Connect with us

Lajme

Nevzat Bejta premtoi qenin e lagjes, Visar Ademi premton pasaporta për qentë endacakë

Published

on

Kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, Visar Ademi në pyetjen rreth problemit të qenve endacakë, doli me një risi të re inovative.

Ademi shprehet se pajisja me pasaportë dhe sterilizimi janë një nga zgjidhjet e këtij problemi.

“Këto organizata garantojnë që 2.000 nga çdo qytet i Maqedonisë mund t’i marrin dhe nëse ne bëjmë disa parametra, siç është çipëzimi i tyre, sterilizimi i tyre t’i pajisim me pasaporta dhe këto qen t’i vendosim në një platformë që do t’i adoptojë këto qen endacakë”, u shpreh Ademi.

Ai po ashtu theksoi se një nga zgjidhjet e këtij problemi është që qytetarët e Gostivarit të adoptojnë qentë endacakë.

Kujtojmë se ish-kandidati i vitit 2017 në Gostivar, Nevzat Bejta bëri gafë të madhe, kur tha çdo lagje duhet ta ketë qenin e vet.

Continue Reading