Kandidati për kryetar të Komunës së Tetovës, Bajram Rexhepi, ka prezantuar një nga projektet më ambicioze për transformimin urban të qytetit.
Sipas tij, kazermat e Tetovës do të shndërrohen në një hapësirë të re multifunksionale që do t’i shërbejë qytetarëve në disa aspekte:
150.000 m² do të kthehen në një park të madh të qytetit, që do të krijojë një mushkëri të gjelbër për Tetovën dhe një vend pushimi e rekreacioni për të gjitha moshat.
45.000 m² do të shfrytëzohen për ndërtimin e një Qendre Administrative moderne, ku do të vendosen të gjitha institucionet dhe shërbimet publike në një vend të vetëm, duke lehtësuar qasjen për qytetarët dhe duke ulur ndjeshëm trafikun.
“Më pak trafik, më shumë rend dhe qasje të lehtë për çdo qytetar”, shkroi Rexhepi në një postim në rrjetet sociale, duke theksuar se projekti është pjesë e vizionit të tij ‘Bashkë për Tetovën’.