Connect with us

Lajme

ASH: VLEN premtuan, por nuk realizuan asgjë për Zonat Ekonomike Shqiptare

Published

on

ASH e Taravarit thekson se Koalicioni VLEN, që tashmë është dëshmuar se s’vlen për shqiptarët, në fushatë zgjedhore premtoi “zhvillim të barabartë të zonave ekonomike” dhe investime të drejtuara në mënyrë të drejtë në të gjitha rajonet planore të vendit.

“U premtua se Zonës së Vizbegut do t’i jepej status i veçantë dhe do të centralizoheshin kompetencat urbanistike e infrastrukturore; do të përshpejtohej ndërtimi i kanalizimit, ujësjellësit dhe rrjetit rrugor, si dhe krijimi i transportit publik në këtë zonë; po ashtu, do të bëhej barazimi ligjor dhe investues i Zonave të Lira Ekonomike të Vizbegut, Strugës, Kërçovës, Tetovës dhe Likovës me zonat tjera.

Madje, premtuan që njëra nga zonat të rikonceptohej si Zonë e Lirë Ekonomike për mërgatën; ndërsa një zonë tjetër të shpallej Zonë e Lirë Ekonomike Rinore, e dedikuar për start-up-et dhe teknologjinë.

Sot, pas gati një vit e gjysmë qeverisje, pyesim: Çfarë u realizua nga këto premtime madhështore?

Në terren, qytetarët shqiptarë shohin vetëm harresë dhe diskriminim. Në Vizbeg, Strugë, Kërçovë, Tetovë e Likovë nuk ka asnjë investim të ri, asnjë projekt të përfunduar dhe asnjë hap konkret për të sjellë barazinë e premtuar.

Ndërkohë, në Strumicë, Shtip e Prilep, për çdo ditë shohim promovime të investimeve të reja, hapje fabrikash dhe punësime. Këtu shihet qartë se premtimi për “zhvillim të barabartë” ishte vetëm mashtrim elektoral, ndërsa investimet vazhdojnë të orientohen vetëm në rajonet maqedonase.

Aleanca për Shqiptarët pyet koalicionin VLEN: A kishit menduar për Zonat Ekonomike të Strumicës e Shtipit kur premtonit Vizbegun, Strugën, Kërçovën, Tetovën e Likovën? Apo mashtrimi i shqiptarëve ka qenë qëllimi i vetëm?

Shqiptarët e dinë mirë se kush mbron interesat e tyre dhe kush i mashtron me fjalë boshe”, thekson ASH.

Continue Reading

Lajme

Ja si duket hoteli “burg” i Koresë së Jugut, ku klientët paguajnë për të kaluar kohën e mbyllur në qeli

Published

on

By

Harrojeni hotelet luksoze dhe pushimet joshëse. Koreano-jugorët po i drejtohen gjithnjë e më shumë një burgu të rremë si një mënyrë për të përballuar stresin e jetës së përditshme.

“Prison Inside Me”, i lançuar në vitin 2013, ofron një përvojë burgu të jetës reale, me mysafirë që paguajnë për të kaluar 24 ose 48 orë të mbyllur në një qeli burgu. Kushtet janë kufizuese dhe pjesëmarrësit mbahen në heshtje të plotë. Ndërsa mund të mos tingëllojë si një pushim tipik, pikërisht për këtë bëhet fjalë.

Kultura shumë konkurruese midis studentëve dhe punonjësve në Korenë e Jugut është pjesërisht fajtore për shkallën e lartë të stresit, çrregullimeve të gjumit dhe vetëvrasjeve.

Bashkëpronari Noh Ji-hyang e hapi objektin për t’u ofruar njerëzve një mënyrë për t’u shkëputur plotësisht nga streset e jetës së përditshme, qoftë edhe vetëm për një ose dy ditë.

Foto

Continue Reading

Lajme

Dorëzohet Menduh Thaçi, PDSH nuk merr pjesë në zgjedhje lokale

Published

on

By

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi pas përfundimit të mbledhjes së kuvendit të partisë ka shpalosur vendimin e kuvendit që PDSH të mos merr pjesë në zgjedhjet lokale as me kandidat për kryetar komune as me listë për këshilltarë.

Continue Reading

Lajme

Bujar Osmani paralajmëroi mekanizma për efikasitetin “Çair 48”

Published

on

By

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, sot para ndërtesës së komunës doli me një pako mekanizmash konkretë për punën nëse zgjidhet kryetar i komunës. Propozimet janë: vendosja e një tabelë publike me plan javor dhe status të detyrave, projekti “Çair 48” për përgjigje/zgjidhje të parashtresave brenda 48 orëve, e marta si “ditë e hapur” pa caktim terminesh, ekip i shpejtë komunal dhe kalendar publik i takimeve dhe vendimeve të komunës.

“Kjo kornizë drejtpërdrejt e godet rrënjën e problemit që prej vitesh e ndjek komunën: joefikasitet, koordinim i dobët mes shërbimeve dhe mungesë e afateve të dukshme. Qytetarët rrallëherë dinë kush është përgjegjës për një problem konkret, kur do të zgjidhet dhe pse vonohet. Tabela publike, nëse vërtet përditësohet rregullisht dhe saktë, mund të sjellë ndryshimin më elementar, por vendimtar: dukshmëri të përditshme të punës. Futja e afatit prej 48 orësh për ndërhyrje ‘të vogla’ komunale (gropa, ndriçim rrugor, mbeturina, pika të pasigurta) është ndërmarrje ambicioze. Në praktikë, një standard i tillë kërkon disiplinë në pranimin dhe klasifikimin e parashtresave, ekipe të mjaftueshme në terren dhe rezerva në buxhet për riparime të shpejta. Është mirë të ndahen aktivitetet e komunës mes ‘të shpejta’ ose intervenuese dhe punë ‘kapitale’, dhe në këtë drejtim kjo është ide e mirë. Qytetarët më shpejt do ta kuptojnë çfarë realisht mund të kryhet për dy ditë, e çfarë kërkon projekt dhe tender”, ka thënë Osmani.

Në fjalim, Osmani paralajmëroi edhe brifinge të mëngjesit me shërbimet çdo ditë pune në ora 07:30, me publikimin e planit ditor. Ky ritëm koordinimi mund të “zgjidhë” shumë bllokada të vogla mes sektorëve me kusht që planet të mos mbesin vetëm në letër, por të ndiqen dhe të sjellin pasoja nëse vonohen.

“Ndryshe, përvoja në Çair tregon se problemet rrallëherë janë njëdimensionale. Përveç organizimit, ekzistojnë kufizime si buxheti, prokurimet publike, koordinimi me Qytetin e Shkupit dhe institucionet shtetërore, e madje edhe konteste të gjata ligjore rreth hapësirave publike. Prandaj, paralajmërimet e sotme tingëllojnë inkurajuese, por do të testohen që në javët e para me kërkesat ‘e vogla’, të përditshme të qytetarëve”, thonë nga BDI.

Continue Reading

TOP Lajme