Connect with us

Lajme

Aliu: Izet Mexhiti blen 5.000 pëlqime nga kinezët për t’i bërë karshillëk Ahmetit dhe Osmanit

Published

on

Analisti Gent Aliu nga Shkupi, ka reaguar ndaj aktivitetit të fundit të kreut të Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, në rrjetet sociale, përcjell Flaka.

“Kur e sheh që nuk po të dalin matematikat me popullin tënd, fron kinezët në ndihmë. Izet Mexhiti blen 5.000 like për t’i bë karshillëk Ali Ahmetit dhe Bujar Osmanit,” deklaroi Aliu.

Ai tha se kjo dukuri është e dukshme për këdo që hyn në faqen e Mexhitit.

“Nuk besoni? Hyni te faqja e Izetit dhe shikoni – klikoni kush i ka bërë like,” theksoi Aliu.

Sipas tij, blerja e pëlqimeve nuk është një praktikë e izoluar vetëm tek një individ i caktuar, por një fenomen më i gjerë në politikë.

“Është e zakonshme që politikanë të angazhojnë stafin e tyre për të blerë pëlqime, shikime dhe shpërndarje në postimet e tyre në rrjetet sociale,” shtoi Aliu, i pyetur nga Flaka për ta komentuar postimin e tij në Facebook. /Flaka/

Continue Reading