Opens in a new tab

Lajme

Mickoski për „Alta Banka“: LSDM-ja u gëzohet skenarëve të errëta, ne po përpiqemi me të gjitha forcat të gjejmë zgjidhje

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske lidhur me akuzat nga ana e opozitës se asnjëri nga dy modelet e mundshme të propozuara për rastin „Alta Banka“ nuk do të jetë i frytshëm, deklaroi:

„Po, atë që po e dëgjojmë ditëve të fundit nga opozita dhe që ka të bëjë me „Alta Bankën“, dje unë u përpoqa ta përmbledh në deklaratën time gjatë konferencës për shtyp me ambasadorin Rokas. Dua edhe një herë të theksoj, dhe kjo është shumë e rëndësishme, se bëhet fjalë për një problem të importuar nga fqinji ynë verior. Atje e shihni çfarë po ndodh, tani informacioni i fundit është se edhe vetë këmbimoret e kanë kufizuar sasinë që mund të blihet dhe të këmbehet, deri në 300–400 euro. Pra, nuk mund të bëhet më konvertimi i valutës së atjeshme, i dinarëve në euro. Dhe kjo paraqet një tregues serioz për stabilitetin e sistemit bankar të atjeshëm, do të thosha. Shpresoj se skenari më i zi do të shmanget. Pse, sepse Serbia është një partner i rëndësishëm tregtar për Maqedoninë, më shumë se një miliard e dyqind, një miliard e treqind milionë euro shkëmbim në vit kemi me fqinjin tonë verior. Një numër i madh i kompanive tona bashkëpunojnë me kompani serbe. Shumë nga ato kompani, pronarët e atyre kompanive, më telefonojnë dhe më pyesin çfarë më tej. Sepse partnerët e tyre nga Serbia kanë llogari dhe mjete të bllokuara në „Alta Banka“ dhe një pjesë e tyre madje e kanë mbyllur biznesin e vet, përkatësisht kanë falimentuar, me çka praktikisht kompanitë tona tani kanë problem. Unë shpresoj se shumë shpejt do të formohet Qeveria dhe ajo Qeveri do të udhëheqë një politikë proevropiane, reformuese, diçka që për ne është e rëndësishme.

Sa i përket rastit „Alta Banka“, unë edhe dje në deklaratën time thashë, edhe sot. Qeveria dhe opozita, konkretisht LSDM-ja, kanë ambicie të ndryshme. Ata u gëzohen skenarëve të zinj. Ne po përpiqemi me të gjitha forcat të gjejmë zgjidhje, përkatësisht një blerës që do ta blejë bankën, sepse banka është vërtet në gjendje të shkëlqyer. Ata gëzohen që qytetarët të mos dëmshpërblehen, sipas parimit të „TAT“-it nga koha e LSDM-së, sipas parimit të „Eurostandard banka“ nga koha e LSDM-së. Unë thashë dhe qëndroj pas kësaj se deri në centin e fundit, çdo kreditor, çdo kursimtar do të dëmshpërblehet. Sepse pjesa më e madhe e depozitave të kursimit janë të siguruara në Fondin për Sigurimin e Depozitave të Kursimit, ndërsa aktiva e bankës është shumë më e madhe se kërkesat.

Por, ne po përpiqemi të mos vijë deri te kjo, përkatësisht ky skenar i zi, për të cilin lutet çdo ditë dhe punon opozita LSDM, të mos ndodhë, përkatësisht të gjejmë blerës. Dhe në ditët e ardhshme, së bashku me guvernatorin dhe ministren e Financave, do të kemi takim, përkatësisht takime me disa institucione financiare që do të mund të ishin blerës potencialë të vetë bankës.

