Lajme
Tre liderë botërorë në një tryezë, çfarë kërkon secili nga takimi historik në Kinë?

Presidenti amerikan Donald Trump, presidenti rus Vladimir Putin dhe lideri kinez Xi Jinping janë ulur në të njëjtën tryezë në Shenzhen të Kinës, në një takim trepalësh të paprecedentë mes tre fuqive më të mëdha ushtarake në botë.
Takimi, i zhvilluar në kuadër të samitit të APEC-ut, ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare për shkak të peshës politike të tre liderëve dhe interesave të ndryshme, që secili prej tyre synon të mbrojë. Ngjarja është krahasuar me Konferencën e Jaltës të vitit 1945, kur Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Bashkimi Sovjetik përcaktuan një pjesë të rendit botëror pas Luftës së Dytë Botërore. Megjithatë, analistët theksojnë se këtë herë nuk bëhet fjalë për një marrëveshje të përbashkët mbi ndarjen e ndikimit në botë, pasi tre liderët mbërrijnë me objektiva të ndryshme dhe pritshmëritë për rezultate konkrete janë të kufizuara.
Për Trumpin, takimi shihet si një mundësi për të siguruar një sukses diplomatik që mund ta paraqesë si fitore përballë opinionit publik amerikan, në një moment kur pozitat e tij janë dobësuar pas humbjes së republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit dhe përplasjeve politike për luftën me Iranin. Uashingtoni kërkon gjithashtu të përmirësojë marrëdhëniet me Pekinin, pas luftës tregtare që çoi në vendosjen e tarifave deri në 145 për qind për produktet kineze dhe kundërpërgjigjen e Kinës përmes kufizimit të eksporteve të mineraleve të rralla.
Një prej çështjeve që Trump mund të shtrojë është edhe një marrëveshje trepalëshe për armët bërthamore, duke kërkuar përfshirjen e Kinës në një marrëveshje të re pas përfundimit të traktatit Nju START mes SHBA-ve dhe Rusisë. Megjithatë, Pekini nuk ka shfaqur interes për t’u përfshirë në një marrëveshje të tillë, ndërsa analistët vlerësojnë se për Trumpin edhe një rezultat simbolik apo një fotografi me dy liderët mund të shërbejë si sukses politik.
Nga ana tjetër, Vladimir Putin synon të shfrytëzojë takimin për të forcuar pozitat e Rusisë në negociatat për përfundimin e luftës në Ukrainë dhe për të thyer izolimin ndërkombëtar të shkaktuar nga sanksionet perëndimore. Moska kërkon që administrata Trump të ushtrojë presion mbi Kievin, të pranojë mundësinë e lëshimeve territoriale dhe të kufizojë mbështetjen amerikane për Ukrainën.
Për Kremlinin, fakti që Putini është ulur në të njëjtën tryezë me presidentët amerikan dhe kinez përbën gjithashtu një fitore simbolike, pasi i jep Rusisë imazhin e një fuqie që vazhdon të ketë ndikim në skenën ndërkombëtare, pavarësisht luftës dhe sanksioneve. Ndërkohë, Kina është shndërruar në partnerin kryesor tregtar të Moskës, duke rritur blerjet e naftës ruse dhe duke vazhduar bashkëpunimin ekonomik e teknologjik. Putin kërkon të ruajë këtë mbështetje, por edhe të shmangë çdo angazhim që do ta detyronte Rusinë të ndërpriste bashkëpunimin me Iranin.
Për Xi Jinping, i cili është edhe mikpritësi i takimit, objektivi kryesor është të sigurojë hapësirë për të ndjekur strategjinë afatgjatë të Kinës, pa ndërhyrje nga Uashingtoni. Pekini kërkon të shmangë rikthimin e luftës tregtare me SHBA-të, të ruajë ndikimin e tij në tregun e mineraleve të rralla dhe teknologjisë, si dhe të kufizojë presionin amerikan për çështje të ndjeshme si Tajvani dhe prania ushtarake kineze në rajonin e Azi-Paqësorit.
Xi synon gjithashtu të konsolidojë pozicionin e Kinës si një fuqi e barabartë me Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë, duke promovuar idenë e një bote shumëpolare. Analistët vlerësojnë se Pekini mund të jetë përfituesi më i madh nga zhvillimet e fundit ndërkombëtare, pasi luftërat në Ukrainë dhe Iran kanë tërhequr vëmendjen dhe burimet amerikane larg rajonit aziatik. Megjithatë, shqetësimi kryesor i Kinës mbetet stabiliteti i tregjeve energjetike, ndërsa strategjia e saj është të shmangë përballjet e drejtpërdrejta dhe të përqendrohet te objektivat afatgjata./tvklan.al
10:50
LSDM: Në rrezik pensionet e 650 mijë qytetarëve, 51 milionë euro nuk janë transferuar
09:05
Parashikimi i motit
Dje
Ali Ahmeti: Maqedonia e Veriut ka nevojë për një marrëveshje kombëtare për të ardhmen evropiane
Dje
Marrëveshja politike shqiptare që u dakordua, por që nuk u realizua
Të Gjitha Lajmet
Më të Lexuarat
01
Parashikimi i motit
02
Arrestohet 39 vjeçari nga Banjica e Poshtme, dërgonte mesazhe dhe video kërcënuese, i kërkonte para një burrit nga Gostivari
03
Bastisje në rrethinë të Gostivarit, gjendet drogë, tre persona privohen nga liria
04
Tragjedia në Rrugën e Arbërit! 42-vjeçarja nga Tetova mes dy viktimave të aksidentit, pesë të plagosur
05
AKSIDENT NË DEBRESH, 52-VJEÇARI RRËZOHET NGA SHKALLËT DHE LËNDOHET RËNDË

Lajme
Jakup Krasniqi sërish në shtëpinë e tij në Prishtinë, dita e dytë e vizitës

Lajme ditore
LSDM: Në rrezik pensionet e 650 mijë qytetarëve, 51 milionë euro nuk janë transferuar

Lajme
Parashikimi i motit

Lajme
Ali Ahmeti: Maqedonia e Veriut ka nevojë për një marrëveshje kombëtare për të ardhmen evropiane

Lajme
Marrëveshja politike shqiptare që u dakordua, por që nuk u realizua

Lajme
Limani: Përfundon rikonstruktimi i rrugës „Ilija Anteski Smok“ në Gostivar

Lajme
Arben Taravari për Ziadin Selën: Asnjëherë nuk e shaj një njeri që e kam pasur bashkëpunëtor për 8 vite







