitet dhe barazi, ashtu si çdo komunitet tjetër”, tha Osmani.

Ajo theksoi se edhe më shqetësues mbetet fakti që zyrtarët më të lartë shtetërorë në Shkup nuk kanë reaguar ndaj kësaj gjuhe urrejtëse e përjashtuese, duke lënë hapësirë për retorika që minojnë tolerancën ndëretnike dhe harmoninë që vendi synon të ndërtojë në rrugën e tij drejt familjes evropiane.

“Sporti duhet të jetë mjet bashkimi, jo platformë për ideologji të errëta që ngjallin kujtime të dhimbshme dhe kërcënojnë paqen”, theksoi Osmani.

E para e shtetit të Kosovës iu bëri thirrje institucioneve të Maqedonisë së Veriut që të ndërmarrin masa të menjëhershme kundër organizatorëve të këtyre thirrjeve, përgjegjësve dhe atyre që nxisin e përhapin urrejtje, duke dënuar çdo formë të gjuhës së urrejtjes , mbrojtur parimet e bashkëjetesës dhe tolerancës, si vlera bazë të një shteti që synon integrimin në BE.

“Republika e Kosovës do të mbrojë me vendosmëri dinjitetin e shqiptarëve, kudo që ata jetojnë”, theksoi presidentja Vjosa Osmani.

Continue Reading

Lajme

Edhe ministra, edhe kandidatë për kryetarë komunash, çka do të ndodhë…?!

Published

on

By

Edhe ministra, edhe kandidatë për kryetarë komunash – pasi ministri aktual i Mjedisit Jetësor, Izet Mexhiti, si dhe ministri i Politikës Sociale, Fatmir Limani, kanë njoftuar se do të kandidojnë në zgjedhjet lokale që po afrohen, nga qeveria thonë se ata do të vazhdojnë të ushtrojnë funksionet e tyre ministrore derisa të marrin mandat si kryetarë komunash, përcjell INA.

“Derisa dikush të mos zgjidhet në zgjedhje, ai është ushtrues aktiv i funksionit që e ka. Për më tepër, të gjitha personat e emëruar kanë zëvendësuesit e tyre në mënyrë që të mos ketë ngecje apo mospërmbushje të detyrimeve.”, theksuan nga Qeveria për 24.mk.

Të njëjtin qëndrim kanë shprehur edhe nga VLEN, duke theksuar se të gjithë ministrat do t’i ushtrojnë detyrat e tyre qeveritare në përputhje me kompetencat ligjore, derisa të marrin mandat në zgjedhjet lokale.

“Pas përfundimit të zgjedhjeve lokale dhe marrjes zyrtare të mandatit nga ministrat që do të zgjidhen për kryetarë komunash, do të hapet nevoja për reformim dhe riorganizim në qeveri, në koordinim të ngushtë me partnerët e koalicionit. Deri atëherë, të gjithë ministrat do të vazhdojnë me detyrat qeveritare sipas kompetencave ligjore.”, nënvizojnë nga VLEN.

Kjo praktikë ka ndodhur edhe në të kaluarën, mirëpo në shënjestër të kritikave kanë qenë rastet kur ministrat dhe funksionarët e tjerë shtetëror si kandidatë keqpërdornin burimet shtetërore për qëllime partiake gjatë periudhës zgjedhore. Zgjedhjet lokale pritet të shpallen në gjysmën e parë të muajit gusht./INA/

Continue Reading

Lajme

Në Kumanovë fyerjet ndaj shqiptarëve skenar i mundshëm serb për destabilizimin e vendit?

Published

on

By

Incidenti i ndodhur së fundmi në Kumanovë, ku një grup huliganësh të maskuar brohoritën thirrje makabre si “vdekje për shqiptarët”, “dhoma gazi për shqiptarët” dhe slogane të tjera të ngjashme, nuk është një akt i izoluar as i rastësishëm. Ky është një sinjal i fortë se ekstremizmi etnik në Maqedoninë e Veriut po gjen terren të ri në tribuna sportive, rrjete sociale dhe rrugë duke rrezikuar jo vetëm sigurinë e shqiptarëve si komunitet autokton, por edhe kohezionin e një shteti që synon të ndërtojë një demokraci shumetnike. Por, kush fshihet pas gjithë kësaj? A ekziston mundësia e ndikimit serb për të shkaktuar destabilizim të vendit? shkruan Zhurnal.

