Connect with us

Lajme

Trump për Erdogan: Ky burrë i shkëlqyer që bindi Hamasin!

Published

on

Donald Trump foli me median izraelite rreth detajeve të versionit të tij të planit të paqes në Gaza.

Presidenti amerikan përsëriti se ata janë shumë afër një marrëveshjeje.

Trump i tha Channel 12 se Hamasi duhet të veprojë shpejt për çështjen e lirimit të pengjeve.

“Reagimet ndaj planit tonë kanë qenë të shkëlqyera. Të gjitha vendet në botë janë pro. Netanyahu është pro. Hamasi gjithashtu ka bërë një rrugë të gjatë, ata duan ta bëjnë këtë. Tani është koha për detajet përfundimtare”, shpjegoi Trump.

Përveç kësaj, Trump dha detaje të bisedës me Netanyahun, për të cilat theksoi se kishte rezerva kur bëhej fjalë për planin e paqes.

Trump tha se i tha kryeministrit izraelit se ky ishte “shansi i Netanyahut për të fituar”, me të cilin ai u pajtua.

“Ai duhej të binte dakord. Ai nuk kishte zgjidhje tjetër. Të gjithë duhet të bien dakord me mua”, tha Trump.

Personi i parë i Shteteve të Bashkuara vlerësoi gjithashtu angazhimin e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.

“Ai ishte shumë i dobishëm në ushtrimin e presionit mbi Hamasin që të fillonte lirimin e pengjeve. Erdogan është shumë i dobishëm. Ai është i ashpër, por është miku im dhe ka qenë i shkëlqyer. I thashë se kam bërë shumë për ta dhe tani ata duhet ta bëjnë këtë për mua”, theksoi Trump. /tesheshi.com/

Continue Reading