Connect with us

Lajme

Nënshkruhet vendimi për rikonstruksionin e rrugëve 103 dhe 108 në Sllatinë

Published

on

Me shumë kënaqësi, Kryetari i Komunës së Tearcës, Nuhi Neziri, ka njoftuar sot se është nënshkruar vendimi për realizimin e rikonstruksionit të rrugëve lokale 103 dhe 108 në fshatin Sllatinë.

Neziri theksoi se fjala është mbajtur dhe premtimi po bëhet realitet, duke shtuar se Sllatina meriton vetëm punë dhe projekte konkrete, jo fjalë boshe.

Ky projekt pritet të përmirësojë ndjeshëm infrastrukturën lokale dhe qasjen e banorëve, si pjesë e programit të komunës për modernizimin e rrugëve rurale në territorin e Tearcës.

Continue Reading