Connect with us

Lajme

Tetova e ngulfatur me mbeturina / Të punësuarit e Ndërmarrjes tre muaj pa rroga

Published

on

Mërgimtarët ende nuk kanë ardhur. Fluksi i zakonshëm i verës në Tetovë ende nuk ka nisur, por qyteti është i stërmbushur me mbeturina.

 

Të punësuarit e NPK “Tetovë” vazhdojnë të kenë vonesa në rroga. Kanë treguar se paga nuk kanë marrë tashmë 3 muaj, por sipas kryetarit të komunës, fajet i kanë qytetarët që hedhin mbeturina vend e pa vend. Bilall Kasami në seancën e Këshillit tregoi se tash janë instaluar kamera dhe se inspektorati komunal do të sanksionojë qytetarët e papërgjegjshëm.

“Problematika tjetër që ka të bëj me kulturën e qytetarëve për të hedhur mbeturina gjithandej dhe në atë pjesë ne jemi duke punuar për të gjetur zgjidhje. Desha t’i informoj qytetarët se veç më në disa pika kritike janë të instaluara kamera të cilat përcjellin keqpërdorimet qytetarët e pandërgjegjshëm, informata që i kam, inspektorati komunal për ekologji veç më është në shqyrtim të atyre kamerave dhe informojmë qytetarët se do të ketë dënime dhe padi për ata qytetarë të pandërgjegjshëm që hedhin mbeturinat aty ku nuk e kanë vendin”, tha Kasami.

Kryesuesi i Këshillit Komunal Besa Durimishi për mosmarrjen e rrogave akuzon pushtetin qendror, gjegjësisht drejtorin për të Hyra Publike se ua bllokon llogarinë, ndërsa shton se deri sa llogaria do të jetë e bllokuar nuk do të ketë rroga për të punësuarit e NPK-së.

“Është fakt se Drejtoria e të Ardhurave Publike ka bllokuar xhirollogarinë e NPK “Tetova” borxhi që është nuk është borxh që ne e kemi krijuar por ne e kemi trashëguar dhe përballemi me bllokada të ndryshme nga institucionet qendrore.
Gazetari: Nuk kanë rroga të punësuarit dhe pyetja ishte se kur do marrin rroga?
-E përmenda se ndërmarrja e ka xhirollogarinë e bllokuar.
Gazetari: Kjo do të thotë se do të vazhdojnë të ngelin pa rroga?
-Po”, tha Durmishi.

Në nëntor të vitit që e lamë pas, Komuna e Tetovës ndau 25 milionë denarë NPK “Tetova” për të mbuluar në atë kohë pagesat e të punësuarve me kontrata. Edhe pse atëherë u tha se me këto mjete do të paguhen rrogat deri në fund të vitit dhe më pas situata me rrogat do të stabilizohet, përsëri të punësuarit e NPK “Tetova” janë tash e tre muaj pa rroga.

Continue Reading

Gosip

Xhulian Shabani me klipin e Luiz Ejllit fiton vendin e parë nga publiku!

Published

on

By

Në faqen zyrtare të “Netëve të klipit shqiptar” në edicionin e 21-t , vendi i parë çmimi i publikut i ka takuar videoklipit “Amanet” me protagonist Luiz Ejli.

Ndërkohë që klipi “Amanet “ishte klipi më i votuar online nga publiku , në skenë për të marrë çmimin u ngjit Xhulian Shabani, producent i këtij klipi.

Shabani me këtë rast falenderoi të gjithë ata që e kanë përkrahur me votat e tyre, në veçanti përshëndeti “Ejllat”, fansat e zjarrt të Luizit, si dhe vetë Luiz Ejllin artistin që i dha motiv të shpreh kreativitetin e tij në këtë videoklip.

Ishte punë e gjerë nga një ekip profesionist i Synopsis Ads, ku shfrytëzoi rastin t’i përshëndes të gjithë sepse besoni në atë temperatur të lartë që është prodhuar klipi ishte shumë i vështirë realizimi i klipit, u shpreh Xhuliani.

Më tej Shabani falenderoi edhe Elvis Pupën dhe Santiana Malokun që ishin aktorë, si dhe gjithë bashkëpuntorët e Synopsys ads që kontribuan të realizohet me sukses ky klip.

