Connect with us

Lajme

Blerant Ramadani takon profesorin veteran të arsimit shqip Avzi Mustafa

Published

on

Kandidati për Komunën e Sarajit, Blerant Ramadani, është pritur nga profesori i njohur dhe veprimtari i arsimit shqip, Avzi Mustafa.

Gjatë takimit, profesori Mustafa e uroi Ramadanin për kandidaturën e tij dhe i dhuroi dy nga veprat e tij madhore:
* “Leksion i pishtarëve të Arsimit shqip në Maqedoni 1941-1971”
* “Gjurmë ndër vite”

Në këto libra pasqyrohet sakrifica e brezave që kontribuuan në mbajtjen gjallë të arsimit shqip. Profesori Mustafa i përcolli Ramadanit një mesazh domethënës:
“Lavdi për punën vetmohuese të pishtarëve të arsimit shqip në Maqedoni! Unë e fillova aty ku e gjeta, e ju vazhdoni aty ku unë e lash.”

Ramadani e cilësoi këtë uratë si një thirrje për përgjegjësi dhe vazhdimësi, duke theksuar rëndësinë e vijimit të rrugës së arsimit dhe dinjitetit kombëtar nga gjeneratat e reja.
“Rruga e dijes është rruga e lirisë dhe e barazisë. Ne nuk guxojmë të ndalemi,” u shpreh kandidati për Sarajin.

Continue Reading

Lajme

Ja si duket hoteli “burg” i Koresë së Jugut, ku klientët paguajnë për të kaluar kohën e mbyllur në qeli

Published

on

By

Harrojeni hotelet luksoze dhe pushimet joshëse. Koreano-jugorët po i drejtohen gjithnjë e më shumë një burgu të rremë si një mënyrë për të përballuar stresin e jetës së përditshme.

“Prison Inside Me”, i lançuar në vitin 2013, ofron një përvojë burgu të jetës reale, me mysafirë që paguajnë për të kaluar 24 ose 48 orë të mbyllur në një qeli burgu. Kushtet janë kufizuese dhe pjesëmarrësit mbahen në heshtje të plotë. Ndërsa mund të mos tingëllojë si një pushim tipik, pikërisht për këtë bëhet fjalë.

Kultura shumë konkurruese midis studentëve dhe punonjësve në Korenë e Jugut është pjesërisht fajtore për shkallën e lartë të stresit, çrregullimeve të gjumit dhe vetëvrasjeve.

Bashkëpronari Noh Ji-hyang e hapi objektin për t’u ofruar njerëzve një mënyrë për t’u shkëputur plotësisht nga streset e jetës së përditshme, qoftë edhe vetëm për një ose dy ditë.

Foto

Continue Reading

Lajme

Dorëzohet Menduh Thaçi, PDSH nuk merr pjesë në zgjedhje lokale

Published

on

By

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi pas përfundimit të mbledhjes së kuvendit të partisë ka shpalosur vendimin e kuvendit që PDSH të mos merr pjesë në zgjedhjet lokale as me kandidat për kryetar komune as me listë për këshilltarë.

Continue Reading

Lajme

Bujar Osmani paralajmëroi mekanizma për efikasitetin “Çair 48”

Published

on

By

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, sot para ndërtesës së komunës doli me një pako mekanizmash konkretë për punën nëse zgjidhet kryetar i komunës. Propozimet janë: vendosja e një tabelë publike me plan javor dhe status të detyrave, projekti “Çair 48” për përgjigje/zgjidhje të parashtresave brenda 48 orëve, e marta si “ditë e hapur” pa caktim terminesh, ekip i shpejtë komunal dhe kalendar publik i takimeve dhe vendimeve të komunës.

“Kjo kornizë drejtpërdrejt e godet rrënjën e problemit që prej vitesh e ndjek komunën: joefikasitet, koordinim i dobët mes shërbimeve dhe mungesë e afateve të dukshme. Qytetarët rrallëherë dinë kush është përgjegjës për një problem konkret, kur do të zgjidhet dhe pse vonohet. Tabela publike, nëse vërtet përditësohet rregullisht dhe saktë, mund të sjellë ndryshimin më elementar, por vendimtar: dukshmëri të përditshme të punës. Futja e afatit prej 48 orësh për ndërhyrje ‘të vogla’ komunale (gropa, ndriçim rrugor, mbeturina, pika të pasigurta) është ndërmarrje ambicioze. Në praktikë, një standard i tillë kërkon disiplinë në pranimin dhe klasifikimin e parashtresave, ekipe të mjaftueshme në terren dhe rezerva në buxhet për riparime të shpejta. Është mirë të ndahen aktivitetet e komunës mes ‘të shpejta’ ose intervenuese dhe punë ‘kapitale’, dhe në këtë drejtim kjo është ide e mirë. Qytetarët më shpejt do ta kuptojnë çfarë realisht mund të kryhet për dy ditë, e çfarë kërkon projekt dhe tender”, ka thënë Osmani.

Në fjalim, Osmani paralajmëroi edhe brifinge të mëngjesit me shërbimet çdo ditë pune në ora 07:30, me publikimin e planit ditor. Ky ritëm koordinimi mund të “zgjidhë” shumë bllokada të vogla mes sektorëve me kusht që planet të mos mbesin vetëm në letër, por të ndiqen dhe të sjellin pasoja nëse vonohen.

“Ndryshe, përvoja në Çair tregon se problemet rrallëherë janë njëdimensionale. Përveç organizimit, ekzistojnë kufizime si buxheti, prokurimet publike, koordinimi me Qytetin e Shkupit dhe institucionet shtetërore, e madje edhe konteste të gjata ligjore rreth hapësirave publike. Prandaj, paralajmërimet e sotme tingëllojnë inkurajuese, por do të testohen që në javët e para me kërkesat ‘e vogla’, të përditshme të qytetarëve”, thonë nga BDI.

Continue Reading

TOP Lajme