Connect with us

Lajme

27 vjet nga rënia e Ismet Jasharit

Published

on

Sot mbushen 27 vjet nga rënia e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet Jashari.

Ai u lind në Orizare të Kumanovës më 16 prill 1967. Ishte i biri i Jashar Jasharit e i nënë Nuries. Mësimet fillore i mori në vendlindje, ndërsa në vitin 1982 u regjistrua në Gjimnazin e Kumanovës.

Ismeti ishte ndër të parët që mori pjesë në themelimin e fondit “Vendlindja thërret”. Ky fond u bë bazë kryesore e logjistikës dhe e financimit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Menjëherë pas epopesë së Prekazit, më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, militanti i përkushtuar i luftës çlirimtare Ismet Jashari bën përgatitjet e fundit për të hyrë në Kosovë. Më 11 mars të po atij viti, ai, bashkë me Fehmi Lladrovcin, Xhevë Lladrovcin, Mirush Dakën, Bekim Berishën, Agim Bajramin e të tjerë, futet në zonat ku po vepronte Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe arrin në Likoc të Drenicës, ku asokohe ndodhej baza më e rëndësishme e UÇK-së.

Me vendim të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet Jashari caktohet me detyrë ushtarake në zonën e Llapushës, me qëllim të zgjerimit dhe konsolidimit të radhëve të ushtrisë çlirimtare.

Më 23 gusht të vitit 1998, pasi ushtria armike kishte ndërmarrë të gjithat masat për të depërtuar në drejtim të Kleçkës, ku ndodhej edhe Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet Jashari organizon rezistencën në pikën e tij të pamposhtur, në Bajrak të Luzhnicës.

Më 24 gusht në mbrëmje, luftëtarët e lirisë kishin depërtuar thellë në pozicionet armike, duke u shkaktuar dëme në njerëz dhe në teknikë lufte, luftëtarët militantë, Gani Kastrati dhe Afrim Buçaj, nuk kishin arritur të tërhiqeshin.

Në mëngjesin e hershëm të 25 gushtit, Ismet Jashari kishte kundërsulmuar befasishëm, në përpjekje për t’i marrë trupat e ushtarëve të rënë. Pas disa orë luftimesh në një distancë të afërt, në altarin e atdheut, në Luzhnicë, bie trimi ndër më të dalluarit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet Jashari – Komandant Kumanova. Në altarin e atdheut kishin rënë edhe Nuhi Mazreku dhe Habib Zogaj.

Sot trupi i dëshmorit Ismet Jashari prehet në kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Kleçkë, ku pushojnë edhe trupat e 66 dëshmorëve të tjerë, të Brigadës 121, Ismet Jashari-Kumanova.

Continue Reading

Lajme

Osmani: Çairi është betejë e shqiptarëve me eksperimentin e Mickoskit

Published

on

By

Kandidati i AKI-së për komunën e Çairit, Bujar Osmani, në një intervistë për ZYRTARE.net e ka përshkruar situatën aktuale politike në këtë komunë si një sfidë për shqiptarët, duke e lidhur atë me “eksperimentin” e kryeministrit Hristijan Mickoski.

“Çairi paraqet paradigmën e shqiptarëve dhe shqiptarëve të Mickoskit, apo eksperimentit të Mickoskit. Sepse, nëse kjo betejë zhvillohet me VLEN-in, ne do ta fitojmë VLEN-in, por Mickoski do të krijojë edhe një VLEN tjetër, edhe një zgjatim tjetër, një instrument tjetër. Ne në thelb duam të parandalojmë idenë se kryeministri që mund të definojë skenën politike shqiptare,” tha Osmani.

Osmani tha se në Çair do të ngrihet flamuri siç tha i fitores kundër defaktorizimit të shqiptarëve./ZYRTARE.net/

Continue Reading

Lajme

Faton Ahmeti: Bajram Rexhepi do të jetë pranë Tetovarëve në çdo lagje në çdo fshat

Published

on

By

Shefi i shtabit zgjedhorë të AKI-së, Faton Ahmeti njëherit dhe sekretar i plrgjithshëm i BDI-së përmes një postimi ka përshkruar përkushtimin e Bajram Rexhepit gjatë punës për ndërtimin e gazsjellësit ku Rexhepi ishte çdo ditë në takim me qytetarët për të gjetur zgjidhje për duke i çuar punët përpara, shkruan Top24

Ahmeti më tej shtom se “Jam i bindur se kështu do të jetë edhe për Tetovën. Pranë qytetarëve, në çdo lagje dhe fshat, me përkushtim dhe me zemër.
Sepse i tillë është Bajrami. I afërt, punëtor dhe njerëzor.”

Faton Ahmeti

Me Bajramin njihemi prej kohësh.
Në kohën kur menaxhonte ndërtimin e gazsjellësit e shihja çdo ditë me njerëzit, duke dëgjuar, duke gjetur zgjidhje, duke i çuar punët përpara. Nuk kishte ditë pa takim, pa angazhim, pa rezultat.

Jam i bindur se kështu do të jetë edhe për Tetovën. Pranë qytetarëve, në çdo lagje dhe fshat, me përkushtim dhe me zemër.
Sepse i tillë është Bajrami. I afërt, punëtor dhe njerëzor.

#AleancaKombëtarePërIntegrim
#bashkëPërTetovën

Continue Reading

Lajme

Kur Zeqirja Ibrahimi thoshte: Në komunën e Tetovës me Bilall Kasamin ka shumë korrupsion dhe fshatarët e Llercës janë me kontrata!

Published

on

By

Dikur e akuzonte rëndë, e quante të paaftë dhe i rrëzoi shumicën në Këshillin e Komunës së Tetovës, duke bërë që qytetarët në vend të pushimeve verore të përfshiheshin në fushatë zgjedhore. Këto ishin disa nga akuzat që kreu i sotëm i Alternativës, Zeqirja Ibraimi, i adresonte dikur tashmë partnerit të tij në koalicionin VLEN, Bilall Kasamit shkruan Tetovasot.

Të dy dikur ishin pjesë e një partie, por më pas u ndanë, për t’u ribashkuar sot në një koalicion të përbashkët. Megjithatë, kujtesa politike është ende e freskët.

Ibraimi, në kohën kur Tetova drejtohej nga Kasami, ngrinte pyetje të forta: “Kur vjen në Tetovë e sheh se ky qytet ende nuk ka ujë, ende nuk ka parkingje, ka plot qen në rrugë, ka mbeturina që askush nuk i mbledh, ka gropa kudo dhe mbi të gjitha, ka korrupsion. Këta që erdhën, çfarë ndryshuan nga ata që ikën?”

Sipas tij, i vetmi ndryshim ishte tek listat e kontratave: në vend të militantëve të BDI-së, aty ishin futur një numër i madh banorësh të fshatit Llercë.

Sot, megjithë këtë histori akuzash e përplasjesh, Ibraimi dhe Kasami ndajnë të njëjtën front politik nën ombrellën e VLEN-it.Tetovasot

Continue Reading

TOP Lajme