Connect with us

Lajme

Limani: Të premten organizohet iftari i dytë i përbashkët në Gostivar

Published

on

Komuna e Gostivarit në bashkëpunim me Myftininë e Gostivarit do të organizojnë të premten iftarin e dytë të përbashkët për qytetarët, në kuadër të aktiviteteve gjatë muajit të Ramazanit.

Lajmin e bëri të ditur kryetari i komunës, Valbon Limani, i cili përmes një njoftimi publik ftoi qytetarët që të marrin pjesë në këtë organizim të përbashkët.

Sipas njoftimit, iftari do të shtrohet përballë Kullës së Sahatit në Gostivar, ndërsa organizatorët theksojnë se qëllimi i këtij aktiviteti është forcimi i solidaritetit, bashkimit dhe atmosferës festive gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Organizatorët kanë bërë të ditur se të gjithë qytetarët janë të mirëseardhur të marrin pjesë në këtë iftar të përbashkët.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *