Connect with us

Lajme

Aleanca Kombëtare për Integrim prezanton logon e re: Bashkim për fitoren në zgjedhjet e Tetorit

Published

on

Me moton “Vetëm së bashku ndërtojmë të ardhmen që meritojmë”, Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) prezantuan sot logon e re të opozitës së bashkuar shqiptare në Maqedoninë e Veriut, duke shënuar fillimin zyrtar të fushatës për zgjedhjet lokale të tetorit.

Logon e re e ka publikuar në rrjetet sociale Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti, si simbol i unitetit, shpresës dhe orientimit të palëkundur drejt integrimit europian.

Ahmeti thekson se bashkimi i forcave politike shqiptare përmes AKI-së vjen në një moment kritik për shqiptarët në RMV, të cilët përballen me sfida të thella sociale, ekonomike dhe politike.

“Në kohë të vështira si këto, shqiptarët meritojnë zë të fuqishëm dhe përfaqësim me dinjitet. Qeveria aktuale ka humbur legjitimitetin etnik shqiptar dhe ka larguar vendin nga rruga europiane. Prandaj, është momenti për bashkim – për një të ardhme më të mirë, për fëmijët tanë dhe për një Maqedoni të Veriut që ecën drejt Evropës,” shkruan z. Ahmeti.

Logoja e re është simbol i një besëlidhjeje të re politike: për fitore, për besim dhe për integrim europian. Duart e bashkuara në logon zyrtare përçojnë mesazhin e qartë – vetëm përmes unitetit shqiptarët do të ndërtojnë të ardhmen që meritojnë.

Nga ky koalicon thonë se fushata e Aleancës Kombëtare për Integrim do të zhvillohet nën frymën e bashkëpunimit, përfshirjes dhe shpresës për ndryshim të vërtetë.

Continue Reading

Lajme

Hoxha për ‘AKI-në’: Sa më shumë na nënçmojnë, aq më shumë bashkohemi

Published

on

By

Kryetari i PDE-së, Arjanit Hoxha, i cili nuk fitoi asgjë si pjesë e Frontit Europian, përmes një postimi ka ndarë llogon ere për të koalicionit për zgjedhjet lokale duke shënuar se 19 Tetori do të jetë dita kur shqiptarët flasin me një zë.

“19 Tetori do të jetë dita kur shqiptarët flasin me një zë.
Me Aleancën Kombëtare për Integrim (AKI) dhe PDE në kuadër të kësaj Besëlidhje, ne hyjmë të bashkuar për t’i dhënë fund një qeverie që nuk ka legjitimitet etnik.
Qeveria aktuale fokus të vetëm ka nënçmimin dhe përbuzjen ndaj shqiptarëve. Por sa më shumë ata përpiqen të na dobësojnë, aq më shumë ne bashkohemi.
Ne kemi një qëllim të qartë: të kthejmë dinjitetin e shqiptarëve, trajtimin si partnerë të barabartë në këtë shtet dhe ta çojmë vendin drejt Europës.
Asnjë qeveri nuk është më e fortë se uniteti ynë.
Na priftë e mbara!”

Continue Reading

Lajme

Provokim diplomatik: Kryeministri përdor “Maqedoni” duke injoruar Prespën

Published

on

By

Në Ditën e Ushtrisë, 18 gusht, Kryeministri Hristijan Mickoski ka zgjedhur të publikojë një mesazh të fortë në rrjetet sociale, duke sfiduar hapur marrëdhëniet me Greqinë. Ai i referohet vendit vetëm si “Maqedoni”, duke injoruar emrin zyrtar “Maqedonia e Veriut” që buron nga Marrëveshja e Prespës duke provokuar kështu Athinën, shkruan PressOnline.al.

Në postimin e tij, Mickoski përkujton rëndësinë historike dhe simbolike të Ushtrisë si garant i sovranitetit dhe i pavarësisë së vendit: “Ushtria jonë sot qëndron krah për krah me aleatët në botë, por edhe fuqishëm mbi tokën tonë, çdo herë kur qytetarët janë në nevojë. Ajo është zemra e shtetit. Nëse kjo zemër rreh fuqishëm, edhe shteti është i fortë dhe i sigurt.”

Përdorimi i termit “Maqedoni” në këtë kontekst nuk është rastësi, por një provokim politik dhe diplomatik i qartë. Postimi i Mickoskit shndërrohet kështu në një deklaratë të fortë nacionaliste, që thekson krenarinë për Ushtrinë dhe simbolikën kombëtare, ndërsa sfidon marrëveshjet ndërkombëtare të vendit.

Ky hap mund të tensionojë edhe më tej marrëdhëniet me Greqinë, ndërsa brenda vendit shërben për të konsoliduar imazhin e kryeministrit si mbrojtës i sovranitetit dhe identitetit kombëtar. (PressOnline.al)

Continue Reading

Lajme

Stadiumi i Tetovës, premtim i pambajtur i Bilall Kasamit

Published

on

By

“Larg manipulimeve dhe lajmeve të rreme! Stadiumi po bëhet sipas dinamikës së parashikuar!” – kështu deklaroi kryetari i Tetovës, Bilall Kasami. Por realiteti në terren tregon të kundërtën: punimet në stadiumin e qytetit kanë ngecur prej kohësh informon Tetovasot.

Ky premtim i madh, i bërë disa herë nga Kasami, është shndërruar në temë të përsëritur të fushatave elektorale. Sa herë ka zgjedhje, stadiumi rikthehet si kartë politike, por përfundimi i tij ende mbetet i paarritur.

Stadiumi i Tetovës ka një rëndësi të veçantë, pasi aty pritet të luajë skuadra e Shkëndijës – klubi që bashkon gjithë shqiptarët dhe që ndeshjet ndërkombëtare është i detyruar t’i zhvillojë në kryeqytet. Për këtë arsye, projekti nuk është thjesht infrastrukturë sportive, por një simbol bashkimi dhe krenarie tetovare.

Megjithatë, Kasami, në vend që të marrë përgjegjësinë për ngecjet, shpeshherë i cilëson reagimet dhe kritikat si “manipulime”. Por qytetarët e Tetovës stadiumin nuk e shohin as në përdorim dhe as drejt përfundimit – për momentin ai ekziston vetëm në fjalët e kryetarit./TS/

Continue Reading

TOP Lajme