Connect with us

Lajme

BDI: VLEN e ka gënjyer opinionin në lidhje me ndryshimet kushtetuese

Published

on

BDI akuzon koalicionin VLEN se e ka gënjyer opinionin në lidhje me ndryshimet kushtetuese. Nga atje akuzojnë se VLEN në vend të integrimit të vendit në BE, në vend e sollën “botën serbe”.

“Fillimisht premtuan se menjëherë pas konstituimit të Kuvendit, para formimit të Qeverisë, do të miratoheshin ndryshimet kushtetuese për të vijuar rrugën europiane. Gënjyen!

Pastaj premtuan se në 100 ditët e para të Qeverisë do të ndryshonin Kushtetutën. Gënjyen sërish!

Më vonë premtuan se brenda tre muajve do ta realizonin këtë premtim. Gënjyen përsëri!

Tre muajshin e zgjatën dhe premtuan se në gjashtëmujorin e parë të Qeverisë do ta ndryshonin Kushtetutën. Gënjyen si gjithmonë!

Gjatë gjithë këtyre premtimeve përsërisnin se nëse nuk e ndryshonin Kushtetutën, do ta braktisnin Qeverinë. Gënjyen edhe këtu!

Në vend të Bashkimit Europian, VLEN solli “Botën Serbe” bashkë me Dodikun, Vuçiçin, Rusinë dhe Kinën në krye të vendit.

Skandale të përditshme, paaftësi e paprecedentë, servilitet dhe vasalitet të paimagjinueshëm, nënçmim, përbuzje, dështime dhe një ZERO e madhe, këto janë tiparet e VLEN-it. As këto nuk mjaftojnë që ata të drejtojnë kurrizin dhe të largohen nga turpi që i ka kapluar”, akuzojnë nga BDI.

Continue Reading

Lajme

LSM: Shporta minimale për muajin gusht, 65.507 denarë

Published

on

By

Nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë thonë se vlera e shportës minimale sindikaliste për muajin gusht 2025 është 65.507 denarë, që paraqet një rritje prej 179 denarë krahasuar me korrikun, kur shporta ishte 65.328 denarë. Krahasuar me periudhën para heqjes së masave aktive qeveritare, shporta është rritur për 2.816 denarë ose 4,49%, njofton Konfederata e Sindikatave të Maqedonisë (LSM).

Sipas LSM, për një banesë me qira prej 60 metra katrorë, shpenzimet totale në gusht arrijnë 80.882 denarë.

Në kategorinë e ushqimit dhe pijeve, vlera për gushtin është 24.064 denarë, që paraqet një rritje prej 382 denarë krahasuar me korrikun. Krahasuar me periudhën pas heqjes së masave, kjo kategori shënon një rritje prej 2.584 denarë ose 12,09%.

Nga kategoritë e tjera, sipas LSM, shpenzimet për veshmbathje dhe këpucë u ulën për 114 denarë, për higjienën personale ka pasur një ulje prej 74 denarë, ndërsa shpenzimet për transport janë ulur për 16 denarë.

Continue Reading

Lajme

Limani: Zgjerohet bulevardi “Vëllezërit Gjinoski” në katër korsi, hapen edhe katër rrugë të reja

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani në intervistën e fundit të tij, mes tjerash theksoi se bulevardi “Vëllezërit Gjinovski” do të zgjerohet në 4 korsi.

“Kohëve të fundit kemi punuar intensivisht në procedurën e eksproprijimit dhe një nga procedurat që tashmë e kemi kryer është një objekt në bulevardin “Vëllezërit Gjinovski”, i cili i takon Bllokut urbanistik 2 dhe me të cilën u eksproprijua një objekt dhe do të mundësohet që ky segment prej Vitamin Aga deri te ura e gjykatës të realizohet si bulevard me 4 korsi”, u shpreh kryetari i Komunës, Valbon Limani.

Kreu i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani theksoi procedura e eksproprijimit ka përfunduar për t’u hapur rruga prej te stacioni i autobusëve në drejtim të lagjes “Pitarnicë”.

“Kemi përfunduar edhe një procedurë eksproprijimit i cili gjendet në Bllokun urbanistik 8, me të cilin do të mundësohet që të hapet rruga prej stacioni i autobusëve në drejtim të hekurudhës në lagjen “Pitarnicë”. Paralel me këto, kemi edhe afër dy-tre procedura të tjera eksproprijimi me të cilat do të mundësohet të hapim edhe tre rrugë të tjera”, u shpreh Limani.

Continue Reading

Lajme

ASH – Tetovë: VLEN vazhdon presionet ndaj gazetarëve!

Published

on

By

Sot në Tetovë ndodhi një akt i rëndë dhe i papranueshëm për një shoqëri demokratike: gazetari Nevrij Ademi nga mediumi Tetovasot u ndalua dhe u mbajt për më shumë se dy orë në polici, vetëm pse kërkoi informacion publik për një çështje që i përket interesit të qytetarëve të Tetovës. Ky veprim është urdhëruar politikisht nga kryetari i komunës, Bilall Kasami, i cili ka degraduar çdo standard demokratik dhe liri të shprehjes në qytet.

Kur një gazetar ndalohet vetëm pse kërkon të vërtetën, kur policia mobilizohet jo për të mbrojtur rendin por për të mbrojtur interesat personale të pushtetit lokal, atëherë kemi hyrë në territorin e rrezikshëm të autokracisë.

Aleanca për Shqiptarët – Dega Tetovë e dënon me forcë këtë sjellje skandaloze dhe i bën thirrje të gjitha organizatave për të drejtat e njeriut, shoqërisë civile dhe trupave diplomatikë në vend që të ndjekim me vëmendje sjelljen diktate të Bilall Kasamit ndaj mediumeve. Ne qëndrojmë fuqishëm në krah të mediumit Tetovasot dhe gazetarit Nevrij Ademi dhe çdo zëri të lirë në këtë vend. Tetova nuk do të heshtë përballë frikësimit politik. Liria e shprehjes nuk do të mbytet nga urdhrat e Bilall Kasamit dhe arroganca e pushtetit që veç më i trembet humbjes.

Aleanca për Shqiptarët Dega Tetovë

Continue Reading

TOP Lajme