Connect with us

Lajme

Nazim Taipi: Bujqësia prioriteti ynë

Published

on

Kandidati i AKI-së për komunën e Tearcës, Nazim Taipi gjatë ditës së sotme ka vizituar fermerët e fshatit Sllatinë, ku është theksuar nevoja për mbështetje më të madhe institucionale, qasje më të lehtë në inpute bujqësore si dhe ndihmë për zhvillimin e sektorit bujqësor, shkruan Top24.

Postimi i Taipit:

Bujqësia prioriteti ynë🙏
Gjatë takimit me fermerët në Sllatinë u theksua nevoja për mbështetje më të madhe institucionale, qasje më të lehtë në inpute bujqësore si dhe ndihmë për zhvillimin e sektorit bujqësor.
Fermerëve iu garantuam mbështetje institucionale në katër vitet e ardhshme:
– Hapjen e njësisë rajonale për bujqësinë në kuadër të komunës;
– Ofrimin e mbështetjes teknike nga administrata komunale për informimin dhe aplikimin e bujqve ne fondet e ndryshme për bujqësinë.
– Nxitjen e bashkëpunimit mes fermerëve, duke krijuar shoqatën komunale të bujqve.
Ky bashkëpunim pritet të forcojë qëndrueshmërinë e fermerëve dhe të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të fermerëve dhe të komunës.
#BASHKË për një bujqësi të zhvilluar!

Continue Reading