Deklarata e gazetarit Naser Selmani se kumtesat e VLEN-it ua përgatisin strukturat e VMRO-DPMNE-së, duket se ka gjetur shembull konkret. Në komunikatën e fundit të zyrtarit të VLEN-it, Arben Fetai, të shpërndarë për media, është vërejtur përdorimi i termave në maqedonisht, si “kumtesë” dhe të tjera, të cilat zakonisht nuk përdoren në variantin e pastër shqip të komunikatave politike.
Nga përmbajtja e kumtesës shihet qartë se bëhet fjalë për një tekst të përkthyer nga maqedonishtja, me gjasë i ardhur nga shtabet e partnerëve qeveritarë të VLEN-it. Kjo ka ngritur dyshime nëse bëhet fjalë për një lapsus të pavetëdijshëm në procesin e përkthimit, apo një praktikë të qëndrueshme që dëshmon varësinë e komunikimit politik të VLEN-it nga VMRO-DPMNE.
Ky nuk është rasti i parë kur kumtesa të tilla të përziera gjuhësisht, të dërguara nga VLEN deri te mediat, vinë me elemente maqedonase në tekst.
Kjo situatë ka ndezur debat mbi profesionalizmin e stafit të komunikimit të VLEN-it dhe mbi raportin real të kësaj partie me partnerin e saj më të madh qeverisës, VMRO-DPMNE.
