Connect with us

Lajme

Uzairi: “Fabrika e premtimeve” boshe e Azir Aliut dhe Bilall Kasamit për Spitalin e Tetovës

Published

on

Sekretari organizativ i Aleancës për Shqiptarët, Gadaf Uzairi, ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Shëndetësisë, Azir Aliu, dhe kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, lidhur me premtimin për një investim prej 70 milionë eurosh në Spitalin e Tetovës.

Në një postim në rrjetet sociale, Uzairi i ka cilësuar këto zotime si “premtime boshe” të bërë për qëllime elektorale, duke kujtuar se pak javë më parë i njëjti ministër kishte dhënë një premtim tjetër që nuk u realizua.

Postimi i plotë i Uzairit:

“Perla e radhës nga “fabrika e premtimeve”
Azir Aliu dhe Bilall Kasami zbarkuan në Tetovë për të premtuar 70 milionë euro investim në Spitalin e Tetovës.

Të dashur qytetarë dhe ju heronjtë e Spitalit të Tetovës, mos harroni: vetëm pak javë më parë i njëjti ministër ju tha “do merrni vendim dhe pikë”. Pikën e morët… vendimin jo! Dhe këtë herë as nuk ju pa në sy, sepse e di që nuk mbajti fjalën.
Por ja ku kthehet tani jo me vendime, por me miliona… në letër.
E për ta bërë “filmin” më interesant, në skenë hyn edhe Bilall Kasami, që bën figurantin e premtimeve të rreme.
E dimë, është fushatë zgjedhore… por të paktën, kur të gënjeni, mos e bëni aq trashë sa të ofendoni inteligjencën e qytetarëve.
Sepse dinjiteti i mjekëve, infermierëve dhe gjithë stafit të Spitalit të Tetovës nuk blihet me premtime boshe”, ka përfunduar Uzairi.

Continue Reading

Lajme

Nafie Selmani: VLEN-i nga një projekt për ndryshim, në një shpresë të humbur dhe zhgënjim

Published

on

By

Nafie Selmani, aktiviste dhe ish-mbështetëse e koalicionit VLEN, ka dalë me një reagim të ashpër publik, duke e cilësuar këtë formacion politik si “një shpresë të humbur” dhe “një zhgënjim të thellë” për qytetarët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.

“Përplasjet e brendshme në VLEN, për të cilat kam paralajmëruar muaj më parë, sot janë bërë aq të dukshme sa nuk mund të mbulohen më as me fotografi të buzëqeshura e poza të inskenuara në Fejsbuk,” shkruan Selmani, duke shtuar se “propaganda e fotografive ka humbur fuqinë, sepse realiteti politik që jetojmë është tepër i zymtë për t’u fshehur pas filtrave.”

Ajo akuzon drejtimin e VLEN-it për premtime të pambajtura, thyerje të besimit dhe humbje të shpresës për ndryshim:

“Shumë prej atyre që dikur e mbronin VLEN-in me pasion, sot ndihen të mashtruar e të lënë pas dore. Disa kanë guxim të flasin hapur, disa të tjerë shprehin mllefin në rrethe të ngushta, nga frika e ndonjë hakmarrjeje.”

Selmani kujton se në zgjedhjet parlamentare, VLEN-i e shfrytëzoi maksimalisht popullaritetin e Albin Kurtit, por “sot kjo kartë nuk ka më vlerë”. Ajo kritikon ashpër Koordinatorin e VLEN-it, Bekim Qoku, i dërguar i Vetëvendosjes, për mungesë performance si deputet:

“Ka mbetur një nga figurat më të zbehta dhe më të padukshme në Kuvendin e RVM-së. Emri i tij u lakua jo për ndonjë nismë ligjore, por si deputeti më i paguar për udhëtime, për të cilat as vetë nuk është i sigurt nëse i ka bërë.”

Sipas saj, zhgënjimi do të reflektohet fuqishëm në zgjedhjet lokale të tetorit:

“Shqiptarët ose nuk do të dalin fare në votime, ose do të prishin fletët e votimit, ose do t’i drejtohen forcave opozitare. Në VLEN do të mbeten kryesisht votat e punësimeve familjare, të nipave e tezakeve, të djemve dhe jaraneshave të kryetarëve të partive.”

