Connect with us

Lajme

Blerant Ramadani prezanton projekte konkrete për fshatin Matkë

Published

on

Kandidati për kryetar komune, Blerant Ramadani, ka prezantuar projekte konkrete për zhvillimin e fshatit Matkë, duke theksuar përkushtimin e tij për përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve të jetesës për banorët lokalë.

Ndër projektet kryesore që Ramadani ka parashikuar për Matkën janë:

Ndërtimi i shkollës fillore — për të siguruar kushte moderne dhe të sigurta për arsimin e fëmijëve. Rregullimi dhe asfaltimi i rrugës kryesore — nga hyrja e fshatit deri te shkolla, për lehtësimin e qarkullimit dhe rritjen e sigurisë. Asfaltimi i rrugës deri te “Viken Shtepizat” — për të përmirësuar infrastrukturën dhe qasjen në këtë zonë të banuar.

Ramadani theksoi se këto projekte janë vetëm fillimi i një plani më të gjerë zhvillimor që synon ta bëjë Matkën një vend më të përshtatshëm për banorët, me infrastrukturë moderne dhe shërbime më të mira.

“Matka ka potencial të madh dhe banorët meritojnë kushte më të mira. Me këto projekte fillojmë ndryshimin që duam të shohim,” – u shpreh Ramadani.

Continue Reading