Connect with us

Politika

Mexhiti: Rrini rahat, Serbia nuk ka qare pa i lëshuar autobusët, ndërsa shërbëtorët shqiptarë të Vuçiqit, do t’i humbin zgjedhjet

Published

on

Lideri i LD-së Izet Mexhiti ka reaguar për ndalimin e shqiptarëve nga policia serbe në kufirin Serbi-Kroaci.

“Vuçiqi paska dhënë urdhër të ndalohen autobusët me shqiptarë nga Kosova. Si zakonisht, Serbia kapet me shqiptarët e pafajshëm.

A do të vazhdojë Aliu të thërrasë rroftë populli sërb? A do të vazhdojë ministri i jashtëm Bujar Osmani të çojë përpara planet e Serbisë?

Rrini rahat, Serbia nuk ka qare pa i lëshuar autobusët, ndërsa shërbëtorët shqiptarë të Vuçiqit, do t’i humbin zgjedhjet.

Kombi VLEN!”, ka shkruar Mexhiti.

Continue Reading

Politika

VLEN: Panika është e kuptueshme, por keqpërdorimi i funksionit dhe presioni ndaj gjykatës e patolerushme!

Published

on

By

Deklaratat e Bujar Osmanit, Talat Xhaferit dhe të tjerëve nga rangu i tyre, janë ndërhyrje klasike e BDI-së, për të ushtruar presion ndaj Gjykatës Administrative dhe kjo është një shkelje e qartë e pavarësisë së gjyqësorit që rrezikon integritetin e procesit gjyqësor dhe zgjedhor, thuhet ne reagimin e sotëm të koalicionit VLEN.

“Konstatimet e KSHZ janë shumë të qarta dhe vërtetojnë atë që ne e themi prej në fillim, që BDI ka kryer parregullsi dhe shkelje të mëdha zgjedhore, me presione shantazhe, kërcënime, tregtime ka manipuluar vullnetin e qytetarëve. Tani me presione ndaj gjykatave po tentojnë të bëjnë përsëri të njejtën.

Populli thotë, ‘Ujku qimen e ndërron por zanatin nuk e harron’.

Këto sjellje nuk na befasojnë, i kemi të freskëta presionet ndaj Besa Ademit dhe e dijmë që të tilla deklarata janë më e pakta që ata mund të bëjnë. Siç kanë shkelur çdo vlerë demokratike, me shtypjen e gjyqësorit po e shkelin edhe këtë parim themelor të demokracisë, por kësaj radhe drejtësia do të jetë në anën tonë.

E besojmë fuqishëm. Bëjmë thirrje tek Gjykata Administrative, që të mos ndikohen nga presionet politike por të japin vendimin bazuar në burime e fakte ligjore. Ne duam të besojmë në sundimin e ligjit dhe në pavarësinë e institucioneve, përfshirë gjykatat.

Prandaj, duke vlerësuar se vendimi i KSHZ është një vendim i drejtë i bazuar në fakte të pashmangshme; fakte të cilat rezultuan që vendimi të merret me vota unanime nga të gjithë anëtarët e KSHZ-së, e bëjnë këtë vendim edhe më të qëndrueshëm e të fuqishëm.

Continue Reading

Politika

Taravari: Deri të premten e ardhshme do kemi marrëveshje për Qeverinë e re

Published

on

By

Kryetari i Gjykatës Administrative u bën presion kolegëve të vet mbi vendimet që duhet të sjellë kjo gjykatë për rivotim në Njësinë e 5 dhe 6 zgjedhore. Kështu tha sot kryetari i ASH-së, Arben Taravari i cili paralajmëroi kryetarin e administratives se pas formimit të qeverisë së re do të pasojë përgjegjësi.

KSHZ ka pranuar 27 ankesa të dorëzuara nga koalicioni VLEN, VMRO-DPMNE, LSDM dhe e “Majta”, por një pjesë e tyre janë ankimuar pranë Gjykatës Administrative nga koalicioni Fronti Europian. Gjykata ka afat deri sonte për të vendosur dhe në bazë të vendimit të saj do të përcaktohet nëse do të ketë rivotim ose jo.

Nga ana tjetër, Taravari i pyetur për negociatat për formimin e qeverisë së re, tha se VLEN dhe VMRO-DPMNE pritet nga fundi i javës së ardhshme të nënshkruajnë marrëveshjen për qeverisjen.

“Shpresoj se deri në fund të javës së ardhshme do të kemi marrëveshje për programin qeveritar dhe ndarjen e resorëve, gjegjësisht kush dhe ku do të jetë ministër. Ne si kryetar të partive kemi patur dy takime, më tej në mënyrë intensive punojnë grupet e punës, shpresoj deri të hënën do të dalim me program të përbashkët ndërsa deri të premten do të kemi praktikisht marrëveshje për qeverinë e re”, ka deklaruar Arben Taravari nga koalicioni VLEN.

I pyetur nëse ai vetë do të marrë ndonjë pozitë në qeverinë e ardhshme, Taravari tha se dëshiron ta mbyll mandatin si kryetar komune në Gostivar, por nuk e anashkaoi mundësinë për t’u bërë pjesë e ekzekutivit të ri.
Nëse Taravari merr pozitë në Qeveri, Gostivari duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme për kryetar komune.

Ndryshe, deri më tani ka pasur dy takime për fromimin e qeverisë së ardhshme mes VLEN dhe VMRO-DPMNE. Fillimisht u takuan krerët e koalicionit me liderin e VMRO-së, ndërsa ditën e djeshme u realizua takim mes grupeve të punës.

Continue Reading

Politika

Taravari: Kryetari i Gjykatës Administrative të mos ushtrojë presion, sepse pas 15 qershorit ka Qeveri të re

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe një ndër liderët e VLEN-it, Arben Taravari në lidhje me zhvillimet në Gjykatën Administrative për sjelljen e vendimit për rivotim shpreh se kryetari i Gjykatës Administrative ushtron presion ndaj gjyqtarëve.

“Nga mëngjesi kam informata se ka presion të jashtëzakonshëm prej kryetarit të Gjykatës Administrative, i cili ushtron presion ndaj gjykatësve të cilët duhet ta punojnë lëndën për rivotim. Uroj dhe shpresoj se gjykatësi ta mendon se gjykatësi mund të ketë përgjegjësi për të gjithë, duke përfshirë edhe gjykatësin në qoftë se vazhdojnë të ushtrojnë presion”, tha Taravari duke shtuar se gjykatësit duhet të vendosin pa marrë anë dhe në mënyrë të drejtë.

Taravari theksoi se BDI është mësuar që ta ketë gjykatën me vete dhe nën kontroll dhe se nuk është normale të ushtrohet presion ndaj gjyqtarëve.

“BDI është mësuar që ta ketë gjykatën e vete dhe nën kontroll të vet, dhe çdo gjë, si të vendosin në Reçicë ashtu të sillet vendim edhe gjykatësi. Besoj se kryetari i gjykatës duhet ta mendojë se pas 15 qershorit do të ketë Qeveri të re dhe nuk është normale që të bëhet presion ndaj gjykatësve për sjelljen e vendimit”, u shpreh Taravari.

Continue Reading

TOP Lajme