Connect with us

Lajme

Taravari: Humbja e Arben Xhaferit mbetet po aq e ndjeshme edhe pas 13 vitesh

Published

on

Edhe pse kanë kaluar 13 vjet nga largimi i tij, humbja e Arben Xhaferit mbetet po aq e ndjeshme për të gjithë ata që e njohën dhe e vlerësuan.

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në një mesazh përkujtimor ka shprehur respektet e përjetshme për figurën e gjigandit të politikës shqiptare, duke theksuar se ai ka lënë pas një trashëgimi të pasur mendimesh dhe mësimesh për brezat e ardhshëm.

“Arben Xhaferi ishte një vizionar dhe mbrojtës i vendosur i të drejtave të shqiptarëve. Nga ai kemi shumë për të mësuar e kuptuar,” – ka theksuar Taravari.

Arben Xhaferi, një nga figurat më të shquara të skenës politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, mbetet simbol i përkushtimit, vizionit dhe guximit politik.

Continue Reading

Lajme

Ali Ahmeti kujton Arben Xhaferin në 13-vjetorin e ndarjes nga jeta

Published

on

By

Përmes një postimi në Facebook, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka kujtuar figurën e Arben Xhaferit në 13-vjetorin e vdekjes së tij informon Tetovasot.

“Edhe pse kanë kaluar 13 vjet nga ndarja e tij nga jeta, mungesa e Arbën Xhaferit ndjehet njësoj. Gjatë luftës së vitit 2001, kur kombi kishte nevojë për unitet, ai ishte aty për të bashkërenduar veprimet tona. As pas luftës, takimet dhe bashkëpunimi ynë nuk u ndalën,” shkroi Ahmeti.

Ai kujtoi se Xhaferi shpesh i thoshte: “Më konsidero si vëlla të madh”, duke e përshkruar atë si një mik të urtë, një mendje të kthjellët dhe një patriot që e donte kombin mbi gjithçka.

“I përjetshëm kujtimi për Arbën Xhaferin!”, përfundoi Ahmeti.

Continue Reading

Lajme

Kapen lëndë narkotike në automjetin e ISHP “Shtëpia e Shëndetit” – Berovë, ndalohet shoferi

Published

on

By

Një shofer i ISHP “Shtëpia e Shëndetit” – Berovë u arrestua në Vinicë pasi policia i gjeti marihuanë gjatë kontrollit të automjetit zyrtar.

Prokuroria e Koçanit ka dhënë urdhër për ndalimin e tij, ndërsa pas procedurave ndaj tij do të parashtrohet kallëzim penal.

“Më 14.08.2025, rreth orës 22:00, në rrugën “Vëllezërit Miladinov” në Vinicë, zyrtarët e policisë nga SPB Vinicë, në koordinim me SPB Berovë, arrestuan B.R. (29) nga Berova, pasi gjatë kontrollit iu gjetën marihuanë dhe letrat (rizlla). Më konkretisht, pas informacioneve operative të marra paraprakisht, policia ndaloi një automjet “Dacia Sandero” me targa të Berovës, pronë e ISHP “Shtëpia e Shëndetit” – Berovë, i drejtuar nga B.R.

Gjatë kontrollit, tek ai u gjet droga, pas çka u njoftua prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike në Koçan, i cili dha udhëzim që ai të arrestohej. Pas dokumentimit të rastit, ndaj B.R. do të parashtrohet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

Continue Reading

Lajme

Uzairi: “Fabrika e premtimeve” boshe e Azir Aliut dhe Bilall Kasamit për Spitalin e Tetovës

Published

on

By

Sekretari organizativ i Aleancës për Shqiptarët, Gadaf Uzairi, ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Shëndetësisë, Azir Aliu, dhe kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, lidhur me premtimin për një investim prej 70 milionë eurosh në Spitalin e Tetovës.

Në një postim në rrjetet sociale, Uzairi i ka cilësuar këto zotime si “premtime boshe” të bërë për qëllime elektorale, duke kujtuar se pak javë më parë i njëjti ministër kishte dhënë një premtim tjetër që nuk u realizua.

Postimi i plotë i Uzairit:

“Perla e radhës nga “fabrika e premtimeve”
Azir Aliu dhe Bilall Kasami zbarkuan në Tetovë për të premtuar 70 milionë euro investim në Spitalin e Tetovës.

Të dashur qytetarë dhe ju heronjtë e Spitalit të Tetovës, mos harroni: vetëm pak javë më parë i njëjti ministër ju tha “do merrni vendim dhe pikë”. Pikën e morët… vendimin jo! Dhe këtë herë as nuk ju pa në sy, sepse e di që nuk mbajti fjalën.
Por ja ku kthehet tani jo me vendime, por me miliona… në letër.
E për ta bërë “filmin” më interesant, në skenë hyn edhe Bilall Kasami, që bën figurantin e premtimeve të rreme.
E dimë, është fushatë zgjedhore… por të paktën, kur të gënjeni, mos e bëni aq trashë sa të ofendoni inteligjencën e qytetarëve.
Sepse dinjiteti i mjekëve, infermierëve dhe gjithë stafit të Spitalit të Tetovës nuk blihet me premtime boshe”, ka përfunduar Uzairi.

Continue Reading

TOP Lajme