Gadaf Uzairi nga ASh-ja ka kritikuar vizitën e kryeministrit Hristijan Mickoski në Tetovë, ku është shfaqur në inspektim të punimeve bashkë me kryetarin aktual të Tetovës, Bilall Kasami.
Uzairi thotë se kjo vizitë ua kujton tetovarëve se shqiptarët trajtohen vetëm si dekor, jo si partnerë.
“I nderuar Kryetar i Komunës së Tetovës, z. Bilall Kasami,
Prania e Kryeministrit Mickoski në Tetovë nuk ju nderon përkundrazi, është kujtesa më e qartë se shqiptarët në këtë qeveri trajtohen si dekor, jo si partnerë.
Tetova meriton respekt dhe dinjitet!”, shkruan Uzairi.