Edhe një herë dua të përsëris, opozita mendon se përmes kësaj krize të importuar nga fqinji ynë verior, do të faktorizohet. Dhe nga një strukturë politikisht, do të thosha, krejtësisht e parëndësishme, do të faktorizohet dhe në atë mënyrë do të tërheqë vëmendje politike. Dhe prandaj ata përpiqen përmes të pavërtetave, përmes konstruksioneve, përmes skenarëve të zinj t’i, si të them, t’i çorientojnë qytetarët, por kjo është krejtësisht e kundërt nga ajo që është e vërteta. Dhe prandaj i lus qytetarët të mos u besojnë këtyre të pavërtetave, siç ndodhte shumë herë në të kaluarën, nga ajo se do të sjellim migrantë, se tashmë kemi falimentuar si shtet, se nuk e di çfarë tjetër nuk ndodhte nga ana e tyre, ashtu siç asgjë nga këto nuk ndodhi. Kështu edhe këtë herë, të jenë të qetë, edhe Banka Popullore, edhe Qeveria i kanë instrumentet e veta. Dhe me ndihmën e atyre instrumenteve, plotësisht e kontrollojmë gjendjen. Kështu që këtu nuk ka absolutisht hapësirë për shqetësim. Qëllimi është të shpëtohet, sepse vërtet bëhet fjalë për një institucion financiar të shëndoshë.“

Shpërndaje lajmin

Lajme

Mexhiti: Në Bogovinë po realizohen tetë projekte me vlerë mbi 150 milionë denarë

Platforma qytetare “Biseda për të ardhmen në 12:05” kërkon konsensus politik dhe ndëretnik për ndryshimet kushtetuese, si dhe miratimin e një strategjie shtetërore për përshpejtimin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Duke reaguar ndaj raportit të fundit të Komisionit Evropian, nga kjo iniciativë theksojnë se anëtarësimi në BE duhet të jetë interes…

Lajme

Latifi në Zagreb: Interkoneksionet me Shqipërinë dhe Kosovën ndër prioritetet strategjike të MEPSO-s

Drejtori i MEPSO-s, Burim Latifi, mori pjesë në takimin ministror të CESEC-ut në Zagreb, së bashku me ministren e Energjetikës, Sanja Bozhinovska, ku temat kryesore ishin ndërlidhja rajonale energjetike dhe siguria e furnizimit me energji. Latifi bëri të ditur se në takim janë prezantuar projektet strategjike të MEPSO-s për forcimin e rrjetit të transmetimit dhe…

Lajme

Taravari takon ambasadoren amerikane Nicole Varnes: SHBA-ja, partneri ynë kryesor strategjik

Arben Taravari ka zhvilluar një takim me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoninë e Veriut, Nicole Varnes, në rezidencën e saj, ku është diskutuar për bashkëpunimin dhe të ardhmen e vendit. Përmes një postimi, Taravari e ka cilësuar takimin si të shkëlqyer, duke riafirmuar rëndësinë e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara.…

Lajme

Dhunë ndaj bashkëshortes në Çajle, kallëzim penal ndaj 33-vjeçarit

Një 33-vjeçar nga fshati Çajle i Gostivarit është përballur me kallëzim penal nën dyshimin për ushtrim të dhunës fizike ndaj bashkëshortes së tij. Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur më 25 tetor 2026, kur i dyshuari S.S. dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes. Për këtë rast, Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike…

Lajme

Taravari: Meqë studimet janë në shqip, edhe provimi i jurisprudencës të jetë në këtë gjuhë

Në podcastin e emisionit “Poçetna presmetka” dr.Arben Taravari e hapi edhe çështjen e provimit të jurisprudencës në gjuhen shqipe, duke theksuar se, bëhet fjalë për rrjedhë logjike të problemit, duke patur parasysh faktin se tashmë procesi i arsimimit të lartë, zhvillohet në këtë gjuhë. Taravari tha se në vend tanimë funksionojnë më shumë universitete ne…

Lajme

Gostivari në kantier ndërtimi – aktualisht po zhvillohen punime në 11 lokacione njëkohësisht

Komuna e Gostivarit po vazhdon me ritëm të intensifikuar realizimin e investimeve kapitale në infrastrukturë. Aktualisht, në territorin e komunës po zhvillohen punime në 11 lokacione të ndryshme, duke e shndërruar qytetin në një kantier aktiv ndërtimi. Punimet po zhvillohen në Bulevardin e qytetit, në ndërtimin e linjës së re kryesore të ujësjellësit, e cila…

Lajme

Përshpejtohen punimet për linjën e re të ujësjellësit në Gostivar, kapaciteti i furnizimit me ujë rritet mbi 40%

