Opens in a new tab
E mërkurë, 18 nëntor 2026

Lajme

Marrëveshja politike shqiptare që u dakordua, por që nuk u realizua

Marrëveshja politike shqiptare që u dakordua, por që nuk u realizua

– Me angazhimin e drejtpërdrejtë të Organizatës Shqiptaro-Amerikane për Maqedoninë e Veriu u arrit dakordimi për një marrëveshje mbi minimumin e përbashkët të veprimit politik të partive shqiptare. Kështu ka shkruar analisti dhe aktivisti Sefer Selimi, ndërsa thotë se arrëveshja nuk u realizua, jo për shkak të mungesës së vullnetit të liderëve politikëtë cilët dhanë mbështetjen e plotë, por si rezultat i ndërhyrjeve nga jashtë procesit.

“Kjo duhej të ishte marrëveshja që do t’i vendoste interesat e përbashkëta të shqiptarëve mbi dallimet dhe përplasjet partiake”, shkruan Selimi.

Në ndërkohë, gazeta KOHA ju sjell Draft-Marrëveshjen për patimet e përbashkëta politike të partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, por që nuk u realizua.

MARRËVESHJA PËR PARIMET E PËRBASHKËTA POLITIKE TË SHQIPTARËVE NË MAQEDONINË E VERIUT

Minimumi i përbashkët politik shqiptar

PREAMBULË

Partitë politike shqiptare nënshkruese të kësaj Marrëveshjeje,

Të vetëdijshme për përgjegjësinë historike, politike dhe demokratike ndaj qytetarëve shqiptarë në Republikën e Maqedonisë së Veriut;

Duke njohur kontributin e vazhdueshëm të shqiptarëve në ndërtimin, demokratizimin dhe stabilitetin e shtetit, si dhe të arriturat politike, juridike dhe institucionale të realizuara përmes përpjekjeve shumëvjeçare;

Duke riafirmuar rëndësinë historike të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit të vitit 2001, ndryshimeve kushtetuese dhe legjislacionit që kanë buruar prej saj, si bazë për zhvillimin e karakterit multietnik, demokratik dhe konsensual të shtetit;

Duke konstatuar se zbatimi i plotë i këtyre parimeve dhe avancimi i barazisë mbeten përgjegjësi të përhershme politike dhe institucionale;

Duke vlerësuar se konkurrenca demokratike ndërmjet partive shqiptare është legjitime dhe e domosdoshme, por nuk duhet të shndërrohet në instrument për dobësimin e pozitës kolektive politike dhe institucionale të shqiptarëve;

Duke njohur nevojën që çështjet themelore që lidhen me barazinë, identitetin, përfaqësimin politik dhe perspektivën strategjike të vendit të mbeten mbi interesat e përkohshme partiake;

Dakordohen për këtë Marrëveshje, e cila përcakton garancitë themelore të panegociueshme, objektivat e përbashkëta strategjike dhe mekanizmat e bashkëpunimit politik.

NENI 1 – GARANCITË THEMELORE DHE PARIMI I MOSREGRESIT

Palët nënshkruese riafirmojnë se të drejtat, mekanizmat dhe standardet e arritura përmes Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, ndryshimeve kushtetuese dhe legjislacionit përkatës përbëjnë minimumin institucional dhe juridik nga i cili nuk mund të ketë kthim prapa.

Në veçanti, palët angazhohen për mbrojtjen dhe avancimin e këtyre parimeve:

1.1. Barazia gjuhësore

Statusi juridik dhe përdorimi institucional i gjuhës shqipe nuk mund të kufizohen apo të cenohen. Palët angazhohen për zbatimin e plotë të të drejtave ekzistuese gjuhësore dhe avancimin drejt barazisë së plotë të gjuhës shqipe dhe maqedonase në institucionet shtetërore dhe në jetën publike.

1.2. Përfaqësimi i drejtë dhe adekuat

Përfaqësimi i drejtë dhe adekuat mbetet parim themelor kushtetues. Palët angazhohen për krijimin dhe ruajtjen e mekanizmave ligjorë, transparentë dhe efektivë, që garantojnë përfaqësim të drejtë në administratën publike, institucionet shtetërore, organet e sigurisë dhe strukturat vendimmarrëse, duke respektuar kriteret profesionale dhe parimin e mosdiskriminimit.

1.3. Shumica e dyfishtë – Parimi i Badenterit

Palët angazhohen për mbrojtjen dhe zbatimin efektiv të mekanizmit të shumicës së dyfishtë në çështjet e përcaktuara me Kushtetutë, si garanci kundër mbivotimit në vendimet që prekin identitetin, kulturën, gjuhën dhe të drejtat e komuniteteve.

