Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar komune të Tearcës, Nazim Taipi, bashkë me Kryetarin e Komunës, Nuhi Neziri, dhe bartësin e listës, Zemri Idrizi, zhvilloi takim me strukturat e Forumit Rinor të Aleancës Kombëtare për Integrim, shkruan SmartNews
Gjatë takimit u diskutua për idetë, vizionin dhe rolin e të rinjve në ndërtimin e së ardhmes së Komunës së Tearcës.
“Bashkë me Kryetarin e Komunës, z. Nuhi Neziri, dhe bartësin e listës, z. Zemri Idrizi, takuam strukturat e Forumit Rinor të Aleancës Kombëtare për Integrim. Diskutuam për idetë, vizionin dhe rolin e të rinjve në ndërtimin e së ardhmes së Komunës së Tearcës. ❤️ Me Tearcën n’zemër, #BASHKË me rininë për fitoren e 19 Tetorit!”, theksoi Taipi./SmartNews.mk/