Punimet për ndërtimin e linjës së re të ujësjellësit kryesor me gypa F400 në Komunën e Gostivarit po zhvillohen me ritëm të përshpejtuar. Ky projekt kapital pritet të rrisë kapacitetin e furnizimit me ujë të pijshëm për më shumë se 40 për qind, duke përmirësuar ndjeshëm sistemin e furnizimit me ujë në komunë. Sipas Komunës…

Lajme

Gostivar, asfaltime edhe gjatë natës për ritëm më të shpejtë të punimeve

Teritori i komunës së Gostivarit vazhdon të jetë një kantier i madh ndërtimi, ku aktualisht po zhvillohen punime infrastrukturore në gjashtë lokacione njëkohësisht. Nën drejtimin e kryetarit të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, investimet në infrastrukturën rrugore po realizohen me ritëm të intensifikuar. Mbrëmjen e kaluar, punimet për asfaltimin vazhduan edhe në orët e vona…

Sport

Messi merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij te Inter Miami

Lionel Messi ka marrë një vendim përfundimtar sa i përket të ardhmes së tij të afërt në futboll, pas spekulimeve të shumta për një rikthim emocional në Argjentinë. Pavarësisht lidhjes së veçantë me klubin e fëmijërisë, legjenda argjentinase mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj projektit të tij aktual në MLS. Messi nuk ka ndërmend të largohet…

Politika

Limani: ASH-ja ka potencial të madh njerëzor, synojmë bashkimin e strukturave dhe rikthimin e të gjithë atyre që janë larguar nga partia

Aleanca për Shqiptarët paralelisht me mbajtjen e Kongresit ka nisë një proces të gjerë të bashkimit dhe konsolidimit të strukturave partiake, me qëllim rikthimin e të gjithë anëtarëve dhe aktivistëve që në periudha të ndryshme janë distancuar ose larguar nga partia. Kështu ka deklaruar Valbon Limani, kryetar i Komunës së Gostivarit dhe kryetar i Këshillit…

Gosip

“Nuk kam pranu me më shit te shokët e tu në Spanjë”, Xheneta shpërthen ndaj Milaim Zekës

Milaim Zeka ka folur për reagimin e Xhenetës që bëri indirekt për Brikenën pas një postimi që kishte bërë kjo e fundit në Instagram, duke pozuar me një bluzë në të cilën kishte shkruar “jam pronë private e Mateo Borrit”. Gjatë një interviste në Top Albania Radio, i pyetur për këtë reagim nëse ka pasur…

Lajme

Mexhiti: Në Bogovinë po realizohen tetë projekte me vlerë mbi 150 milionë denarë

Platforma qytetare “Biseda për të ardhmen në 12:05” kërkon konsensus politik dhe ndëretnik për ndryshimet kushtetuese, si dhe miratimin e një strategjie shtetërore për përshpejtimin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Duke reaguar ndaj raportit të fundit të Komisionit Evropian, nga kjo iniciativë theksojnë se anëtarësimi në BE duhet të jetë interes…

Lajme

Latifi në Zagreb: Interkoneksionet me Shqipërinë dhe Kosovën ndër prioritetet strategjike të MEPSO-s

Drejtori i MEPSO-s, Burim Latifi, mori pjesë në takimin ministror të CESEC-ut në Zagreb, së bashku me ministren e Energjetikës, Sanja Bozhinovska, ku temat kryesore ishin ndërlidhja rajonale energjetike dhe siguria e furnizimit me energji. Latifi bëri të ditur se në takim janë prezantuar projektet strategjike të MEPSO-s për forcimin e rrjetit të transmetimit dhe…

Lajme

Mickoski për „Alta Banka“: LSDM-ja u gëzohet skenarëve të errëta, ne po përpiqemi me të gjitha forcat të gjejmë zgjidhje

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske lidhur me akuzat nga ana e opozitës se asnjëri nga dy modelet e mundshme të propozuara për rastin „Alta Banka“ nuk do të jetë i frytshëm, deklaroi: „Po, atë që po e dëgjojmë ditëve të fundit nga opozita…