Çdo ndryshim i këtij mekanizmi duhet të synojë forcimin, dhe jo dobësimin, e mbrojtjes institucionale.

1.4. Organizimi territorial

Palët angazhohen për ruajtjen e parimeve të përfaqësimit, decentralizimit dhe ekuilibrit multietnik mbi të cilat është zhvilluar organizimi territorial i vendit.

Ndryshimet që prekin kufijtë, kompetencat apo statusin e komunave me popullsi shqiptare duhet të paraprihen nga konsultime publike, vlerësim i ndikimit dhe konsensus politik ndërmjet subjekteve shqiptare nënshkruese, duke respektuar procedurat kushtetuese dhe ligjore.

1.5. Ndalimi i regresit

Asnjë parti nënshkruese nuk do të mbështesë iniciativa që cenojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë të drejtat dhe garancitë e sipërpërmendura.

Palët angazhohen të koordinojnë veprimet e tyre parlamentare dhe institucionale për të parandaluar regresin juridik dhe politik.

NENI 2 – AUTONOMIA DHE LEGJITIMITETI I PËRFAQËSIMIT POLITIK SHQIPTAR

2.1. Parimi i autonomisë politike

Palët njohin të drejtën e qytetarëve shqiptarë për të përcaktuar, përmes zgjedhjeve të lira dhe demokratike, përfaqësuesit e tyre politikë.

Vullneti i shprehur në garën zgjedhore ndërmjet subjekteve politike shqiptare duhet të respektohet si burim themelor i legjitimitetit politik të përfaqësimit shqiptar.

2.2. Njohja e legjitimitetit zgjedhor

Partia shqiptare ose koalicioni i udhëhequr nga një parti shqiptare që siguron numrin më të madh të votave në garën ndërmjet subjekteve politike shqiptare, sipas rezultateve zyrtare dhe kritereve të dakorduara paraprakisht nga palët, njihet nga nënshkruesit si subjekti me legjitimitetin parësor për të udhëhequr negociatat për përfaqësimin politik shqiptar në pushtetin ekzekutiv.

2.3. Respektimi i rezultatit zgjedhor

Palët zotohen se nuk do të ndërmarrin veprime që synojnë anashkalimin e legjitimitetit të fituesit të garës politike shqiptare përmes marrëveshjeve të veçanta që bien ndesh me këtë Marrëveshje.

Ky zotim përbën detyrim politik ndërmjet nënshkruesve dhe nuk ndryshon kompetencat kushtetuese për formimin e shumicës parlamentare dhe të Qeverisë.

2.4. Bashkëpunimi ndërmjet subjekteve shqiptareSubjektet shqiptare ruajnë të drejtën e bashkëpunimit dhe të formimit të koalicioneve të përbashkëta, me kusht që të respektojnë legjitimitetin zgjedhor dhe parimet e kësaj Marrëveshjeje.

2.5. Përgjegjësia e përfaqësimitPjesëmarrja në Qeveri nuk konsiderohet qëllim në vetvete. Ajo duhet të shërbejë për realizimin e objektivave politike, juridike dhe institucionale të përcaktuara në këtë Marrëveshje.

NENI 3 – ORIENTIMI EUROATLANTIK DHE INTEGRIMI EVROPIAN

Orientimi euroatlantik i Republikës së Maqedonisë së Veriut përbën interes strategjik të përbashkët dhe të panegociueshëm.Palët angazhohen për:

• Përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe përmbushjen e detyrimeve të ndërmarra në kuadër të tij.

• Realizimin e ndryshimeve kushtetuese të nevojshme për avancimin e procesit integrues, në përputhje me standardet evropiane.

• Ruajtjen dhe forcimin e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO-n dhe Bashkimin Evropian.

• Harmonizimin e politikës së jashtme dhe të sigurisë me angazhimet euroatlantike të vendit.

• Kundërshtimin e iniciativave politike që synojnë largimin e vendit nga orientimi i tij euroatlantik.

Asnjë parti nënshkruese nuk do të mbështesë një program qeveritar që cenon në mënyrë thelbësore orientimin euroatlantik ose që e përdor procesin integrues si instrument për bllokim të qëllimshëm politik.

NENI 4 – DECENTRALIZIMI DHE FUQIZIMI I PUSHTETIT LOKAL

Palët konsiderojnë se decentralizimi i mëtejshëm përbën instrument themelor për demokratizimin e shtetit, shpërndarjen më të drejtë të pushtetit dhe garantimin e zhvillimit të barabartë rajonal.

