Lajme
RDM: Qeveria hoqi kontrollin dhe u hapi rrugë marrëveshjeve “në katër sy”

Deri në 120 mijë euro për punë ndërtimore pa shpallje publike dhe 600 euro për të paraqitur një ankesë. Këto janë dy nga ndryshimet që partia RDM i kundërshton në Ligjin për prokurimet publike, të miratuara me 63 vota pro.
Sipas partisë, rregullat e reja zgjerojnë hapësirën për marrëveshje të drejtpërdrejta, ndërsa ua vështirësojnë kompanive të vogla kundërshtimin e vendimeve për tenderët.
RDM akuzon shumicën parlamentare se ka shpërfillur paralajmërimet e ekspertëve vendas, të Qendrës për Komunikime Qytetare dhe të Komisionit Evropian për rritjen e rrezikut të korrupsionit. Partia kundërshton edhe arsyetimin e kryeministrit se ndryshimet synojnë të parandalojnë rrëzimin e qëllimshëm të tenderëve. Sipas saj, abuzimet duhen ndëshkuar pa dobësuar kontrollin dhe pa ua shtrenjtuar të drejtën e ankimit të gjitha kompanive.
Sipas RDM, debati publik është përqendruar te rritja e pragut për prokurimet me vlerë të vogël nga 5.000 në 10.000 euro. Por, siç thekson partia, ndryshimet hapin mundësinë për prokurime pa shpallje deri në 25.000 euro për mallra dhe deri në 120.000 euro për punë ndërtimore. Për blerjet me vlerë më të vogël, RDM propozon përdorimin e detyrueshëm të katalogëve elektronikë, përmes të cilëve sistemi do të kërkonte automatikisht oferta nga disa kompani. Çdo kontratë e lidhur do të publikohej menjëherë.Partia kërkon gjithashtu rikthimin e pëlqimit paraprak të detyrueshëm nga Byroja e Prokurimeve Publike për procedurat me negocim pa shpallje. Ajo propozon që institucionet të publikojnë njoftim përpara nënshkrimit të kontratave të tilla, në mënyrë që konkurrentët të kenë mundësi të reagojnë, si dhe që prokurimet me rrezik të monitorohen përmes mjeteve digjitale.
Sipas RDM, trefishimi i tarifës së ankimit nga 200 në 600 euro mund t’i dekurajojë kompanitë e vogla të kërkojnë mbrojtje juridike. Në vend të tarifës më të lartë për të gjithë, partia kërkon të verifikohet nëse ankuesi ka interes juridik dhe kapacitet real për ta zbatuar kontratën. Kur provohet abuzimi, ajo propozon gjoba dhe denoncime në Odën e Avokatëve, si dhe kufizimin e honorarëve të avokatëve që mbulohen nga shteti në prokurimet me vlerë të vogël.RDM kundërshton edhe pagesën për qasje në të dhënat e prokurimeve publike, duke vlerësuar se ajo ua vështirëson qytetarëve, gazetarëve dhe organizatave qytetare mbikëqyrjen e shpenzimeve buxhetore.
“Të dhënat për çdo denar të shpenzuar nga fondet publike duhet të jenë falas dhe të qasshme për të gjithë”, thuhet në kumtesë.
Partia kërkon të tërhiqen dispozitat që, sipas saj, ulin transparencën dhe të vendosen rregulla që mbrojnë konkurrencën dhe paratë publike.
22:34
Elisa Spiropali përjashtohet nga të gjitha funksionet në Partinë Socialiste
22:22
140 mijë të diagnostikuar me diabet në Maqedoninë e Veriut, 40 mijë të tjerë jetojnë me sëmundjen pa e ditur
22:04
LSDM-ja i gëzohet largimit të 30 anëtarëve drejt ZNAM-it: “S’do të na gërryejnë më nga brenda!”
21:59
Fatmir Ismaili: Do të vazhdoj përkrahjen për këshilltarët shqiptarë në Butel, sulmet ndaj ASH-së nuk janë rastësi
Të Gjitha Lajmet
Më të Lexuarat
01
Ali Ahmeti nga Saraji: Me rininë i bëmë ndryshimet, bashkë do të vazhdojmë t’i bëjmë
02
140 mijë të diagnostikuar me diabet në Maqedoninë e Veriut, 40 mijë të tjerë jetojnë me sëmundjen pa e ditur
03
Sjellje agresive dhe fyerje ndaj një punonjëseje të Prokurorisë në Gostivar
04
Bastisje në rrethinë të Gostivarit, gjendet drogë, tre persona privohen nga liria
05
Arrestohet 39 vjeçari nga Banjica e Poshtme, dërgonte mesazhe dhe video kërcënuese, i kërkonte para një burrit nga Gostivari

Politika
Ali Ahmeti nga Saraji: Me rininë i bëmë ndryshimet, bashkë do të vazhdojmë t’i bëjmë

Lajme
Elisa Spiropali përjashtohet nga të gjitha funksionet në Partinë Socialiste

Lajme
140 mijë të diagnostikuar me diabet në Maqedoninë e Veriut, 40 mijë të tjerë jetojnë me sëmundjen pa e ditur

Lajme
LSDM-ja i gëzohet largimit të 30 anëtarëve drejt ZNAM-it: “S’do të na gërryejnë më nga brenda!”

Lajme
Fatmir Ismaili: Do të vazhdoj përkrahjen për këshilltarët shqiptarë në Butel, sulmet ndaj ASH-së nuk janë rastësi

Lajme
Durmishi i përgjigjet BDI-së: Badinteri nuk është monopol i askujt!

Lajme
Alarm: Mashtruesit përdorin emrin e “Safe City”, qytetarëve u dërgojnë gjoba të rreme!