Në fund fare Xhulian Shabani tha se këtë klip dhe këtë sukses i’a përkushton babait të tij tashmë të ndjerë , që beson se e shikon prej lartë dhe krenohet me Xhuliani/ Fol.mk

Continue Reading

Lajme

Baton Haxhiu paraqitet në SPAK për çështjen Inceneratorëve? (Video)

Published

on

By

Gazetari Baton Haxhiu i është drejtuar këtë të enjte ambienteve të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion.

Gazetarja Anila Hoxha ka siguruar momentin kur Haxhiu hyn në SPAK. Por, nuk dihet ende nëse është paraqitur për të bërë ndonjë kallëzim apo është thirrur nga prokurorët për ndonjë nga dosjet që kjo prokurori po heton.

Haxhiu punon në media si gazetar prej disa vitesh, përfshirë edhe raportimin e genocidit në vitin 1999 në Kosovë, ndërsa vitet e fundit është prezantuar edhe si analist në panelet televizive.

Continue Reading

Lajme

FNA: Jeton Shaqiri dhe Halit Ferati fajtor që Arsimi i Lartë në Maqedoninë e Veriut është në krizë

Published

on

By

Profesorë të korruptuar, hajna dhe plagjiatorë përditë po prodhojnë analfabetë funksional. Skandali thellohet kur këta shkatërrues të cilësisë në arsimin e lartë po rehablitiohen nga personat më kompetent për t’i ndëshkuar ata, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri dhe drejtori i Inspektoratit të Arsimit, Halit Ferati.

Për të shpëtuar arsimin nga fundosja e tërësishme, FNA-ja disa herë ka denoncuar dhe ka ofruar prova për raste të hajnisë dhe korrupsionit në arsimin e lartë. Rrallë kemi marrë përgjigje ndërsa asnjëherë s’janë ndërmarrë masa konkrete kundër shkelësve të denoncuar nga ne, përkundër vendimeve për shkelje të konstatuara. Kështu, Halit Ferati dhe Jeton Shaqiri po stimulojnë korrupsionin në arsim.

Po bëhet 1 vit që kur u konstatua se Agron Alili ishte avancuar kundërligjshëm dhe asgjë nuk është ndërmarrë deri sot, përkundër që FNA-ja posedon prova ku ministri Shaqiri premton se do të ndërmerr masa. Alili vijon që çdo mëngjes të vishet nën petkun e profesorit dhe të del para studentëve, sikur të mos ishte një prej personave që rrezikon cilësinë e arsimit të lartë. Theksojmë se ky nuk është rasti i vetëm pa epilog.

Aleat i ministrit në këtë ‘luftë’ për mbrojtje dhe strehim të shkelësve të ligjit është drejtuesi i Inspektoratit të Arsimit, Halit Ferati. Deri te ky institucion, FNA-ja ka kohë që dorëzon prova dhe indicie për shkelës potencial ndërsa nuk po marrim asnjë përgjigje. Halit Ferati ta lëshojë karrigen e drejtorit nëse s’ka guxim, s’din ose nuk dëshiron që të luftojë korrupsionin në arsim.

Me praktikën e mosndëshkueshmërisë të ministrit Shaqiri, frikën e Feratit për t’i çuar deri në fund hetimet dhe gjendjen në të cilën ndodhet arsimi sot, FNA-ja konsideron se janë pjekur kushtet që kryeministri të ndërhyjë dhe t’i shkarkojë urgjentisht dy frenuesit më të mëdhenj të luftës kundër korrupsionit, hajnisë dhe plagjiaturës në arsimin, Jeton Shaqirin dhe Halit Feratin.

FNA-ja nuk do të qëndrojë duarkryq, ndërkohë që presim persona më kompetent t’i zënë karriget e institucioneve të lartëpërmendura, do të vazhdojmë të bëjmë publike çdo parregullsi që vë në rrezik cilësinë e arsimit të lartë. FNA-ja përsërit edhe njëherë nevojën për veting në arsim të lartë, vetëm në atë formë do ta shpëtonim arsimin nga këto hajna, plagjiatorë dhe persona të korruptuar, përfubdojn nga FNA.

Continue Reading

TOP Lajme