“Kush po i fryen zjarrit?”

Thirrjet për dhunë, vrasje dhe përkujtime të krimeve të gjenocidit si “dhomat e gazit” nuk janë vetëm fyerje, ato janë thirrje dhe nxitje për veprim. Janë shprehje të një ideologjie të rrënjosur thellë që sheh shqiptarët jo si bashkëqytetarë, por si armiq për t’u eliminuar. Dhe kur kjo gjuhë vjen nga turma të organizuara e të maskuara, në një ambient të mbrojtur si një sallë sportive, ajo nuk mund të trajtohet si incident spontan, por si një veprim i organizuar, i toleruar ose i inkurajuar nga struktura më të thella.

Kumanova nuk është qytet i zakonshëm në kontekstin e marrëdhënieve ndëretnike. Ajo është një pikë e ndjeshme, ku jetojnë shqiptarë, maqedonas dhe një numër i konsiderueshëm i qytetarëve me identitet serb. Pikërisht këtu lind dyshimi i arsyeshëm se kjo fushatë urrejtjeje mund të jetë nxitur ose frymëzuar nga qarqe ekstremiste serbe të njëjtat qarqe që tradicionalisht kanë përdorur tensionet ndëretnike për të paraqitur politikën rajonale.

Serbia, përmes elementeve të nacionalizmit agresiv ka një histori të gjatë të instrumentalizimit të konflikteve etnike në Maqedoninë e Veriut që nga përplasjet politike e deri te ndërhyrjet përmes mediave dhe rrjeteve informale. Një destabilizim i Maqedonisë së Veriut veçanërisht përmes tensioneve etnike i shërben strategjisë së saj për të mbajtur ndikimin në zonat ku shqiptarët janë faktor politik i rëndësishëm.

Ku janë institucionet?

Një shoqëri demokratike nuk mund të lejojë që slogane fashiste të bëhen normë në ambiente publike. Mungesa e një qëndrimi të prerë nga autoritetet e vendit jo vetëm që legjitimon aktet e tilla por i inkurajon ato të përsëriten me pasoja të paparashikueshme. Prandaj, pritet ditëve në vijim të merren masa në terren, të dalin zyrtarët nga fejsbuku dhe të ndërmarrin masat e duhura kundrejt atyre aktereve që bënë atë vepër qyqyare.

Normalizimi i fyerjeve raciste është faza e parë drejt dhunës reale. Kjo është një mësim që historia e Ballkanit e ka dhënë me çmim të lartë. Nëse thirrjet për “dhoma gazi” ndaj shqiptarëve nuk trajtohen si kërcënim real atëherë i gjithë projekti i bashkëjetesës ndëretnike në Maqedoninë e Veriut është në rrezik.

Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë qytetarë të barabartë. Ata nuk janë “të toleruar”, por bashkëthemelues të shtetit. Të gjitha institucionet, përfshirë presidencën, qeverinë, federatat sportive dhe gjyqësorin, kanë detyrimin ligjor dhe moral që të ndërmarrin hapa konkretë për identifikimin, ndjekjen penale dhe dënimin e organizatorëve të këtyre akteve.

Nëse vendi jonë do të ecë drejt integrimit evropian duhet të kuptojë se tolerimi i urrejtjes etnike nuk është “liri fjale” është shkelje e rendit demokratik. Dhe kur rendi bie, të gjithë humbasin.

Nuk duhet të harrojmë se, shqiptarët në Maqedoninë e Veriut përfaqësojnë një faktor politik gjithnjë e më të rëndësishëm. Rritja e ndërgjegjes kombëtare, pjesëmarrja aktive në institucione dhe kërkesat për barazi të plotë në të gjitha nivelet përbëjnë një sfidë reale për mentalitetet nacionaliste qofshin ato maqedonase apo serbe. Prandaj, çdo mundësi për t’i paraqitur shqiptarët si kërcënim, përmes inskenimeve të tilla si rasti i Kumanovës, është një mjet i përdorur me kujdes për të sabotuar avancimin e tyre në jetën politike dhe institucionale. /Zhurnal.mk

Continue Reading

TOP Lajme