Largimi nga qeveria Mickoski-VLEN nuk ishte i rastësishëm. Taravari thotë se arsyeja kryesore ishte afrimi i qeverisë me “botën serbe”.
“Ky afrim automatikisht na largoi nga rruga e BE-së. Në Bruksel ka shqetësime serioze për ndikimin serbo-rus në Maqedoni,” theksoi ai.
Taravari paralajmëroi se shqiptarët duhet të jenë “rojet e demokracisë evropiane” dhe jo viktimat e planeve ideologjike të Beogradit dhe Moskës.