Palestinezët kanë nisur të kthehen në veri të Gazës pasi Izraeli deklaroi se armëpushimi ka hyrë në fuqi.
IDF njoftoi se forcat janë tërhequr në linjat e dakorduara sipas planit të presidentit amerikan Donald Trump, por theksoi se do të vazhdojnë të eliminojnë çdo kërcënim të menjëhershëm.
Hamasi ka afat deri në orën 12:00 sipas orës lokale të hënën për të liruar të gjithë pengjet izraelite, ndërsa Izraeli do të lirojë qindra të ndaluar palestinezë.
Kjo vjen pasi qeveria izraelite miratoi fazën e parë të marrëveshjes së Trump për armëpushimin dhe kthimin e pengjeve.
Sipas marrëveshjes, pritet që kamionët me ndihma të fillojnë të vijnë për të ndihmuar dy milionë banorët e Gazës, shumica e të cilëve janë zhvendosur.