Angazhimi i përbashkët përfshin:

4.1. Decentralizimin fiskal

Rritjen graduale dhe të matshme të pjesës së të ardhurave publike që administrohen nga komunat, zgjerimin e burimeve të tyre vetanake dhe zvogëlimin e varësisë nga transferet diskrecionale të pushtetit qendror.

4.2. Decentralizimin funksional

Transferimin e kompetencave shtesë në nivel lokal në fushat ku kjo përmirëson shërbimet publike, duke siguruar njëkohësisht burimet financiare, administrative dhe njerëzore për ushtrimin e tyre.

4.3. Zhvillimin e barabartë rajonal

Krijimin e mekanizmave transparentë për shpërndarjen e investimeve publike, me qëllim shmangien e diskriminimit politik, etnik apo territorial.

4.4. Autonominë vendore

Mbrojtjen e të drejtës së komunave për të ushtruar kompetencat e tyre pa ndërhyrje të pajustifikuara nga pushteti qendror, në përputhje me Kushtetutën dhe Kartën Evropiane të Vetëqeverisjes Lokale.

4.5. Reformën institucionale

Shqyrtimin e modeleve të mëtejshme të decentralizimit, autonomisë funksionale dhe ndarjes së kompetencave, përfshirë ndryshime të mundshme kushtetuese, në funksion të barazisë, efikasitetit dhe stabilitetit afatgjatë të shtetit.

NENI 5 – BARAZIA SI OBJEKTIV I PËRHERSHËM POLITIK

Palët riafirmojnë se barazia e plotë politike, juridike, gjuhësore dhe institucionale përbën objektiv të vazhdueshëm të përbashkët.

Marrëveshja Kornizë e Ohrit përfaqëson një themel historik dhe kushtetues, por nuk e përjashton nevojën për reforma të mëtejshme që përmirësojnë funksionimin demokratik dhe barazinë ndërmjet komuniteteve.Palët angazhohen të mbështesin reforma kushtetuese dhe institucionale që forcojnë pjesëmarrjen e barabartë në vendimmarrje, ndarjen e përgjegjësive dhe karakterin multietnik të shtetit.

NENI 6 – MEKANIZMI I KONSULTIMIT DHE KOORDINIMIT

Për zbatimin e kësaj Marrëveshjeje krijohet një mekanizëm i përhershëm konsultimi ndërmjet partive nënshkruese.Ky mekanizëm ka për detyrë:

1. Të shqyrtojë iniciativat kushtetuese dhe ligjore që prekin të drejtat dhe pozitën institucionale të shqiptarëve.

2. Të mundësojë konsultime përpara vendimeve të rëndësishme parlamentare dhe qeveritare.

3. Të identifikojë rastet e mundshme të regresit institucional.

4. Të hartojë rekomandime dhe qëndrime të përbashkëta për çështjet që përfshihen në këtë Marrëveshje.

5. Të përgatisë një raport vjetor publik mbi zbatimin e zotimeve.

Mekanizmi nuk kufizon pavarësinë organizative dhe programore të partive dhe nuk zëvendëson institucionet kushtetuese të shtetit.

NENI 7 – TRANSPARENCA DHE PËRGJEGJËSIA POLITIKE

Palët angazhohen që çdo marrëveshje për pjesëmarrje në Qeveri të vlerësohet në përputhje me parimet e kësaj Marrëveshjeje.

Në rast të mospajtimit për zbatimin e saj, palët zhvillojnë konsultime të drejtpërdrejta dhe kërkojnë një interpretim të përbashkët.

Shkeljet e konstatuara të zotimeve politike mund të bëhen publike përmes një deklarate të përbashkët ose raporti të mekanizmit të konsultimit.

Përgjegjësia për respektimin e Marrëveshjes është politike dhe publike, pa cenuar lirinë kushtetuese të mandatit parlamentar.

NENI 8 – VAZHDIMËSIA E MARRËVESHJES

Kjo Marrëveshje mbetet në fuqi pavarësisht rezultateve të zgjedhjeve, ndryshimeve të udhëheqjeve partiake apo pozicionimit të nënshkruesve në pushtet ose opozitë.Ndryshimet dhe plotësimet e saj bëhen vetëm me pajtimin e të gjitha palëve nënshkruese.

Partitë e tjera politike shqiptare mund t’i bashkohen Marrëveshjes duke pranuar tërësinë e parimeve dhe detyrimeve të saj.

