Connect with us

Lajme

“800 mijë eurot e Serbisë dhe “patrioti” i Beligradit!

Published

on

Shkruan: Rami Mislimi

Askush nuk do ta kishte imagjinuar që në zemër të Tetovës do të vinte Serbia. Nuk erdhi me tanke, por erdhi me para dhe me leje tê Bilall Kasamit.

Tetova qyteti i rezistencës, i demonstratave të 68-së, i themelimit të përgjakshëm të Universitetit të Tetovës, i luftës së 2001-shit ka qenë gjithmonë në ballë të ngjarjeve kombëtare.

Por sot, ajo Tetovë krenare nuk ekziston më. Sot, kemi përulur kokën. Sot, kemi shkelur mbi gjakun e të parëve tanë.

Tetovarët lejuan që Serbia të hyjë në mes të qytetit, për të dhuruar 800 mijë euro kryetarit Bilall Kasami atij që në fushata sillet me djalin e Adem Jasharit dhe fotografohet me Albin Kurtin.

Si t’ua shpjegojmë vëllezërve tanë në Kosovë se ndajmë dhimbjen me ta, kur nga ana tjetër pranojmë ndihma nga Serbia?

Si tu dalim përballë nënave të dëshmorëve, grave të dhunuara, fëmijëve pa prindër e baballarëve pa djem, ndërkohë që ne u përulemi atyre që shkaktuan këtë dhimbje?

Çfarë na duhej ky donacion, nëse çmimi i tij është historia dhe nderi i Tetovës?

Në Kosovë ende nuk është tharë gjaku i luftës. Ende ka gra të shpërngulura që jetojnë me plagët e pashëruara. E ne, ndërkohë, e lejojmë flamurin serb të valojë simbolikisht mbi Tetovên tonë?

Si e lejuam që Bilall Kasami të bëhet patriot natën duke kënduar për Adem Jasharin dhe ditën të marrë donacione nga shteti që e vrau Adem Jasharin?

Si pranuam ne terovarët që ai qê sjell Albin Kurtin për fotografi ditën të bëj pazare natën me Serbinë?

Bilall Kasami, nuk mund të jesh ditën patriot e natën tradhtar.

O je patriot, o je tradhtar! S’ka mes

Nuk mund të këndosh për Adem Jasharin dhe të përulesh para atyre që vranë Adem Jasharin!

Nëse po e bën për vota serbe, maqedone, atëherë thuaje. Nëse e do edhe një mandat merre, por mos e përdhos më emrin e Tetovës me para nga Serbia.

E tash, si ta quajmë Bilall Kasamin, kur për pak mijëra euro na shiti historinë dhe nderin?

Në emër të Bilall Kasamit, për vite me radhë, do të mbetet njolla e flamurit të Serbisë mbi Tetovên tonë. Dhe ai le të vazhdojë t’i këndojë Adem Jasharit.

Bilall, Tetova nuk ka nevojë për donacione të përgjakura dhe tetovarët nuk do ta falin kurrë!

Continue Reading

Lajme

ASH: Nga konferenca në katastrofë – realiteti pas propagandës së VLEN-it

Published

on

By

Sa herë që eksponentët e VLEN-it dalin në konferenca për media dhe flasin për të ashtuquajtura arritje, në prapavijë po ndodhin skandale që thellojnë krizën e përfaqësimit dhe diskriminimit institucional ndaj shqiptarëve. Ndërsa VLEN paraqitet si shpëtimtare e shqiptarëve, realiteti në institucionet shtetërore është krejt tjetër: shqiptarët getoizohen, poshtërohen, anashkalohen dhe përjashtohen.

Pa u mbyllur ende fjalimet në konferenca, media publikon lajme për punësime me karakter të hapur etnik. Shembulli më i freskët është ai i Ministrisë së Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, një ministri e re që që në fillesat e saj po ndërton një strukturë të pastër etnike, ku dominimi i një komuniteti është i dukshëm dhe i papranueshëm.

Sipas të dhënave zyrtare, kjo ministri ka lëshuar së fundmi 20 vendime të reja për punësime, prej të cilave 19 janë maqedonas dhe vetëm 1 shqiptar. Ky është një vazhdim i një trendi të rrezikshëm të konkurseve të njëanshme dhe punësimeve masive që anashkalojnë qytetarët shqiptarë. Nuk është hera e parë që kjo ndodh në këtë institucion. Më 9 korrik, Ministria e Energjetikës kishte punësuar 18 kuadro të reja dhe asnjëri prej tyre nuk ishte shqiptar. Zero shqiptarë në një valë të re punësimesh – kjo është formula e re e diskriminimit institucional që po aplikon qeveria e VMRO-DPMNE, tashmë me përkrahjen e heshtur dhe bashkëpunimin e vazalëve të VLEN-it.

