Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka marrë pjesë në hapjen e festivalit ndërkombëtar të teatrit “Skupi Festival”. Taravari u shpreh se përjetoi emocione të veçanta me shfaqjen “Martesa” nga Teatri Kombëtar i Kosovës dhe beri ftesë tek qytetarët të ndjekin netët e këtij eventi që do të zgjasë deri të shtunën.
“Ishte kënaqësi të isha në hapjen e festivalit teatror ndërkombëtar “Skupi Festival”.
Mora emocione shplodhëse me shfaqen “Martesa” nga teatri Kombëtar i Kosovës.
Ju ftoj të gjithëve që kanë mundësi të ndjekin netët e këtij eventi deri të shtunën për të përjetuar mrekullinë e artit”, përfundon Taravari./SmartNews.mk/