Connect with us

Lajme

Marrëveshje e Ohrit – Kryevepër e karrierës e Ambasadorit të SHBA-së James W. Pardew!

Published

on

Ali Ahmeti me 250.000 CHF e financoi studion e ekspertit Amerikan Paul R. Wiliams, per hartimin e draft projektit të Marrëveshjes së Ohrit!

Në komunikimin tim me Ambasadorin James Pardew, Ai ma ka komunikuar se Marrveshja e Ohrit është : “…Mr. Sylejmani, thank you for the kind words. I consider the Ohrid Agreement to be the highlight of my professional career. jp…”!

( Z. Sylejmani, faleminderit për fjalët e mira. E konsideroj Marrëveshjen e Ohrit si kulmin e karrierës sime profesionale. jp)!

Rrolin dhe kontributin historik të Komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së e Udhëheqësit të popullit, Atdheut dhe Kombit Ali Ahmeti, tashmë e dijmë të gjithë!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 13 Gusht 2025!

Continue Reading

Lajme

Nga deponia në park: Rrëfimi frymëzues i Bujar Osmanit për fëmijërinë dhe misionin e tij

Published

on

By

Kandidati i Besëlidhjes Aleanca Kombëtare për Integrim, Bujar Osmani, përmes një video pronocimi në faqen e tij në rrjetin social Facebook ka ndarë një rrëfim personal nga fëmijëria e tij në Seravë, i cili sipas tij ka formësuar misionin e tij për t’i shërbyer komunitetit, përcjell PressOnline.al.

Ai kujton se në moshën 17 vjeçare, pranë shtëpisë së tij ndodhej një deponi me mbeturina dhe makina të vjetra të shkatërruara. Në vend që të priste ndihmën e dikujt tjetër, Osmani nisi vetë aksionin: trokiti derë më derë për të mbledhur mbështetje nga fqinjët, dhe së bashku arritën të ndërtonin parkun dhe fushën e parë të lagjes.

“Që si fëmijë e kuptova se ndryshimi fillon nga vetë ne. Kur kujdesesh për lagjen tënde, ajo mbetet për të gjitha brezat që do të vijnë,” u shpreh Osmani, duke theksuar se ky ka qenë parimi i tij gjatë gjithë jetës, qoftë si mjek, shërbyes publik apo funksionar.

Ai shton se tashmë është koha ta vazhdojë atë mision aty ku u rrit – në Çair, me synimin për të lënë pas “vepra e jo fjalë boshe”.

Në vazhdim, fjalimi i tij i plotë në video prononcimin e shpërndarë:

Kur isha fëmijë, këtu kishte një deponi, erë, mbeturina dhe vetura të vjetra, të shkatërruara. Isha vetëm 17 vjet kur vendosa që nga kjo deponi të bënim park dhe një fushë të vogël. Në vend që të prisnim dikë tjetër ta rregullonte, trokita në çdo derë, te çdo fqinj i lagjes për të kërkuar mbështetje. Secili dha aq sa mundi, të gjithë ndihmuan sa patën mundësi. Me atë që mblodhëm dhe me shumë punë të përbashkët, bëmë parkun e parë dhe fushën e parë në lagjen tonë. Që si fëmijë e kuptova se ndryshimi fillon nga vetë ne, kur kujdesesh për lagjen tënde dhe për komunitetin tënd, ajo mbetet për të gjitha brezat që do të vijnë. Unë besoj se nuk ka asgjë më fisnike se sa të shërbesh dhe të ndihmosh, që nga ajo kohë e deri më sot ky ka qenë misioni im, të lë pas vepra e jo fjalë boshe. Gjithë jetën ia kam kushtuar shërbimit ndaj qytetarëve, si mjek, si shërbyes publik dhe si funksionar. Tani ka ardhur koha të ndihmoj aty ku jam rritur, në Çair dhe të vazhdoj atë që e fillova si fëmijë.