Edhe për ato pak punësime simbolike që realizohen, kuadrot shqiptarë po përdoren si mjet propagandistik – ekzaltohen dhe detyrohen të ekspozohen nëpër fotografi dhe rrjete sociale, për të krijuar iluzionin e një suksesi që nuk ekziston. Kjo është një strategji e VLEN-it për të mbuluar dështimet flagrante në përfaqësimin real të shqiptarëve në institucionet shtetërore, duke u përpjekur të mashtrojë opinionin publik me raste të izoluara, ndërsa shumica vazhdojnë të përjashtohen.

Aleanca për Shqiptarët dënon këtë praktikë diskriminuese dhe të qëllimshme që synon deshqiptarizimin sistematik të institucioneve shtetërore. Shqiptarët nuk janë qytetarë të dorës së dytë dhe nuk do të pranojnë që përfaqësimi i tyre të jetë simbolik, për më tepër në një qeveri që premtoi barazi dhe drejtësi.

Kërkojmë reagim urgjent nga të gjitha institucionet përkatëse dhe apel për ndërprerjen e menjëhershme të politikave selektive në punësime. Nëse VLEN ka vendosur të heshtë dhe të kthejë shpinën interesave të shqiptarëve, Aleanca për Shqiptarët do të jetë zëri i çdo të riu të përjashtuar, i çdo profesionisti të anashkaluar dhe i çdo qytetari që ndjehet i poshtëruar nga kjo qeverisje e padrejtë.

Barazia nuk është favor, është e drejtë. Heshtja është bashkëfajësi.

Reagim nga Aleanca për Shqiptarët

Continue Reading

Lajme

Tërmet në Maqedoni

Published

on

By

Këtë pasdite është regjistruar tërmet në Maqedoni, me lartësi prej 1.5 ballë të shkallës së Rihterit.

Tërmeti ka qenë me epiqendër në Pehçevë, në thellësi prej 5 kilometra.

Nuk është denoncuar për dëme materiale apo lëndime në njerëz.

Continue Reading

Lajme

Përqafimi i Bilit me Gordanën!

Published

on

By

Nga Medai Shaholli

Presidentja e “državës Severna” Gordana Siljanovska, dje vizituar komunën e Tetovës sipas agjendës të parapërcaktuar apo te rastësishme, ku përmes incizimeve video të transmetuar nga TV21, shihet kur kryekomunari i Tetovës Bilal Kasami, i ekzaltuar nga kjo vizitë e Gordanës e përqafon Presidenten sikur ta kish patur nënë apo motër, teze apo mbesë, si forma të shprehjes së dashurisë dhe respektit familjar, gjë që në këtë rast nuk ka të bëjë me lidhje familjare, por me kreun e shtetit fakt i cili flet shumë.

“Afërsia” dhe përqafimet e rralla të kreut të komunës Bil Kasami me Presidenten e vendit, tregojnë qartë shenjat e servilizmit si njeriu i besuar i pushtetit, që nuk përfaqëson qytetarët e Tetovës të cilët janë me shumicë të parkatësise etnike shqiptare, por kukullën e pushtetit që i shërben atij pushteti, ku i është “betuar” se do të jetë lojal deri në fund.

Në këtë takim me Presidenten Gordana, e cila ka heshtur për fushatën antishqiptare të komitëve në qeverinë e koalicionit për çështjen e ndryshimeve kushtetuese dhe të gjuhës shqipe, ku shqipja jonë ngelet si 20% i turpit dhe i përdhosjes së identitetit kombëtar, si një vazhdim i rrugës nacionaliste të keyekomitit Micko ndaj shqiptarëve, Bili ynë i vockël për këto qëndrime nuk e “çanë trapin”, por përkundrazi, flet me superlativa për Presidenten Gordana si zonja e parë e vendit më e “dashur se nëna e tij”, ku ai mes tjerash u shpreh:
“Po ndajmë kënaqësitë dhe mirësitë e Tetovës me dashamirët tanë”!

Ky është Bili ynë i vockël por me sherrin e madh!

Continue Reading

TOP Lajme