Connect with us

Politika

Këshilltari i Kurtit reagon në lidhje me lajmin e rremë të gazetarit të TetovaSot, Nevrij Ademi

Published

on

Këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Elvis Hoxha ka reaguar pas publikimi të lajmit të rremë të gazetarit të afërt me pushtetin, Nevrij Ademi.

“Shoqatat e gazetarëve duhet ta ndjekin nga afër etikën e gazetarëve. Gazetari mund të gabohet në vërtetësinë e një lajmi. Por nuk mund të mashtrojë duke transformuar deklaratat e të intervistuarit”, shkruan Hoxha.

Reagim të njëjtë kishte edhe shefi i kabinetit të Glauk Konjufcës i cili i bëri thirrje gazetarit të publikojë intervistën e plotë dhe të mos deformohet intervista me pjesë të prera.

Ndryshe, gazetari Nevrij Ademi njihet edhe për pyetjen ndaj Bilall Kasamit nëse mbështet martesat pro-gjinisë së njëjtë (LGBTI) ashtu sikurse kërkohet në Kodin Civil në Kosovë.

“Ne jemi parti konservatore, jemi i qendrës së djathtë, dhe ne mbështesim familjet tradicionale. Nëse atë e ka thënë Albini Kurti mund të shkosh në Kosovë lirisht edhe ta pyesësh”, u përgjigj Kasami ndaj pyetjes së gazetarit Nevrij Ademi.

Continue Reading

Lajme

ASH: Stoilkoviç fshin shqiptarët nga grantet, VLEN hesht si bashkëfajtor

Published

on

By

Aleanca për Shqiptarët shpreh shqetësim serioz për mënyrën diskriminuese të ndarjes së granteve nga Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndëretnike, e udhëhequr nga lideri serb Ivan Stoilkoviç. Në listën e publikuar në Gazetën Zyrtare nr. 121, më 17 qershor, vërehet një qasje e hapur favorizuese ndaj shoqatave të komunitetit serb dhe margjinalizuese ndaj organizatave shqiptare – me vetëm 3 projekte të përzgjedhura për shqiptarët, krahasuar me 5 për shoqata serbe dhe disa të tjera për komunitete jo-shumicë.

A është kjo mënyra sesi Stoilkoviç e kupton bashkëjetesën ndëretnike – përmes degradimit dhe diskriminimit sistematik të organizatave që promovojnë kulturën, gjuhën dhe trashëgiminë shqiptare në këtë vend?

Ivan Stoilkoviç, sponsori i fshehtë i tentimit për të përçarë Aleancën për Shqiptarët?

Një tjetër çështje shqetësuese është publikimi nga zëvendëskryeministri Arben Fetai, i cili më 3 qershor – plot 14 ditë para publikimit zyrtar të listës fituese – shpalli një shoqatë nga vendlindja e tij si përfituese të grantit qeveritar. I bëjmë thirrje publike z. Fetai që të sqarojë këtë veprim të dyshimtë, sepse transparenca selektive nuk është progres – është manipulim dhe përdorim politik i pozitës për interesa të ngushta.

E pyesim Arben Fetain dhe shefin e tij, Adnan Azizi, a është Ivan Stoilkoviç sponsor i tentativës për të përçarë Aleancën për Shqiptarët?

A e kupton koalicioni VLEN se është bërë pjesë e komprometimit të interesave shqiptare, përmes bashkëpunimit me figura si Stoilkoviç dhe Angelov – të cilët pa asnjë pengesë imponojnë agjenda që dëmtojnë shqiptarët, shkarkojnë drejtorë shqiptarë sipas qejfit dhe shtyjnë përpara ligje të dënueshme si ai për “Branitellat”, që fyen historinë dhe dinjitetin kombëtar të shqiptarëve?

Skandalet si ky me grantet nuk janë të izoluara. Ato janë vetëm reflektim i një strukture qeverisëse që ka deleguar trajtimin e shqiptarëve te Stoilkoviç dhe Angelov – që nuk fshihen më pas retorikave, por veprojnë hapur kundër interesave të shqiptarëve.

Aleanca për Shqiptarët do të vazhdojë të jetë zëri i qytetarëve që nuk pranojnë të nëpërkëmben. Këtë e dëshmuam më së miri me largimin tonë nga koalicioni VLEN dhe nga një qeveri monoetnike që diskriminon shqiptarët, ndërkohë që përkëdhel me poste dhe privilegje vazalët që shesin interesin e popullit për interesa personale.

Heshtja e VLEN-it dhe shërbimi i tyre ndaj kësaj skeme antishqiptare është një akt i rëndë tradhtie ndaj atyre që besuan në ndryshim, thuhet ne kumtesën e Aleancës për Shqiptarët

Continue Reading

Lajme

Huzeir Mustafi godet Arben Fetain: Sa komuna do të merrni ju vazalë të vazalëve?

Published

on

By

Kryetari i degës së Aleancës për Shqiptarët në Kumanovë, Huzeir Mustafa, përmes një postimi në Facebook ka shprehur kritika të forta ndaj një ish-kryetarit të Kuvendit të ASH-së, dhe zv/kryeministrin Arben Fetait, për të cilin thotë se po manipulon situatën për shkak të presioneve nga Adnan Azizi.

Postimi i plotë:

“Keqardhje për ish “mikun” tonë në dëshpërim, i detyruar nga Adnani të reagojë vend e pa vend, shpeshherë edhe kundër vullnetit të tij , vetëm që të mos qortohet nëpër restorantet e Tetovës pse nuk e ka sharë më shumë kryetarin e vet.

Punësimet?
Nuk do të realizohen kurrë!
Edhe kur thoni “për disa muaj”, gënjeni. Vetëm procedura minimale kërkon:
– 10 ditë për shpalljen e konkursit
– 10 ditë për provimin
– 10 ditë për përzgjedhjen
Ndërkohë, zgjedhjet shpallen më 27 korrik. Pra, vetëm kontratat mbi vepër mund t’i quani “punësime” – asgjë e re, e njëjta metodë e vjetër!

Sa i përket ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat:
Kalimi në Qeveri nuk është arritje!
Arritje është që ky ligj të dorëzohet në Kuvend, të votohet dhe pastaj të dërgohet në Komisionin e Venedikut. Çdo gjë tjetër është zvarritje dhe teatër politik.

Dhe për në fund:
Sa komuna do të merrni ju, si vazalë të vazalëve?
A do të garoni ju në Likovë?
A do të kandidojë Hazir Aliu në Gostivar, apo Bashkim Bakiu në Saraj?
Apo edhe ato pozita me qira që i kishit, po ua marrin të tjerët?

Keqardhje për gjendjen ku keni përfunduar”, ka përfunduar Mustafi.

Continue Reading

Lajme

Stoilkoviç serbizon ministrinë që drejton, “masakron” projektet shqiptare (FOTO)

Published

on

By

Portali Top24 gjatë ditës së djeshme kishte raportuar se po gjurmon në një skandal të radhës ku shqiptarët janë fshirë si me gomë në ministrinë për sistem politk e drejtuar nga ana e zëvendëskryeministrit Ivan Stoilkoviq i cili në konkursin e fundit për shoqatat joqeveritare ka ndarë buxhet për 5 shoqata serbe në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 3 projekte për shoqtat shqiptare dhe tre projekte për shoqatat rome ndërsa të tjerat janë shoqata maqedonase dhe vetëm 1 vllehe, shkruan Top24

Continue Reading

TOP Lajme