Connect with us

Lajme

Ramadani ndaj VLEN-it: Dje kërkonin ta mbështesin kryetarin aktual, sot bëjnë moral – problemi i Arben Fetahut është pozita, jo BDI-ja

Published

on

Zyrtari i Aleancës për Shqiptarët, dega Likovë, Liridon Ramadani, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke komentuar zhvillimet e fundit politike në këtë komunë dhe akuzat që, sipas tij, po i drejtohen padrejtësisht Aleancës.

Postimi i Ramadanit:

“GATI DJE TA MBËSHTESIN, SOT BËJNË MORAL

Mbrëmë, kandidati i VLEN-it për Likovë pranoi publikisht se Arben Fetahu i ka ofruar kryetarit aktual mbështetje nga VLEN, nëse kandidatura për Likovën do t’i takonte Aleancës për Shqiptarët.

E tash, le të pyesim hapur, si mund të më përsërisni mua frazën që po i mbledh vota kryetarit aktual, kur udhëheqësi juaj ka qenë i gatshëm ta mbështesë vetë?

Ky fakt e vërteton edhe një herë atë që kemi thënë prej kohësh që problemi i Arben Fetahut nuk është BDI-ja, problemi i tij është pozita.

Po të ishte sot koalicioni i ASH me BDI në qeveri, e jo në opozitë, ai do të ishte i pari që do t’i thurte lavde Taravarit.

Gjërat po dalin vetë në shesh. Pas 19 tetorit, s’do të mbetet asgjë pa u sqaruar. E ju që sot bëni garë kush po shpif më shumë, do bëni garë kush rikthehet më shpejt.”, ka përfunduar Ramadani./SmartNews.mk/

Continue Reading