Connect with us

Lajme

Taravari takoi sot ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë në vendin tonë, Petra Drexler

Published

on

Në takimin e mbajtur tek ambasada gjermane, kryetari Taravari dhe ambasadorja Drexler diskutuan mbi proceset politike në vendin tonë, me fokus në përmbylljen e ndryshimeve kushtetuese me qëllim të hapjes së negociatave për anëtarësimin e vendit tonë në BE, duke theksuar angazhimin e Aleancës për Shqiptarët që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të vazhdojnë bashkë rrugëtimin e tyre evropian.

Kryetari Taravari, po ashtu, falënderoi ambasadoren për përkrahjen e vazhdueshme që shteti gjerman ia jep Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Continue Reading

Lajme

Ish-ministri Ditmir Bushati reagon ashpër pas thirrjeve antishqiptare në Kumanovë: “Galeria e turpit” dhe kërcënim për bashkëjetesën

Published

on

By

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë dhe njohësi i mirë i zhvillimeve në rajon, Ditmir Bushati, ka reaguar ashpër pas ngjarjeve të rënda gjatë një ndeshjeje basketbolli në Kumanovë, ku janë dëgjuar thirrje të rënda dhe skandaloze kundër shqiptarëve.

Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, Bushati e ka cilësuar incidentin si një manifestim të pastër të urrejtjes etnike, duke shprehur shqetësim të thellë për pasojat që kjo gjuhë mund të ketë për bashkëjetesën në Maqedoninë e Veriut.

Reagimi i plotë i Bushatit:

“Ajo që ndodhi gjatë ndeshjes së basketbollit në #Kumanovë 🇲🇰 ishte një manifestim i qartë i urrejtjes etnike. Thirrjet “Shqiptar i mirë, shqiptar i vdekur” dhe “Dhoma gazi për shqiptarët” nuk janë vetëm fyese, por përbëjnë një kërcënim serioz për bashkëjetesën demokratike dhe barazinë mes maqedonasve dhe shqiptarëve si dy komunitete shtetndërtuese në 🇲🇰. Për më tepër, heshtja e zyrtarëve të lartë që ishin dëshmitarë të kësaj “galerie turpi” është e papranueshme. Dëshmi e faktit se nuk kanë nxjerrë mësimet e duhura nga ngjarjet e hidhura të së kaluarës.
#stopethnichate #ndalourrejtjenetnike” – ka përfunduar Bushati.

Continue Reading

Lajme

“Thirrjet fyese në Kumanovë, alarm për të gjithë ne”/ Ambasadori shqiptar në Maqedoninë e Veriut: Pres që autoritetet më të larta të flasin me përgjegjësi!

Published

on

By

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka reaguar për incidentin në Kumanovë, ku ndeshja e basketbollit u dominua nga kore raciste.

“Gjuha e urrejtjes nuk ka vend në sport, as në shoqëri, thotë ai në deklaratën publike për ngjarjen, teksa kërkon reagimin e autoriteteve.

“Thirrjet fyese në Kumanovë janë alarm për të gjithë ne. Bashkëjetesa kërkon angazhim të përditshëm, respekt për rregullat e lojës dhe për njëri-tjetrin — jo vetëm në tribuna, por kudo. Po ndjek me vëmendje reagimet institucionale dhe pres që autoritetet më të larta të Maqedonisë së Veriut të flasin qartë, fort dhe me përgjegjësi”, shkruan ambasadori.

Në palestrën e sportit në Kumanovë, gjatë ndeshjes së basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë u dëgjuan thirrje me gjuhë urrejtjeje dhe raciste kundër popullit shqiptar shqiptarëve.

Edhe pse thirrjet dëgjoheshin qartë, autoritetet e pranishme në sallë nuk ndërhyri për t’i ndalur.

“Le ta kuptojnë shqiptarët e mallkuar, emri maqedonas nuk do të zhduket. Maqedoni e pastër, e pastër, e pastër”, thërrisnin një pjesë e tifozëve në tribunë.

Të pranishëm ishin personalitete të larta shtetërore, përfshirë kryeministrin Hristijan Mickoski, kryetarin e Kumanovës Maksim Dimitrievski, ministrin e Punëve të Jashtme Panço Toshkovski dhe zëvendëskryeministrin Ivan Stoilkoviq.

Thirrjet dhe refrenet u dëgjuan gjatë gjithë ndeshjes. “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur” ishte një tjetër thirrje që brohoritej nga tifozët si dhe “Dhoma e gazit për shqiptarët”, duke iu referuar asaj që ndodhi gjatë Luftës së Dytë Botërore ndaj hebrenjve.

Continue Reading

Lajme

Mehmeti: Maqedonasit brohorasin ‘Vdekje shqiptarëve’, politikanët shqiptarë jargaviten e u luten: Mosni se nuk është mirë ashtu!?

Published

on

By

Nga Kim Mehmeti

Maqedonasit shpesh herë, edhe kur kanë ngrënë dajak nga të tjerët, i kanë sharë dhe ofenduar shqiptarët, ashti siç i shanë dhe ofenduan në Kumanovë gjatë ndeshjes së basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë!

Dhe pas ngjarjeve të këtilla, përfaqësuesit shqiptarë jargaviten duke u kujdesur që sa më butësisht e pa e ngritur zërin t’u thonë maqedonasve të jenë më të sjellshëm dhe t’ua rikujtojnë se Maqedonia është shtet i përbashkët, thuajse ata gabimisht janë edukuar si shovenë dhe thuajse ata nuk dinë se në këtë vend jetojnë edhe shqiptarë!?

Jo njëherë ka ndodhur – si në rastin e fundit në Kumanovë – që në prani të burrështetasve të Maqedonisë, shovenët maqedonas të brohorasin ‘Vdekje Shqiptarëve’ dhe ‘Vetëm shqiptari i vdekur është shqiptarë i mirë’ e atyre të mos u lëvritë as qerpiku, mbase pse për dallim nga politikanët shqiptarë ata e respektojnë zërin e popullit të vet!?

Po pra, përderisa politikanët maqedonas, në mos më shumë, heshtin kur populli i tyre shprehë dëshira që ata nuk munden për momentin t’ua plotësojnë, këta tanët nisin e jargaviten turpshëm edhe kur reagojnë, si për shembull VLEN’i, që në reagimin për rastin e Kumanovës e thekson se brohorimat e këtilla shovene janë zëri i pakicës maqedonase!

Kur lexon reagime të këtilla të turpshme të imponohet pyetja: nga e dinë politikanë shqiptarë se brohorimat e tilla e shprehin dëshirën e pakicës maqedonase!?

Ja unë publikisht e them: ato brohorima janë zëri i shumicës së maqedonasve ngaqë nëse do ishte ndryshe mediat dhe politikanët maqedonasë nuk do kishin frikë që t’i publikojnë dhe t’i dënojnë ato! (Kim Mehmeti)

Continue Reading

TOP Lajme