Në fund, Selmani shprehet e zhgënjyer që projekti për të cilin votuan nuk solli ndryshimin e premtuar:

“Ne votuam për Ndryshim të vërtetë, për meritokraci, për barazi, për politikë dhe njerëz që mbajnë fjalën. Por në vend të kësaj, morëm një kopje të vjetër të filmit të njëjtë, vetëm se këtë herë regjia ishte më e shtrenjtë. Tetori do të jetë interesant, e Çairi do të jetë vendimtar!” /Flaka Media/

Continue Reading

Lajme

ASH: Spitali i Tetovës nuk është treg elektoral – VLEN dhe Azir Aliu kalojnë çdo vijë të kuqe

Published

on

By

Aleanca për Shqiptarët denoncon aktin më të ulët politik të këtij viti: shantazhin e hapur elektoral të bërë nga ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, dhe ortakët e tij politikë në VLEN, ndaj 155 mjekëve, motrave medicinale dhe punonjësve administrativë të Spitalit Klinik të Tetovës.
Ky nuk është thjesht abuzim politik – ky është krim i mirëfilltë elektoral, është korrupsion i pastër dhe përdhunim i dinjitetit të profesionistëve të shëndetësisë.
Më 22 korrik 2025, Aliu doli para kamerave me një shfaqje teatrale, duke shpallur me bujë se “problemi është zgjidhur” dhe punësimet janë të garantuara. Ai e quajti “turp” dhe “jo njerëzore” çdo vonesë. Tre javë më pas, më 14 gusht, ky ministër pa skrupuj ndryshon fjalën: punësimet shtyhen për pas zgjedhjeve, me arsyetimin qesharak “për shkak të standardeve dhe ligjeve”.
Leximi politik i këtij veprimi është brutal në thjeshtësinë e tij: “Votoni për VLEN ose harroni vendin e punës.”
Në Spitalit Klinik të Tetovës me të madhe flitet se kandidatëve u është bërë presion i drejtpërdrejtë, duke u lënë të kuptohet se vetëm një votë për VLEN është bileta për të hyrë në punë. Ky është një akt i neveritshëm i shantazhit politik – një tradhti ndaj betimit të çdo mjeku dhe infermieri për t’i shërbyer jetës, jo politikës së pistë.
Aleanca për Shqiptarët kërkon nga Prokuroria Publike dhe Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit të hapin menjëherë hetime penale dhe të ndëshkojnë pa mëshirë çdo zyrtar të përfshirë në këtë skemë të pistë. Punësimet duhet të bëhen tani, menjëherë, pa kushte politike, pa pazare zgjedhore, pa blerje votash.
VLEN dhe Azir Aliu kanë kaluar çdo vijë të kuqe. Ata kanë futur duart në shëndetësinë publike dhe e kanë kthyer në pronë private për pazaret e tyre elektorale. Ata po e përdorin varfërinë dhe nevojën e qytetarëve si armë politike.
Ky është fundi i moralit tuaj politik, por është fillimi i hetimeve që do t’ju çojnë para drejtësisë.

Aleanca për Shqiptarët

Continue Reading

Lajme

“Blerim Sejdiu shet edhe një tokē tē komunës”

Published

on

By

BDI – Dega në Komunën e Zhelinës ka reaguar ashpër ndaj kryetarit të komunës, duke e akuzuar për vazhdimin e shitjes së tokave komunale për interesa personale informon Tetovasot.
Në reagim thuhet se pas shitjes së disa parcelave më herët, tani është vënë në shitje edhe një sipërfaqe prej afro 5.000 m² në zonën e quajtur “Muleza”.
“Po e copëtoni Zhelinën parcelë për parcelë, sikur të ishte plaçkë lufte! Çdo shitje është provë e marrëveshjeve të pista në kurriz të popullit. Ju nuk po qeverisni, po grabisni!”, thuhet në reagimin e degës së BDI-së.
Sipas tyre, çdo metër katror i shitur do të mbetet dëshmi e “tradhtisë ndaj kësaj toke”.

Continue Reading

TOP Lajme