Connect with us

Lajme

Vjen dimri, meteorologët paralajmëron reshje të dendura shiu dhe bore

Published

on

Meteorologu Slavço Poposki paralajmëron një valë të re të lagësht që nga sonte drejt ditës së nesërme do të përfshijë të gjithë rajonin.

Sipas parashikimit të tij, të hënën dhe të martën (6 dhe 7 tetor) moti në Maqedoni do të jetë kryesisht i vrenjtur, më i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme shiu, të cilat lokalisht do të jenë më të dendura.

Për shkak të uljes së temperaturave, në malet mbi 1300 deri në 1400 metra mbi nivelin e detit priten reshje bore. Në disa zona priten edhe sasi të konsiderueshme shiu — mbi 25 litra për metër katror, të shoqëruara me erë të moderuar deri të fortë nga veriu.

Në Shkup dhe rrethinë gjithashtu do të ketë reshje të kohëpaskohshme shiu dhe erë të fortë, ndërsa në malet përreth më të larta mund të formohet edhe shtresë e re bore.

Temperaturat gjatë dy ditëve në vijim do të mbeten nën mesataren për këtë periudhë të vitit. Maksimumet ditore do të lëvizin mes 5 dhe 13 gradë Celsius, ndërsa në Shkup termometri do të ngjitet deri rreth 10 gradë.

Continue Reading