Tërheqja nga krimi nuk do ju amnestojë nga përgjegjësia!
Lajmi se Drin Ahmeti, nipi i Ali Ahmeti do të tërhiqet nga funksioni udhëheqës i SORAVISË, deri në fund të vitit është njëri nga treguesit se BDI po përgatitet për në opozitë. E me këtë përpiqet ti ikë edhe përgjegjësisë për krimet që kanë bërë familjarët e liderit të BDI-së.
Por tërheqja nga bordi udhëheqës i SORAVIA-së, nuk mund të mbulojë gjurmën e nipit të Ali Ahmetit i cili në moshë 25 vjeçari u bë me kapital prej 35 milionë euro. A nga ana tjetër, studentët shqiptarë, mjekët, policët, arkitektët, për çdo ditë mbushin autobusët plotë për të ikur në mërgim, pasi këtu nuk mund të sigurojnë egzistencën e tyre.
Ky veprim i Drin Ahmetit, nxjerr në pah edhe një fakt tjetër, se ndoshta Drini, nuk është direkt pronar i SORAVIA-s, por xhaxhau i tij, Aliu, i cili pasurinë e tij përpiqet ta fshehë tek famiëljarët e tij.
Ose po nxit edhe pyetjen, a mos vallë Drin Ahmeti e din se pasi xhaxhai i tij më nuk do të jetë në pushtet, ai e humb aftësinë për të qenë biznesmen, për të menaxhuar me miliona, se mund të shkojë edhe në burg për pasurim joligjor, e në këtë mënyrë tenton të fsheh paaftësinë dhe krimin e shkaktuar nga familja Ahmeti?
Opinioni po ashtu është kurioz të dijë, a do të tërhiqen nga pozitat udhëheqëse edhe djali, vajza e dhëndri i Ali Ahmetit, nga kompanitë të cilat po ashtu qarkullojnë miliona euro në vit, përmes tenderëve të fituara nga kompanitë shtetërore?
Megjithatë, gjithçka është e qartë! Familja e Liderit të BDI-së, Ali Ahmeti aq shumë thellë ka hyrë në krim, saqë e kanë humbur kontrollin e nuk dinë si ta mbulojnë. E në çdo tentim për ta mbuluar u del në pah edhe një skandal i ri!
Por e mira është që 8 maji është shumë afër! E institucionet do të udhëhiqen nga njerëz që ja VLEN!
Pas, 8 majit, VLEN do të vendos në funksion të gjitha institucionet që e kanë për detyrë të zbardhin krimin dhe korrupsionin.
Më 9 maj, do të fillojë përgjegjësia ndërsa do të jepni llogari për të gjitha krimet dhe aferat korruptive, përmes të cilave pasuruat xhepat e familjevet tuaja, ndërsa i varfëruat dhe zhytët në mjerim shqiptarët, theksoi Astrit Ilazi nga koalicioni opozitar VLEN në konferencën për media.