Retorika e liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, po tejkalon kuadrin e zgjedhjeve lokale dhe po shndërrohet në një strategji për dominim politik dhe kontroll mbi përfaqësimin shqiptar, vlerësojnë analistët.
Analisti politik Driton Zenku thekson se Mickoski nuk po zhvillon një fushatë për komunat, por një betejë për dominim politik dhe identitar.
“Për të, ‘shkatërrimi i BDI-së’ nuk është çështje lokale, por një kauzë kombëtare që mobilizon elektoratin maqedonas, shmang përgjegjësinë dhe mban VLEN nën kontroll. Me këtë narrativë, ai dëshiron të prezantohet si ‘çlirues i maqedonasve nga pengesa shqiptare’ dhe të vendosë një rend të ri politik ku shqiptarët do të përfaqësohen vetëm nga partnerë që i binden,” tha Zenku për Frontline.
Në të njëjtën linjë, analisti Qenan Aliu paralajmëron për pasojat e një diskursi të tillë:
“Ky është një diskurs jashtëzakonisht polarizues dhe politikisht joracional. Detyra e kryeministrit është të tregojë empati dhe energji pozitive në shoqëri, jo aversion dhe polarizim,” u shpreh Aliu.
Edhe analisti Urim Saliu vlerëson se Mickoski po hyn në një terren të rrezikshëm për balancën politike në vend.
“Retorika e tij kundër BDI-së dhe Ali Ahmetit, ndërkohë që tregon hapur simpati ndaj koalicionit VLEN, ngre dyshime mbi motivet e tij të vërteta. Nëse një lider maqedonas përpiqet të vendosë se kush duhet t’i përfaqësojë shqiptarët, kjo nuk është më betejë politike, por një përpjekje për kontroll,” tha Saliu.
Deklaratat e analistëve pasojnë fjalimin e Mickoskit në ditën e parë të fushatës zgjedhore, ku ai u shpreh:
“Pas 15 muajsh, ose më saktë një vit e gjysmë, ai (Ali Ahmeti) shkoi në opozitë dhe pas këtyre zgjedhjeve do të tërhiqet nga politika, ju garantoj.”
Sipas analistëve, ky diskurs nuk synon vetëm fitoren në komunat lokale, por është pjesë e një projekti më të gjerë për riformulim të marrëdhënieve etnike dhe politike në vend, gjë që mund të minojë stabi