Video materiali: https://www.facebook.com/share/v/1GXam5XuK6/

Continue Reading

Lajme

ASH: Aliut i kanë mbaruar gënjeshtrat – mashtrimi më i madh në histori me punësimet në Spitalin e Tetovës doli zbuluar

Published

on

By

Në një konferencë për media, Genc Selmani, nga Departamenti i Shëndetësisë në Aleancën për Shqiptarët, akuzoi ministrin e Shëndetësisë, Azir Aliu, për mashtrim publik dhe përdorim politik të stafit shëndetësor.

Selmani tha se edhe pse Fondi i Sigurimit Shëndetësor kishte refuzuar kërkesën për punësime, Aliu vazhdoi të deklaronte se punonjësit do të merrnin vendet e punës, duke përfshirë edhe militantë të VLEN-it. “Ministrit të Shëndetësisë i kanë mbaruar gënjeshtrat. Kjo është një nga manipulimet më të mëdha të bëra ndonjëherë me personelin shëndetësor,” tha ai.

Ai theksoi se procesi i punësimeve është në kundërshtim me Ligjin për Zgjedhje, neni 8A, i cili ndalon çdo punësim të ri pas shpalljes së zgjedhjeve, përveç rasteve urgjente dhe të pashmangshme. “Punësimi i stafit mjekësor nuk përbën urgjencë ligjore, pasi personeli aktual ka kontrata aktive,” deklaroi Selmani.

Selmani gjithashtu akuzoi ministrin për marketing politik: “Ky proces nuk kishte për qëllim përmirësimin e shëndetësisë, por marketingun politik të ministrit. Lista përfshinte edhe militantë të VLEN-it, gjë që e bën të qartë shfrytëzimin elektoral të dinjitetit të mjekëve dhe infermierëve,” tha ai.

Në përmbyllje të konferencës për media, Selmani njoftoi se Aleanca për Shqiptarët do të dorëzojë ankesë në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe kërkoi fundin e praktikës së listave partiake. “Vendet e punës duhet t’u takojnë kandidatëve meritorë dhe jo militantëve partiakë. Do të kërkojmë hetim të plotë dhe do të mbrojmë dinjitetin dhe mirëqenien e çdo qytetari,” përfundoi ai.

Continue Reading

Lajme

Konkursi për specializantë në Spitalin e Tetovës pritet të anulohet? (Dokument)

Published

on

By

Pas shumë parregullsive, pritet të anulohet konkursi për pranimin e mjekëve specializantë në Spitalin Klinik të Tetovës, i cili ishte shpallur në kohën e ish-drejtorit Agim Berisha.

Sipas informacioneve jozyrtare që ka siguruar portali TS, përgjigjja përfundimtare nga Komisioni Shtetëror për Vendimmarrje në Procedurë Administrative, Procedura nga Marrëdhëniet e Punës dhe Mbikëqyrje Inspektuese në Shkallën e Dytë pritet të çojë në anulimin e plotë të konkursit për pranimin e mjekëve specializantë në Spitalin Klinik të Tetovës.

Ky vendim pritet të miratohet pas vërejtjeve të ashpra të dhëna ndaj ish-drejtorit, i cili sipas të dhënave ka vepruar në kundërshtim me normat ligjore, si dhe për shkak të disa parregullsive të rënda procedurale të evidentuara nga organet kompetente.

Portali TS mëson se shumë kandidatë për specializim, të cilët nuk janë pranuar, kanë dorëzuar ankesa në institucionet përkatëse. Sipas tyre, disa janë përballur edhe me kërcënime për t’u tërhequr nga ankesat.

Nga Spitali i Tetovës ende nuk ka një njoftim zyrtar lidhur me këtë konkurs, por vlen të theksohet se konkursi për punonjës administrativ është refuzuar nga Ministria e Financave. Nuk dihet nëse konkursi për motrat medicinale do të kalojë, për shkak të shpalljes së zgjedhjeve lokale, edhe pse ato tashmë e kanë përfunduar provimin administrativ.

Portali TS ka siguruar edhe dëshmi nga ankesat e specializantëve dhe një vendim ku shihet se është anuluar konkursi.

Continue Reading

TOP Lajme