Connect with us

Lajme

Ramadani dhe Arifi në takim me OEMVP: Në fokus bashkëpunimi lokal–privat dhe zhvillimi ekonomik në komunat shqiptare

Published

on

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar të Komunës së Sarajit, Blerant Ramadani, së bashku me Erkan Arifin, kryetarin aktual dhe kandidatin e AKI-së për Komunën e Likovës, zhvilluan takim me përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP), përcjell SmartNews

Në fokus të takimit ishte propozimi i OEMVP-së për Platformën për Zhvillim Lokal të Maqedonisë së Veriut, si dhe mundësitë për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet pushtetit lokal dhe sektorit privat.

Në këtë takim morën pjesë edhe përfaqësuesit e lartë të OEMVP-së: U.d. Kryetari Nuhi Aliu, Kryetari i nderit, Xhemail Dauiti dhe Drejtori ekzekutiv, Durim Zekiri.

“Sot zhvilluam një takim shumë përmbajtësor me përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP), ku diskutuam mbi propozimin e tyre për Platformën për Zhvillim Lokal të Maqedonisë së Veriut.

Vlerësojmë kontributin e OEMVP-së në fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet sektorit publik dhe atij privat, dhe jemi të përkushtuar që përmes kësaj platforme të krijojmë mundësi reale për zhvillim lokal, rritje të investimeve dhe hapësira të reja ekonomike për qytetarët tanë.
#economy #OEMVP”, ka përfunduar njoftimin Ramadani./SmartNews.mk/

Continue Reading