DEKLARIMI PËRFUNDIMTAR

Me nënshkrimin e kësaj Marrëveshjeje, palët riafirmojnë se konkurrenca partiake nuk mund të zhvillohet në dëm të të drejtave, barazisë dhe përfaqësimit politik të shqiptarëve.

Të drejtat e arritura përbëjnë minimumin nga i cili nuk ka kthim prapa. Barazia e plotë mbetet objektivi i përbashkët.

Vullneti politik i shqiptarëve duhet të respektohet, orientimi euroatlantik duhet të mbrohet dhe decentralizimi duhet të avancohet.

Kjo Marrëveshje nuk synon eliminimin e dallimeve politike ndërmjet partive shqiptare, por përcaktimin e kufirit ndërmjet konkurrencës legjitime partiake dhe përgjegjësisë së përbashkët për interesat themelore politike, juridike dhe institucionale të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Vendi: ______________________

Data: ______________________

Partitë nënshkruese:

Shpërndaje lajmin

Lajme

Ali Ahmeti: Maqedonia e Veriut ka nevojë për një marrëveshje kombëtare për të ardhmen evropiane

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka marrë pjesë sonte në Shkup në panelin e diskutimit të organizuar nga Qendra Analitike Hulumtuese “Abdilaqim Ademi”, pranë BDI-së, me temë “Marrëveshja Kombëtare për Përparim – Maqedonia e Veriut, shteti, shoqëria dhe e ardhmja evropiane”. Përmes një njoftimi të publikuar në rrjetet sociale, Ahmeti ka…

Lajme

Limani: Përfundon rikonstruktimi i rrugës „Ilija Anteski Smok“ në Gostivar

Ka përfunduar rikonstruktimi i rrugës „Ilija Anteski Smok“ në Gostivar, në një gjatësi prej mbi 200 metrash, në segmentin nga ura e rrugës „Beliçica“ deri te ura e trenit. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, përmes një njoftimi në rrjetet sociale, të cilin e ka shoqëruar edhe me…

Lajme

Arben Taravari për Ziadin Selën: Asnjëherë nuk e shaj një njeri që e kam pasur bashkëpunëtor për 8 vite

Arben Taravari për Ziadin Selën: Asnjëherë nuk e shaj një njeri që e kam pasur bashkëpunëtor për 8 vite, edhe nëse është njeriu më i lig dhe më i keq.

Lajme

Rasti “Lotaria”: Tenderi prej 9,7 milionë eurosh kaloi kontrollin pa vërejtje, mbrojtja e Grubit sfidon ekspertizën!

Në gjykimin për rastin “Lotaria Shtetërore”, mbrojtja e ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi kundërshtoi një sërë pyetjesh të Prokurorisë drejtuar ekspertes ekonomike Anita Popovska, e cila ka analizuar tenderin për blerjen e terminaleve të videolotarisë. Gjatë seancës u bë e ditur se Byroja për Furnizime Publike kishte kryer kontroll administrativ të procedurës, pa konstatuar parregullsi. Avokatët e…

Lajme

Faton Ahmeti i BDI-së: Nuk marr 180.000 denarë nga partia, por shumëfish më e ulët

Nënkryetari i BDI-së dhe Shef i Kabinetit të Kryetarit të partisë, Faton Ameti, ka demantuar kategorikisht informacionin se merr 180.000 denarë pagë nga partia. Sipas tij, shuma që merr është shumëfish më e ulët se ajo që pretendohet. “E demantoj kategorikisht këtë lajm. Shpifjet dhe keqpërdorimin e emrit tim për qëllimet tuaja politikante dhe të…

Lajme ditore

Shtatë raste të femicidit brenda një viti

Shtatë raste të femicidit brenda një viti. Një bilanc që, sipas organizatave civile, nuk lejon më konferenca, panele dhe aktivitete protokollare, pa vendime dhe masa konkrete. Në prag të fushatës globale “16 ditë aktivizëm kundër dhunës me bazë gjinore”, tri rrjete të organizatave civile kërkojnë moratorium për të gjitha aktivitetet promovuese të institucioneve dhe u…

Lajme

Tronditëse në Shkup: Dy burra, 47 dhe 62 vjeç, dyshohen për abuzim seksual ndaj një fëmije nën 15 vjeç

Policia e Shkupit ka ngritur kallëzime penale ndaj dy burrave, të moshës 47 dhe 62 vjeç, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale „dhunim i fëmijës që nuk ka mbushur 15 vjet“. Sipas njoftimit policor, dy të dyshuarit, me inicialet P.N. (47) dhe A.T. (62), gjatë muajit korrik të vitit 2025 kanë kryer veprime seksuale…

Lajme

Ligji për të gjithë, fatura për shqiptarët?

