Lajme
“Dibra nuk ndërtohet nga një zë i vetëm” – Shefki Lleshi emërohet Kryetar i Degës së Aleanca për Shqiptarët në Dibër

Me vendim të Këshillit Organizativ të Aleancës për Shqiptarët, Shefki Lleshi është caktuar Kryetar i Degës së partisë në Dibër.
Në një adresim publik drejtuar qytetarëve dhe bashkëqytetarëve të tij, Lleshi theksoi se këtë detyrë nuk e sheh si privilegj, por si përgjegjësi dhe obligim moral ndaj qytetit.
“Ky nuk është thjesht një lajm, por një barrë nderi. Dibra ka kohë që pret më shumë dinjitet, më shumë drejtësi dhe më shumë zhvillim,” u shpreh ai.
Ai nënvizoi se qyteti nuk duhet trajtuar si periferi, por si një qendër me histori dhe sakrificë.
“Dibra nuk është periferi e askujt. Është zemër, histori dhe sakrificë. Meritoni respekt, jo përbuzje,” deklaroi Lleshi.
Duke theksuar nevojën për bashkim, ai shtoi: “Dibra nuk ndërtohet nga një zë i vetëm. Rilind vetëm kur bashkohemi.”
Lleshi ka qenë pjesë e strukturave të Aleancës për Shqiptarët për vite me radhë, duke ushtruar funksione si Kryetar i Forumit Rinor – Dega Dibër, nënkryetar në nivel qendror si dhe anëtar i kryesisë qendrore dhe lokale.
Mesazhi i tij përfundoi me moton: “Dibra mbi të gjitha.”
Dje
“Nuk kam pranu me më shit te shokët e tu në Spanjë”, Xheneta shpërthen ndaj Milaim Zekës
Dje
Mexhiti: Në Bogovinë po realizohen tetë projekte me vlerë mbi 150 milionë denarë
Dje
Latifi në Zagreb: Interkoneksionet me Shqipërinë dhe Kosovën ndër prioritetet strategjike të MEPSO-s
Dje
Mickoski për „Alta Banka“: LSDM-ja u gëzohet skenarëve të errëta, ne po përpiqemi me të gjitha forcat të gjejmë zgjidhje
Të Gjitha Lajmet
Më të Lexuarat
01
Limani: ASH-ja ka potencial të madh njerëzor, synojmë bashkimin e strukturave dhe rikthimin e të gjithë atyre që janë larguar nga partia
02
Messi merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij te Inter Miami
03
“Nuk kam pranu me më shit te shokët e tu në Spanjë”, Xheneta shpërthen ndaj Milaim Zekës
04
Dhunë ndaj bashkëshortes në Çajle, kallëzim penal ndaj 33-vjeçarit
05
Mexhiti: Në Bogovinë po realizohen tetë projekte me vlerë mbi 150 milionë denarë

Lajme
Mexhiti: Në Bogovinë po realizohen tetë projekte me vlerë mbi 150 milionë denarë

Lajme
Latifi në Zagreb: Interkoneksionet me Shqipërinë dhe Kosovën ndër prioritetet strategjike të MEPSO-s

Lajme
Mickoski për „Alta Banka“: LSDM-ja u gëzohet skenarëve të errëta, ne po përpiqemi me të gjitha forcat të gjejmë zgjidhje

Lajme
Taravari takon ambasadoren amerikane Nicole Varnes: SHBA-ja, partneri ynë kryesor strategjik

Lajme
Dhunë ndaj bashkëshortes në Çajle, kallëzim penal ndaj 33-vjeçarit

Politika
Limani: ASH-ja ka potencial të madh njerëzor, synojmë bashkimin e strukturave dhe rikthimin e të gjithë atyre që janë larguar nga partia

Politika
Limani: Kemi realizuar mbi 45 projekte, tani në fokus bulevardi “Vëllezërit Gjinoski”, ura te Gjykata dhe investimet në vendbanime


