“Takimi me kryesinë e degës së Aleanca për Shqiptarët në Saraj me fokus të veçantë në zhvillimet e fundit politike dhe në procesin e riorganizimit të strukturave partiake.
Gjatë diskutimeve u analizua situata aktuale politike në vend, sfidat me të cilat përballen shqipëtarët, si dhe nevoja për një angazhim më të fuqishëm në terren.
Theks i veçantë iu kushtua forcimit të degës në Saraj, përmes ristrukturimit të nëndegëve, përfshirjes së kuadrove të reja dhe rritjes së komunikimit me anëtarësinë.” shkruan Taravari.