Deputetja e BDI-së, Rina Ajdari, akuzoi Drejtorinë e të Ardhurave Publike për trajtim selektiv të qytetarëve që kanë punuar në bazat ushtarake në Irak dhe Afganistan, duke pretenduar se mbi 90 për qind e të prekurve janë shqiptarë. Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, hodhi poshtë akuzat, duke theksuar se ligji zbatohet njësoj për të gjithë…

Lajme

Ali Ahmeti: Maqedonia e Veriut ka nevojë për një marrëveshje kombëtare për të ardhmen evropiane

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka marrë pjesë sonte në Shkup në panelin e diskutimit të organizuar nga Qendra Analitike Hulumtuese “Abdilaqim Ademi”, pranë BDI-së, me temë “Marrëveshja Kombëtare për Përparim – Maqedonia e Veriut, shteti, shoqëria dhe e ardhmja evropiane”. Përmes një njoftimi të publikuar në rrjetet sociale, Ahmeti ka…

Lajme

Parashikimi i motit

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë pjesërisht me vranësira dhe me periudha të herëpashershme me diell. Në disa lugina do të ketë kushte për mjegull. Pasdite dhe drejt fundit të ditës do të ketë reshje të herëpashershme shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu. Temperatura e mëngjesit do…

Lajme ditore

Arrestohet 39 vjeçari nga Banjica e Poshtme, dërgonte mesazhe dhe video kërcënuese, i kërkonte para një burrit nga Gostivari

Më 13.11.2026, në ora 18:50, punonjësit e policisë të SPB Tetovë – Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë privuar nga liria personin G.K. (39) nga Banjica e Poshtme e Gostivarit, duke vepruar sipas një denoncimi paraprak se përmes një aplikacioni në telefonin celular i ka dërguar mesazhe dhe video-incizime me përmbajtje kanosëse personit I.A.…

Lajme ditore

Bastisje në rrethinë të Gostivarit, gjendet drogë, tre persona privohen nga liria

Bastisje në rrethinë të Gostivarit, gjendet drogë, tre persona privohen nga liria Më 12.11.2026, në orën 20:35, në fshatin Çegran, në rrethinë të Gostivarit, nëpunës policorë të Zyrës së Jashtme për Çështje Kriminalistike në Gostivar e kanë privuar nga liria H.S. (26), nga fshati Çegran. Gjatë kontrollit të automjetit të udhëtarëve „Mitsubishi“, me targa të…

Lajme

Tragjedia në Rrugën e Arbërit! 42-vjeçarja nga Tetova mes dy viktimave të aksidentit, pesë të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor ka tronditur paraditen e sotme zonën pranë tunelit të Murrizit, në Xibër të Dibrës, ku dy automjete janë përplasur fuqishëm. Bilanci është tragjik: dy persona kanë humbur jetën, mes tyre edhe 42-vjeçarja nga Tetova, Maltina Ferati, ndërsa pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital. Viktima…

Lajme ditore

AKSIDENT NË DEBRESH, 52-VJEÇARI RRËZOHET NGA SHKALLËT DHE LËNDOHET RËNDË

AKSIDENT NË DEBRESH, 52-VJEÇARI RRËZOHET NGA SHKALLËT DHE LËNDOHET RËNDË Më 12.11.2026, në orën 15:10, në SPB Tetovë, nga Qendra Mjekësore e Gostivarit është raportuar se tek ata është sjellë me lëndime të rënda trupore G.R. (52) nga fshati Debresh i Gostivarit. Sipas raportimit, ai i ka marrë lëndimet gjatë rrëzimit nga një shkallë ndërsa…

Lajme

Arrestohen dy persona në Sërmnovë të Gostivarit, policia u sekuestron marihuanë

Më 12.11.2026, në orën 15:30, në fshatin Sërmnovë të Gostivarit, punonjësit e policisë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personat B.D. (23) nga Gostivari dhe I.G. (23) nga fshati Sërmnovë, Gostivar, sepse gjatë kontrollit tek ata është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Ata janë ndalur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tyre…

Lajme

Arben Taravari, ministër më i suksesshëm i Shëndetësisë që edhe sot vazhdon të sulmohet – Pse?

Edhe pas përfundimit të mandatit në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, Arben Taravari vazhdon të jetë në qendër të kritikave dhe akuzave politike. Megjithatë, për të vlerësuar punën e tij, është e rëndësishme të rikujtohet se çfarë u bë në sektorin e shëndetësisë gjatë kohës kur ai drejtonte këtë institucion. Gjatë mandatit të tij, një…