Connect with us

Lajme

Faton Ahmeti shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Agron Saliut

Published

on

Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, Faton Ahmeti, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të anëtarit të BDI-së, Agron Saliu, në moshën 41-vjeçare.

Ahmeti ka vlerësuar përkushtimin dhe sinqeritetin e Saliut, duke theksuar se kujtimi i tij do të mbetet i përjetshëm. Ai u ka shprehur ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe të afërmve në këtë ditë të rëndë.

Postimi i plotë i Faton Ahmetit:

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të anëtarit tonë, Agron Saliu, në moshën 41-vjeçare.

Agroni do të mbahet mend për përkushtimin, sinqeritetin dhe dashurinë që tregonte ndaj njerëzve dhe punës që bënte.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë të afërmve në këtë ditë të rëndë.
Qoftë i përjetshëm kujtimi i tij!”, ka përfunduar Ahmeti.

Continue Reading