Connect with us

Lajme

“Blerim Sejdiu shet edhe një tokē tē komunës”

Published

on

BDI – Dega në Komunën e Zhelinës ka reaguar ashpër ndaj kryetarit të komunës, duke e akuzuar për vazhdimin e shitjes së tokave komunale për interesa personale informon Tetovasot.
Në reagim thuhet se pas shitjes së disa parcelave më herët, tani është vënë në shitje edhe një sipërfaqe prej afro 5.000 m² në zonën e quajtur “Muleza”.
“Po e copëtoni Zhelinën parcelë për parcelë, sikur të ishte plaçkë lufte! Çdo shitje është provë e marrëveshjeve të pista në kurriz të popullit. Ju nuk po qeverisni, po grabisni!”, thuhet në reagimin e degës së BDI-së.
Sipas tyre, çdo metër katror i shitur do të mbetet dëshmi e “tradhtisë ndaj kësaj toke”.

Continue Reading

Lajme

Nafie Selmani: VLEN-i nga një projekt për ndryshim, në një shpresë të humbur dhe zhgënjim

Published

on

By

Nafie Selmani, aktiviste dhe ish-mbështetëse e koalicionit VLEN, ka dalë me një reagim të ashpër publik, duke e cilësuar këtë formacion politik si “një shpresë të humbur” dhe “një zhgënjim të thellë” për qytetarët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.

“Përplasjet e brendshme në VLEN, për të cilat kam paralajmëruar muaj më parë, sot janë bërë aq të dukshme sa nuk mund të mbulohen më as me fotografi të buzëqeshura e poza të inskenuara në Fejsbuk,” shkruan Selmani, duke shtuar se “propaganda e fotografive ka humbur fuqinë, sepse realiteti politik që jetojmë është tepër i zymtë për t’u fshehur pas filtrave.”

Ajo akuzon drejtimin e VLEN-it për premtime të pambajtura, thyerje të besimit dhe humbje të shpresës për ndryshim:

“Shumë prej atyre që dikur e mbronin VLEN-in me pasion, sot ndihen të mashtruar e të lënë pas dore. Disa kanë guxim të flasin hapur, disa të tjerë shprehin mllefin në rrethe të ngushta, nga frika e ndonjë hakmarrjeje.”

Selmani kujton se në zgjedhjet parlamentare, VLEN-i e shfrytëzoi maksimalisht popullaritetin e Albin Kurtit, por “sot kjo kartë nuk ka më vlerë”. Ajo kritikon ashpër Koordinatorin e VLEN-it, Bekim Qoku, i dërguar i Vetëvendosjes, për mungesë performance si deputet:

“Ka mbetur një nga figurat më të zbehta dhe më të padukshme në Kuvendin e RVM-së. Emri i tij u lakua jo për ndonjë nismë ligjore, por si deputeti më i paguar për udhëtime, për të cilat as vetë nuk është i sigurt nëse i ka bërë.”

Sipas saj, zhgënjimi do të reflektohet fuqishëm në zgjedhjet lokale të tetorit:

“Shqiptarët ose nuk do të dalin fare në votime, ose do të prishin fletët e votimit, ose do t’i drejtohen forcave opozitare. Në VLEN do të mbeten kryesisht votat e punësimeve familjare, të nipave e tezakeve, të djemve dhe jaraneshave të kryetarëve të partive.”

Në fund, Selmani shprehet e zhgënjyer që projekti për të cilin votuan nuk solli ndryshimin e premtuar:

“Ne votuam për Ndryshim të vërtetë, për meritokraci, për barazi, për politikë dhe njerëz që mbajnë fjalën. Por në vend të kësaj, morëm një kopje të vjetër të filmit të njëjtë, vetëm se këtë herë regjia ishte më e shtrenjtë. Tetori do të jetë interesant, e Çairi do të jetë vendimtar!” /Flaka Media/

Continue Reading

Lajme

ASH: Spitali i Tetovës nuk është treg elektoral – VLEN dhe Azir Aliu kalojnë çdo vijë të kuqe

Published

on

By

Aleanca për Shqiptarët denoncon aktin më të ulët politik të këtij viti: shantazhin e hapur elektoral të bërë nga ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, dhe ortakët e tij politikë në VLEN, ndaj 155 mjekëve, motrave medicinale dhe punonjësve administrativë të Spitalit Klinik të Tetovës.
Ky nuk është thjesht abuzim politik – ky është krim i mirëfilltë elektoral, është korrupsion i pastër dhe përdhunim i dinjitetit të profesionistëve të shëndetësisë.
Më 22 korrik 2025, Aliu doli para kamerave me një shfaqje teatrale, duke shpallur me bujë se “problemi është zgjidhur” dhe punësimet janë të garantuara. Ai e quajti “turp” dhe “jo njerëzore” çdo vonesë. Tre javë më pas, më 14 gusht, ky ministër pa skrupuj ndryshon fjalën: punësimet shtyhen për pas zgjedhjeve, me arsyetimin qesharak “për shkak të standardeve dhe ligjeve”.
Leximi politik i këtij veprimi është brutal në thjeshtësinë e tij: “Votoni për VLEN ose harroni vendin e punës.”
Në Spitalit Klinik të Tetovës me të madhe flitet se kandidatëve u është bërë presion i drejtpërdrejtë, duke u lënë të kuptohet se vetëm një votë për VLEN është bileta për të hyrë në punë. Ky është një akt i neveritshëm i shantazhit politik – një tradhti ndaj betimit të çdo mjeku dhe infermieri për t’i shërbyer jetës, jo politikës së pistë.
Aleanca për Shqiptarët kërkon nga Prokuroria Publike dhe Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit të hapin menjëherë hetime penale dhe të ndëshkojnë pa mëshirë çdo zyrtar të përfshirë në këtë skemë të pistë. Punësimet duhet të bëhen tani, menjëherë, pa kushte politike, pa pazare zgjedhore, pa blerje votash.
VLEN dhe Azir Aliu kanë kaluar çdo vijë të kuqe. Ata kanë futur duart në shëndetësinë publike dhe e kanë kthyer në pronë private për pazaret e tyre elektorale. Ata po e përdorin varfërinë dhe nevojën e qytetarëve si armë politike.
Ky është fundi i moralit tuaj politik, por është fillimi i hetimeve që do t’ju çojnë para drejtësisë.

