Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), për Vrapçishtin Isen Shabani, zhvilloi sot një takim të veçantë me mërgimtarët shqiptarë në Itali, duke u prit me entuziazëm dhe ngrohtësi nga komuniteti i diasporës.
Gjatë takimit, Shabani theksoi rëndësinë e bashkimit dhe përfaqësimit të drejtë, duke theksuar lidhjen e pandarë të mërgatës me vendlindjen. Ai vlerësoi përkushtimin dhe mbështetjen e mërgatës, duke theksuar se kjo është forca që e motivon për të punuar për një të ardhme më të mirë dhe për zhvillimin e komuniteteve lokale.
“Mbështetja e mërgatës është thelbësore për të ndërtuar një të ardhme të sigurt dhe me mundësi për të gjithë. Ne jemi këtu për të dëgjuar zërin tuaj dhe për të punuar së bashku,” tha Shabani.
Takimi u zhvillua në kuadër të fushatës #BashkëPërVrapçishtin, që synon të afrojë kandidatin me qytetarët, brenda dhe jashtë vendit, dhe të forcojë lidhjet me diasporën shqiptare.
#IsenShabani
#BashkëPërVrapçishtin
#MërgataNëItali



