Connect with us

Lajme

ASH: VLEN pa guxim të hapë aferat e dyshimta me kompaninë e afërt me Lukashenkon

Published

on

Aleanca për Shqiptarët shpreh shqetësim të thellë për të dhënat e publikuara nga Byroja për Prokurime Publike, ku kompania “Markovski Kompani” nga Manastiri, në pronësi të Borçe Markovskit – konsull nderi i Bjellorusisë dhe biznesmen që shmang opinionin publik – rezulton përsëri lider absolut në vlerën e tenderëve shtetërorë të fituar për vitin 2024, me mbi 75 milionë euro kontrata, kryesisht me ndërmarrjen shtetërore AD ESM.

Ky biznesmen ka qenë i lidhur me kompani bjelloruse të sanksionuara nga SHBA për afërsi me regjimin autoritar të Aleksandër Lukashenkos, ndërsa në Serbi bashkëpunon me struktura të lidhura me ish-drejtorë të doganave dhe kompani publike të pyjeve. Këto lidhje paraqesin jo vetëm rrezik ekonomik e korrupsion institucional, por edhe rrezik për sigurinë kombëtare dhe orientimin euroatlantik të vendit.

Edhe pse vitin e kaluar u anulua një kontratë prej 46 milionë eurosh dhe pati hetime të Prokurorisë dhe Policisë financiare për tenderë të dyshimtë, “Markovski” sërish kryeson listat, me një diferencë prej 32 milionë eurosh nga kompania e dytë në renditje.

Qeveria aktuale e VMRO-së, me mbështetjen e heshtur të partnerëve shqiptarë të VLEN-it, jo vetëm që nuk ka marrë masa për të ndaluar këtë praktikë të dyshimtë, por ka vazhduar të nënshkruajë kontrata të reja, duke u justifikuar me çmimet “më të ulëta” – një alibi e vjetër për kontratat e mëdha të pakontrolluara.

VLEN, e cila premtonte transparencë dhe luftë kundër korrupsionit, as që guxon t’i hapë këto çështje në qeveri dhe as që e llogarit kush në vendimmarrje. Ky është tregues se interesat e qytetarëve dhe orientimi strategjik euroatlantik janë sakrifikuar për interesa të ngushta politike dhe biznesore.

Aleanca për Shqiptarët kërkon të kryhet një hetim i plotë nga Prokuroria dhe institucionet antikorrupsion mbi të gjitha tenderët e “Markovski Kompani”, të bëhet transparencë të plotë mbi lidhjet me kompani dhe persona të sanksionuar nga SHBA dhe BE, dhe ndërprerje të kontratave me subjekte që kanë lidhje me regjime autoritare dhe të dyshimta për korrupsion.

Heshtja është bashkëfajësi. E ardhmja euroatlantike e vendit nuk mund të rrezikohet për tenderë dhe interesa të errëta.

Aleanca për Shqiptarët

Continue Reading

Lajme

Ali Ahmeti kujton Arben Xhaferin në 13-vjetorin e ndarjes nga jeta

Published

on

By

Përmes një postimi në Facebook, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka kujtuar figurën e Arben Xhaferit në 13-vjetorin e vdekjes së tij informon Tetovasot.

“Edhe pse kanë kaluar 13 vjet nga ndarja e tij nga jeta, mungesa e Arbën Xhaferit ndjehet njësoj. Gjatë luftës së vitit 2001, kur kombi kishte nevojë për unitet, ai ishte aty për të bashkërenduar veprimet tona. As pas luftës, takimet dhe bashkëpunimi ynë nuk u ndalën,” shkroi Ahmeti.

Ai kujtoi se Xhaferi shpesh i thoshte: “Më konsidero si vëlla të madh”, duke e përshkruar atë si një mik të urtë, një mendje të kthjellët dhe një patriot që e donte kombin mbi gjithçka.

“I përjetshëm kujtimi për Arbën Xhaferin!”, përfundoi Ahmeti.

Continue Reading

Lajme

Kapen lëndë narkotike në automjetin e ISHP “Shtëpia e Shëndetit” – Berovë, ndalohet shoferi

Published

on

By

Një shofer i ISHP “Shtëpia e Shëndetit” – Berovë u arrestua në Vinicë pasi policia i gjeti marihuanë gjatë kontrollit të automjetit zyrtar.

Prokuroria e Koçanit ka dhënë urdhër për ndalimin e tij, ndërsa pas procedurave ndaj tij do të parashtrohet kallëzim penal.

“Më 14.08.2025, rreth orës 22:00, në rrugën “Vëllezërit Miladinov” në Vinicë, zyrtarët e policisë nga SPB Vinicë, në koordinim me SPB Berovë, arrestuan B.R. (29) nga Berova, pasi gjatë kontrollit iu gjetën marihuanë dhe letrat (rizlla). Më konkretisht, pas informacioneve operative të marra paraprakisht, policia ndaloi një automjet “Dacia Sandero” me targa të Berovës, pronë e ISHP “Shtëpia e Shëndetit” – Berovë, i drejtuar nga B.R.

Gjatë kontrollit, tek ai u gjet droga, pas çka u njoftua prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike në Koçan, i cili dha udhëzim që ai të arrestohej. Pas dokumentimit të rastit, ndaj B.R. do të parashtrohet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

Continue Reading

Lajme

Uzairi: “Fabrika e premtimeve” boshe e Azir Aliut dhe Bilall Kasamit për Spitalin e Tetovës

Published

on

By

Sekretari organizativ i Aleancës për Shqiptarët, Gadaf Uzairi, ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Shëndetësisë, Azir Aliu, dhe kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, lidhur me premtimin për një investim prej 70 milionë eurosh në Spitalin e Tetovës.

Në një postim në rrjetet sociale, Uzairi i ka cilësuar këto zotime si “premtime boshe” të bërë për qëllime elektorale, duke kujtuar se pak javë më parë i njëjti ministër kishte dhënë një premtim tjetër që nuk u realizua.

Postimi i plotë i Uzairit:

“Perla e radhës nga “fabrika e premtimeve”
Azir Aliu dhe Bilall Kasami zbarkuan në Tetovë për të premtuar 70 milionë euro investim në Spitalin e Tetovës.

Të dashur qytetarë dhe ju heronjtë e Spitalit të Tetovës, mos harroni: vetëm pak javë më parë i njëjti ministër ju tha “do merrni vendim dhe pikë”. Pikën e morët… vendimin jo! Dhe këtë herë as nuk ju pa në sy, sepse e di që nuk mbajti fjalën.
Por ja ku kthehet tani jo me vendime, por me miliona… në letër.
E për ta bërë “filmin” më interesant, në skenë hyn edhe Bilall Kasami, që bën figurantin e premtimeve të rreme.
E dimë, është fushatë zgjedhore… por të paktën, kur të gënjeni, mos e bëni aq trashë sa të ofendoni inteligjencën e qytetarëve.
Sepse dinjiteti i mjekëve, infermierëve dhe gjithë stafit të Spitalit të Tetovës nuk blihet me premtime boshe”, ka përfunduar Uzairi.

Continue Reading

TOP Lajme