Aleanca për Shqiptarët

Continue Reading

Lajme

Bujar Osmani prezantoi programin për sportin: Infrastrukturë moderne dhe mbështetje për sportistët

Published

on

By

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, dje para sportistëve dhe punëtorëve të sportit në Çair prezantoi programin e tij gjithëpërfshirës për zhvillimin e sportit, të hartuar mbi bazën e analizave të detajuara dhe rekomandimeve nga ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë.

“Analiza zbuloi mangësi serioze në sportin në Çair – mungesë të një strategjie zhvillimore, salla dhe fusha sportive jofunksionale, shfrytëzim jotransparent të infrastrukturës ekzistuese, qasje të kufizuar për grupet e margjinalizuara, gratë dhe të moshuarit, si dhe pothuajse mungesë të plotë të garave dhe aktiviteteve të organizuara për të rinjtë”, thuhet në komunikatën e BDI-së.
Osmani paralajmëroi se prioritet në dy vitet e para do të jetë revitalizimi i plotë i objekteve ekzistuese sportive.

“Sallat sportive “Enver Idrizi” në Serovë, “Vasil Glavinov” në Xhon Kenedi, “Imri Elezi” në Dizhon dhe “Liria” në Gazi Babë do të rinovohen plotësisht – nga çatitë dhe ndriçimi, deri te zhveshtoret dhe hapësirat sanitare. Do të legalizohen dhe rikonstruktohen sallat “Shaban Tërstena” dhe “Partizani”, ku “Partizani” do të shndërrohet në një qendër moderne sportive multifunksionale që do të mbajë emrin e kampionit olimpik legjendar Shaban Sejdiu. Gjithashtu, do të ndërtohet një sallë e re sportive në një shkollë që deri tani nuk ka pasur një objekt të tillë, dhe ajo do të mbajë emrin e boksierit të njohur Aziz Saliu”, ka deklaruar Osmani.

Më tej tha Osmani, programi parashikon gjithashtu krijimin e fushave të reja të hapura sportive në Gazi Babë, Serovë dhe Topanë, si dhe rregullimin e parqeve dhe oborreve të shkollave fillore me përmbajtje sportive-rekreative.

“Do të sigurohen programe dhe infrastrukturë e qasshme për personat me aftësi të kufizuara, si dhe aktivitete të përshtatura për gratë dhe të moshuarit.

Sportistët e rinj me talent nga Çairi do të përfitojnë bursa dhe mbështetje financiare për përgatitje dhe pjesëmarrje në gara ndërkombëtare, ndërsa klubet sportive do të kenë mundësi të aplikojnë për mjete komunale dhe ndihmë teknike për aplikim në fondet evropiane. Osmani gjithashtu paralajmëroi themelimin e një klubi gjimnastikor, atletik dhe xhudo – sporte që deri tani mungojnë në Çair.

Në arsim, shkollat do të specializohen sipas sporteve – për shembull, “Liria” për mundje, “Shaban Tërstena” për basketboll “7 Marsi” për hendboll, “ Ismail Qemali-Volejboll; “Imri Elezi – Karate, pa përjashtuar disiplinat e tjera. Nxënësit do të kenë 3 orë edukatë fizike në javë, plus 2 orë aktivitete jashtë mësimit, me mësues të subvencionuar nga komuna.
Do të organizohen “Java e Sportit”, liga sportive shkollore, turne dhe një olimpiadë e vogël komunale për të nxitur frymën garuese. Osmani parashikon edhe themelimin e një Qendër për kërkime në sport, që integron shkencën,edukimin fizik dhe shëndetin për të ndikuar pozitivisht në zhvillimin social përmes sportit. Brenda programit janë përfshirë edhe trajnime për të rinjtë në alpinizëm, kamping dhe aktivitete në natyrë”, ka deklaruar Osmani.
Bujar Osmani rëndësi të veqantë i dha prezentimit të projektit. Ndihmë për klubet sportive në aplikimin për fonde europiane:
Trajnime dhe workshop-e për njohjen e programeve të financimit, kritereve dhe afateve të aplikimit; Asistencë teknike në përgatitjen e projekt-propozimeve, buxheteve dhe dokumentacionit të nevojshëm; Ndërmjetësim për partneritete ndërkombëtare me klube dhe organizata sportive nga vendet e BE-së për të zhvilluar projekte të përbashkëta. Kjo nuk është vetëm një listë projektesh, por një strategji me një vizion të qartë – Çairi të bëhet shembull i një mjedisi sportiv modern, të qasshëm dhe gjithëpërfshirës, ku çdo fëmijë dhe çdo qytetar ka mundësi për një jetë aktive dhe të shëndetshme,” theksoi Osmani, duke shtuar se programi do të përpunohet më tej në konsultim me qytetarët dhe punëtorët e sportit.

Continue Reading

TOP Lajme