Connect with us

Lajme

Isen Shabani vulos mandatin e tretë, nënshkruan marrëveshje me TDP

Published

on

Kandidati i AKI-së për kryetar të Vrapçishtit, Isen Shabani ka njoftuar se ka nënshkruar marrëveshje me Partinë Demokratike Turke dhe kjo është një dëshmi – se Shabani po vulos mandatin e tretë, njofton Top24

“Të nderuar qytetarë,

Sot edhe zyrtarisht u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit me Partinë Demokratike Turke – TDP, dega e Vrapçishtit.
Ky hap është vazhdimësi e një bashkëpunimi të frytshëm që kemi pasur edhe gjatë qeverisjes sonë në komunë, duke dëshmuar se vetëm me unitet dhe vizion të përbashkët mund të ndërtojmë të ardhmen që duam.
Kjo marrëveshje është një garanci e mbështetjes në zgjedhjet e 19 tetorit, por mbi të gjitha një zotim për të punuar bashkë në shërbim të qytetarëve tanë, pa dallim.
Bashkimi ynë është forca jonë!“, njofton Shabani.

Continue Reading