Një reagim publik i një qytetareje ka nxitur debat në rrjetet sociale pas një postimi të Bashkim Hasanit, përfaqësues i koalicionit VLEN në Gostivar. Në fotografinë e publikuar nga Hasani, ku shihet duke u përshëndetur me qytetarë, zonja në fjalë ka reaguar ashpër duke thënë se fotografia e saj është përdorur pa pëlqimin e saj dhe në mënyrë të keqpërdorur për qëllime politike.
“Po u takuam rastësisht, më vjen shumë keq se e keqpërdorni foton tonë. Unë publikisht u shpreha se ne nuk ia japim votën 7, por drejt e pa dredhira, me plot bindje unë do votoj 4, me mirëkuptim”, ka shkruar qytetarja në reagimin e saj publik.
Ky reagim vë në pikëpyetje mënyrën e përdorimit të imazheve nga kandidatët gjatë fushatës, veçanërisht pa miratimin e personave të përfshirë. Ndërkohë, në postimin e tij, Hasani kishte shkruar: “Sot, së bashku me ekipin që vlen për Gostivarin, takuam qytetarët dhe shpërndamë programin tonë”, duke mos dhënë asnjë shpjegim lidhur me reagimin e gruas.
Kjo ngjarje ngre dilema për etikën e fushatës së VLEN-it dhe respektin ndaj qytetarëve që nuk duan të përfshihen në propagandë politike pa dëshirën e tyre.
